Nga shikimi, deri te prekja...

Intervista - - MUZIKE -

Edimë që ju pëlqen Adelina sepse të qenit e bukur, provokuese dhe intriguese është një rol që kjo vajzë është gatuar për ta luajtur. Kush më mirë se ajo e bën muzikën të duash edhe thjesht ta shohësh, duke mos lënë mënjanë edhe tingujt e ëmbël, produkt i produksionit “Zapp and Criss” me të cilat këngëtarja ka disa bashkëpunime, përfshirë edhe këtë të fundit?! Në këtë intervistë, Adelina vjen jashtë petkut të këngëtares, vjen si Adelina, me erën e saj…

Mia Buci: - Adelina, në ç’version të sjell kënga “Erën e saj”, në bashkëpunim me Rob Daddy- n?

Adelina Berisha: - Pikërisht në stilin tim. Kënga “Erën e saj” është kënga që i përket tërësisht stilit që unë dua të përfaqësoj.

- Çfarë arome mban tani që po flasim? - Victoria Secret. (Buzëqesh) - Cila është kënga që ka nxjerrë më të mirën nga ti dhe që të identifikon më tepër në të gjitha elementet e saj?

- Kënga “A dalim”. Mendoj se ajo është kënga që më kompleton mua si artiste.

- Diçka që do të doje ta ndryshoje në mënyrën si funksionojnë gjërat në muzikë aktualisht?

- Ka shumë gjëra në tërësi sa nuk di nga t’ia filloj më parë. Shpresoj që gjërat të vijnë duke u rregulluar gradualisht.

- Ke bërë një këngë për të cilën je penduar?

- Nuk do ta thoja një gjë të tillë. Të gjitha janë okej.

- Kush i ka vendosur “rregullat” në karrierën tënde?

- Deri më tani, unë me nënën time dhe besoj se kështu do të vazhdojë për shumë kohë.

- Ndonjë gjë interesante që po ndodh në jetën tënde së fundi...

- Suksesi në karrierë është gjëja më interesante që ka ndodhur dhe që vazhdon të ndodhë akoma. Për këtë jam shumë e lumtur dhe mirënjohëse.

- Kur kthehesh në shtëpi e lodhur, e mërzitur ndoshta, është dikush që të ofron shpatullën e tij dhe që të masazhon këm- bët?

- Babi im është ai që më ledhaton gjithmonë.

- Si ndihesh kur e sheh veten thuajse në çdo revistë e gazetë, me thashetheme nga më të ndryshmet?

- Unë jam mësuar me këto gjëra, thashethemet nuk më bëjnë më përshtypje.

- Çfarë duhet dhe çfarë bën që të zgjosh interesin e të tjerëve?

- Asgjë tjetër përveçse duke qenë kjo që jam.

- Çfarë do ta bënte Adelinën të skuqej?

- Nuk e di, varet nga situata, nga rrethanat, nga njerëzit që më rrethojnë...

- Një lajm i mirë që ke dëgjuar?

- Liberalizimi i vizave ka qenë një nga lajmet më të gëzueshme për të gjithë ne.

- Një person, energjia e të cilit të përfshin? - Motra ime. - Nëse do të të lihej në dorë arredimi i një dhome gjumi, apo dhome ndenjeje, cilat do të ishin shijet e tua?

- Oh, këtu ka shumë për të thënë, por një nga elementet që mua më pëlqen shumë në dekorimin e shtëpisë janë dritat, kështu që është e sigurt se do të kishte shumë drita romantike. (Buzëqesh)

- Për çfarë do ta doje edhe një shans?

- Për diçka personale, që do të doja të mbetej e tillë.

- Kujt do të doje t’i thoje: “Ti nuk je vetëm”?

- Familjes sime. Çdonjërit prej tyre. - Çfarë do ta shëronte botën? - Respekti për njëri-tjetrin, për hapësirat e tjetrit.

- Kur ka qenë hera e fundit që ke qarë me lot gëzimi?

- Nuk po më kujtohet një rast.

- Për çfarë do të vriste Adelina? - Për asgjë. - Cili është tipi i mashkullit që nuk do të doje ta humbje për asnjë arsye? - Tipi i sinqertë. - E ke gjetur tashmë? - Jo. Kur ta gjej, do t’jua them. - Çfarë nuk e ke kuptuar dhe nuk do ta kuptosh asnjëherë sa u përket meshkujve? - Shumë gjëra. - Cila është këshilla më e vlefshme që të kanë dhënë? - Ji vetvetja. - Për çfarë të kanë gjykuar gabim dhe që, po të të njihnin më mirë, do ta mendonin ndryshe? - Tani nuk më kujtohet. - Në cilat çështje vë në punë mendjen dhe në cilat, zemrën?

- Në punë vë mendjen, kurse në çështjet personale, zemrën.

- Je

ndjerë ndonjëherë e ndjekur dhe e përndjekur nga dikush? Çfarë ke bërë apo do të bëje në një rast si ky?

- Jo, asnjëherë, fatmirësisht. Nuk di si do të sillesha në një rast të tillë.

- Nga grimi tek ushtrimet, cilat janë sekretet e tua të vogla për të qenë në formë?

- Të dyja këto bashkë dhe shumë të tjera.

- Kur e shikon veten një mami me një bebe në krahë? - Në të ardhmen, kismet. - Çfarë po ndodh tani në ambientin ku ti ndodhesh?

- Jam në dhomën time, është ambient i qetë.

- Vendet dhe eventet ku të pëlqen të jesh e pranishme? - Ato të rëndësishmet. - Historia më e bukur, shkëputur nga një udhëtim jashtë?

- Udhëtimet për mua janë të lodhshme, por e bukura janë koncertet me shumë njerëz.

- Shqisa më e rëndësishme për ty?

- Të gjitha së bashku, duke nisur që nga shikimi e deri te prekja.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.