I dashuri më ofendon

Intervista - - PYETJE -

Tani në kto momente që po ju shkruaj e ndjej veten më të lumtur që jam vetem sesa me një person të tillë nuk kalon jeta. Me injorantë qe u duket vetja më të ditur e më me shkollë se ne.

Xhevo Stafsulaj: - Faji eshte i yti moj goce, e ke lejuar që në fillimet e tua e tani topi eshte ne doren e tij. Në qoftë se e do veten, bej keshtu, ftoje ne kafe e i thuaj “është hera e fundit e nuk po te duroj më. Tani duhet te mendoj per jeten time! Do krijoj familje! Kam rastin ne dore do fejohem ndoshta me mbleseri”. Shiko reagimin. Ti do zgjedhesh o dinjitetin tend, o përbuzjen e te tjereve.

Anduano Andi: - Nga të gjitha komentet ky më i sakti. Bravo.

Kipi Duro: - Sado të kerkojë falje, ai prapë do te vazhdojë te ofendojë sepse e di qe ti do ta falesh ate. Dhe kur nje mashkull nuk te respekton, çfare pret me nga ai? Aq e ka vizionin, mundohu sa te duash, keshtu qe mos ik me vrap me u feju me të se bën gabim.

Aleksander Petro: - Kur te shan mbase s’e ka me gjithë mend, eshte njeriu qe flet ashtu, po jo se ta thotë me shpirt, e ka si shaka, te tjerat i di ti, nese te do me te vertetë apo jo.

Leonard Klaudia Thanasi: - Ai nuk do te fejohet me ty, por te do per te të perdorur. Pse kur i thua “dua te ndahem nga ti”, ai te thote “jo, ti je per mua”?! Sepse mirë të ka ashtu per te të perdorur si kukull. Me vjen keq po po te them qe duhet ti japesh nje zgjidhje dhe do të ishte mirë ta lije përfundimisht kete qelepirxhi. Nuk mund te vazhdosh me fyerje e ofendime.

Armela Mela: - Nëse gabon një herë quhet gabim, por nese e perserit disa here quhet qëllim. Hiq dore para se ai te heqë dore prej teje ne menyren më të ulet qe te te poshtëroje edhe me keq, është ujk i vjeter ai!

Kurti Pajtim: - Më fal qe po ta them, por ik një orë e më parë nga ai njeri. Nuk mund të krijosh familje me nje person qe te ofendon. Sot te ofendon, kurse neser s’dihet çfarë ben. Martesa nuk eshte nje dite mike, por janë vite. Shikoje problemin me seriozisht. Po nuk pati respekt dhe mirëkuptin ne nje çift, do të vijë dita e do të ndaheni.

Roberto Xhoni: - Mos humb koh kot me të. Kur te ofendon ty ai është duke ofenduar veten përderisa jeni bashkë, prandaj ai te paska ty per loder.

Leda Sterniqi: - Lene fare para se te jete vone. Kjo nuk eshte dashuri.

Ariana Ari: - Shumë e thjeshtë, mendon ti se ai te do, por ne te vertete, JO. Lola Salice: - Akoma s’e ke lene?! Enkelejda Myrtezai: - Nuk te kuptoj si rri akoma me atë kafshë.

Hyrem Alesram: - Nëse nuk ke respekt per veten mos prit te kenë te tjeret sepse respekti ndaj vetes te pozicionon.

Edi Edi: - Ik moj femer injorante çfarë pret?! Kur të ofendon tani, më vonë do presesh degjenerimin prej tij. Pse mi, u shua bota per burrë?! Më fal, por qenke femër legene qe e duron! Lida Telegrafi: - Te dashka shume! Iris Dece Dalga: - Ah, ç’me shkrive per Zotin, tamam leka koken per te shkreten... Si i thone asaj shprehjes: hapu dhé...

Xhoni Aliko: të?!

Agjencia e Shtypit Tirane: cope mishi ti mi goce!

- Çfarë pret që rri me

- Qenke femrat, si nuk e vini veten në rolin e tjetrës dhe i futeni në mes çiftit?! Pastaj thoni se janë burrat që bëjnë gabime. Të isha si gruaja e tij, t’i qethja flokët haha. Vagabondi.

