Sa herë, sa!

Intervista - - POSTA -

Kujtoj po, momente të bukura Por janë pak ta hajë e mira, fare pak Diku në thellësi shpirti të strukura Si prushi i harruar në të fundit flakë. Kujtoj po, momente të dhimbshme Eh, sa shumë ta hajë e mira, sa shumë Nga poret e lëkurës si ëndërr e frikshme Vërshojnë e shkelin të dhimbjes gjurmë. E sa herë kemi thënë: “kjo është jeta” Ngushëllojmë veten, shpirtin e të tjerë Megjithatë, një mbetet e vërteta Të gjithë e duan jetën, të lumtur e të mjerë Thonë, është dhuratë jeta Ndaj mos pyet për të sajën vlerë!

Bledi Ylli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.