Peda

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Një ëmbëlsirë tradicionale indiane, shumë e lehtë për t’u përgatitur. Përbërësit 2 lugë gjalpë i shkrirë 200 gramë qumësht Panda ( i kondensuar, i ëmbël)

200 gramë qumësht pluhur

Pluhur kardamomi për aromë (mund ta zëvendësoni me ndonjë aromë tjetër), shafran i tretur në pak qumësht për ngjyrë (nëse dëshironi)

fistikë, bajame, ose arra për zbukurim lart Përgatitja Në një tigan hidhni gjalpin e shkrirë dhe pasi ngrohet, shtoni qumështin Panda. I përziejmë dhe pasi ngrohen, shtojmë qumështin pluhur dhe e përziejmë vazhdimisht që të mos ngjitet me tiganin dhe të mos digjet. Pas pak kohësh masa do të mblidhet, duke marrë formën e brumit. Në këtë moment, shtoni erëzën dhe shafranin nëse dëshironi e vazhdojmë përzierjen. E heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet paksa (jo plotësisht), aq sa ta durojmë nxehtësinë me duar. Lyejmë duart me pak vaj ose gjalpë dhe i japim formë peda- ve si toptha të rrumbullakët, pak të shtypur. I zbukurojmë sipër me nga një thelpi fistik, bajame, apo arrë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.