PËRPARIM GURI: Shqipëria bën shumë pak për artistët shqiptarë...

Intervista - - REKLAME -

Guri është nga Puka i cili dhe jeton në Greej shumë vitesh. Papër muzikën dhe shtimi i tij e ka

arrijë të intet tregun muzpa shumë vështirërparimi, tashmë do

disa projekte muzikore, të cilat sjellë të përfunduhumë shpejt për kun... Përparim, përshëndefarë ka ndryshuar te planin profesional që

e fundit që të pasur në faqet e

sonë?

- Për herë të fundit kam qenë i pranishëm në faqet e gazetës tuaj diku nga prilli i vitit të kaluar dhe që atëhere, kam dhënë shumë koncerte me shumë nga këngëtarët më në zë të Shqipërisë.

- Pas gjithë kësaj kohe, vjen me disa klipe që do t’i prezantosh shumë shpejt...

- Po, është e vërtetë, pas intervistës së fundit që kisha në gazetën tuaj kam bërë dhe dy klipe të reja te Elrodi dhe jam duke punuar edhe për dy klipe të tjera.

- Brenda një kohe të shkurtër ke arritur t’u përkushtohesh klipeve, por edhe eventeve të ndryshme muzikore. Si e menaxhon kohën?

- Kam përshtypjen se me shumë punë, shumë lodhje dhe me shumë përkushtim, njeriu gjen kohë për gjithçka.

- Na trego pak për këngët e reja... Çfarë komentesh pret për to, pozitive apo negative?

- Për këngët që kam publikuar deri tani kam marrë gjithnjë komente pozitive, si nga publiku që më ndjek nëpër koncerte, ashtu edhe nga kolegët e mi. Besoj se e njëjta gjë do të ndodhë edhe tani.

- Çfarë të veçante kanë këto këngë që asnjë këngëtar tjetër nuk e ka sjellë më parë?

- Duhet ta pranojmë që stili me të cilin realizohet një këngë është shumë i rëndësishëm për mënyrën si e sjell te publiku, pastaj janë edhe elemente si bashkëpunëtorët që zgjedh, por edhe mënyra si e sjell këngën në tërësi.

- Është dikush që e meriton melodinë ose ndoshta të gjitha këngët e tua?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.