Të prita gjatë

Intervista - - POSTA -

Të prita gjatë, shumë gjatë Derisa dielli perëndoi Sa hëna mbi dhè mbolli natën Dhe ylli i fundit natën harroi Ti askund nuk dukesh Më djeg ky mall i thërrmuar Tani s’kam asnjë shpresë Dhe vuajtjet e shpirtit mbaj në duar.

Thodhori Cerro më hiqej si mik i ngushtë, i paparë, nga pas më gërryente dhe më ngulte thikë… Keqas u mësova dhe ai s’më ndahej, më thoshte: “Më thith, ngopi mushkëritë, se edhe lodhjen ta heq krejt, krejt, jam çudibërës, me mua del në dritë… Mirëpo ligësinë shpejt ia kuptova, s’kisha kujt t’i qahesha, e kisha zgjedhur vetë, e shpalla armik, keqas e luftova, e zhduka nga unë, shpëtova për jetë… Ky shok ish duhani, sot e kam armik, s’dua t’ia shoh bojën, fara mos i mbiftë, dhe në më dëgjoni luftojeni edhe ju, prej tij, krejt njerëzia mundësisht me shpëtu…

Jahe Fida

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.