- Çfarë mendoni për një shok të ngushtë (që e sheh si vëlla) të cilit edhe pse i thua që ke të dashur, bën të pamundur që të ta prishë marrëdhënien? Sara.

- Ai nuk është shok, por është armiku yt. Një shok i mirë, edhe nëse është i dashuruar, nëse ka zemër të mirë, nuk të bëhet pengesë, por ose distancohet nëse nuk e përballon dot, ose të bëhet krah për të patur sukses në marrëdhënien tënde. Ai është egoist dhe kaq, larg tij. Vesa.

- Na tregoni një herë çfarë është Shën Valentini për ju? E festoni apo jo? Nëse nuk merrni dhuratë nga i dashuri, do të ndiheshit keq? Lozonjarja.

- Ishte një festë e bukur për mua dhe të mendosh se nuk e prisja. Sepse i dashuri im nuk është romantik, por ja që bëri diçka që ishte gjëja e fundit që e kisha menduar: Më propozoi për martesë. Asnjëherë s’i kam dhënë rëndësi kësaj feste, por tani e tutje do ta kujtoj si një ditë të veçantë. Rina.

- Si ju duket rritja e biletave dhe aboneve? Kjo ishte si qershia mbi tortë. Gjithë bota i ka të lira linjat urbane, neve uji tu u shterrë e njerëzit tu u mbyt në të. Dhe thonë pastaj pse ndodhin vetëvrasje këtu kaq shumë... Irma.

- Këta nuk janë në terezi dhe thonë pastaj pse ka kaq shumë vjedhje në Shqipëri, vetëvrasje, apo njerëz psikopatë që flasin rrugëve me veten. Po ata që nuk punojnë, si i bie? Të mos udhëtojnë kurrë? Ku t’i marrë lekët për shembull një adoleshent që shkon në shkollë, por vjen nga familje e varfër? I duhet të paguajë çdo ditë 800 lekë për në shkollë. Po për të ngrënë, çfarë do të hajë? Qeveri e poshtër! Zhaneta.

- Janë shtuar shumë “artistët”, po kush quhet i tillë, ato që nuk dinë të lidhin dy fjalë ama nxjerrin bythë e gjoks apo ato që janë vërtet artistë, por që janë zhdukur nga ekranet tona?! S’e kuptoj këtë gjë, është çështje marketingu apo këtë kategori do populli të shohë? Emigranti Gjermani.

- Nëse e ke fjalen per këto kengetaret që vetem te kendojne nuk dine, por të tjerat i bëjnë te gjitha, ateherë unë mund te te them se në kete lloj kohe jetojme. Një pjese e mire e njerëzve keto lloj gjerash kanë qejf te shohin, ama edhe televizionet keto servirin. Sa per Artiste, perveç ndonje balerini, këngetari operistik, 3 apo 4 aktorëve vertet të talentuar, ne tjeter gje me vlere te vertete nuk kemi nxjerre per kete çerek shekulli! Në 25 vjet e ashtuquajtura demokraci, m’i numëro po di ti 25 artiste te mirëfillte, te talentuar e me vlera qe ka nxjerrë ky vend. Gallate e madhe ishte kur per 100 vjetorin e Pavarsisë, filmit “Skenderbeu” ia lane sytë me zerin e Rikard Ljarjes, ndersa me daten 27, ne darkë, ne TVSH, Presidenti uronte nen flamurin e deformuar. Durim Sosuri.

- Si do ta përcaktonit apo silleshit me motrën tuaj nëse ajo bëhet xheloze për lumturinë tuaj? E trishtuara.

- Ka motra e motra... Mua dikur motra ime nuk e donte burrin tim dhe më lëndonte duke më thënë që “ky të ka vetëm për të kaluar kohën”. Atëherë vërtet kam qenë sëmurë rëndë, sepse ishte më e madhe se unë dhe kisha frikë, por jeta më dha të kuptoja që nëse dashuria është e pastër, nuk humbet kurrë. Motra më humbi mua që më lëndoi. X-zonja.

