Me një tufë trëndafila, më trokite në derë

Intervista - - POSTA -

Nuk di ç’të shkruaj për ty më parë, Se ti tek unë le gjurmë në përjetësi, Prandaj shkruaj e të kërkoj si e marrë, Dhe derisa të vij pranë teje, s’gjej qetësi... Nuk do të kisha shkruar kurrë për ty, Por ti tek unë ke lënë shumë gjurmë, Mundohem të largohem, të tretesh në vetmi Por ty vitet të afrojnë tek unë më shumë... Edhe këtë Vit të Ri, unë ika, u largova, Që ty mos të të kisha pranë, asnjë hap, Por dhe kësaj here më kote u mundova Se edhe atje ku shkova, ti më erdhe prapë... Mundohem të jetoj me cicërimat e zogjve, Që çerdhen tonë tani e kanë gjallëruar. Megjithatë, ndihet më shumë mungesa jote, Se ty në gëzime askush s’të ka zëvendësuar... Edhe këtë fundviti, më trokite në derë, Me një tufë trëndafila përpara më dole, M’u afrove e më puthe në gushë, si përherë Dhe të përhumbur në krahët e tu më hodhe…

Luljeta Gj. Pashollari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.