- Përse meshkujt kanë tendencën të duan ato femra që sillen keq me ta dhe të injorojnë vajzat e urta e të dashura? Lida.

- Nuk ke parë ti që shumë meshkuj martohen vetëm për të treguar sa të bukur e kanë gruan, apo sa e fortë është, apo sa intelektuale? Një gjë harrojnë këta lloj personash, që një femër aq e zgjuar dhe e fortë martohet me të vetëm që të jetojë jetën e saj si t’ia dojë qefi. Nuk zgjasin shumë këto lloj martesash dhe djemtë rikthehen si pula të lagura te vajzat e thjeshta, por do ti që tani u ka ikur edhe mosha për vajza?! Vagabondi.

- Im shoq më ka tradhtuar sistematikisht me të njëjtën femër dhe unë e mora vesh vetëm tani, pas dhjetë vjetësh. Ju, do të ndaheshit apo do ta falnit? Ndihem shumë e lënduar. Dalida.

- E dashur Dalida, nuk ekziston mashkull në këtë botë që të mos tradhtojë në martesë, në lidhje apo të dashurën. Mashkulli është nga natyra gjuetar dhe s’mund të ndalojë atë që i ka dhënë natyra, kështu që edhe ti mos e vrit trurin. Jeta është e shkurtër që të mërzitesh me këto gjepura, pastaj burri yt s’ka ngelur gjysëm që ta ndash, sërish të plotë e ke. Studentja

- A do ta shisnit dinjitetin tuaj për një vend pune? Nëna pa përkrahje.

- Më falni, por kur dëgjoj që tjetri shiti vetveten për punë, më ikën truri. Vërtet jeta është bërë shumë e vështirë, por gjithmonë gjen një zgjidhje, pa u detyruar të shesësh dinjitetin. Patjetër që ty të ka ndodhur në familje e dashur. Në ditët e sotme ndodh dhe kjo, por është kalimtare. Niko.

- Në cilën fushë të jetës do të donit të kishit më shumë sukses? Andi.

- Më shumë sukses do të doja në karrierë për një jetë më të mirë per veten dhe për familjen time. Nga Xhelozja e Nardit.

- Në familje! Nëse ke sukses në familje ke patur në gjithçka tjetër... Marsiania.

- Të gabosh është njerëzore, të falësh është hyjnore! Sa dakord jeni me këtë shprehje? Nadia.

- Sigurisht që është ajo që thua ti e dashur, që s’ka njeri që s’bën gabime. Një person që fal tjetrin është shumë më i mirë edhe se ai që bën gabimin. Kur tjetri të fal, atë njeri mos e hiq nga jeta jote se do ta kesh aty kurdo që të kesh nevojë. Sonia.

- Si ju duket ideja e përgjimit të personave nëpër administrata që po bëjnë emisione të tilla si “Stop” dhe “Fiks”? Më duket pak e rëndë t’u nxjerrësh fytyrat. Si thoni ju? Antoni.

- Shumë mirë e bëjnë që i nxjerrin në shesh të gjithë mafiozët se s’mund t’i quajmë ndryshe këta njerëz që shfrytëzojnë çdo person që ka nevojë të hapë një punë të tijën në fund të fundit. Me këta injorantë duhet të merret shteti dhe jo t’i pijë popullit edhe pikën e fundit të gjakut. Gerta.

- Do të martoheshit sepse ai ka lekë dhe të ofron gjithë rehatinë e botës, edhe pse nuk ka dashuri? Nadia.

- Dikur njerëzit martoheshin pa patur dashuri në mes dhe jeta e atyre çiteve vajti derisa i ndau vdekja. Pra, kur tjetri të ofron të gjitha të mirat e jetës, përse të mos martohem me të, femër apo mashkull s’ka rëndësi?! Jemi të gjithë të barabartë në këtë jetë dhe s’duhet të gjykojmë askënd për zgjedhjet që bën. Niku.

- Më mirë një femër e urtë apo pak e egër? Garipi.

- Më mirë një mashull i urtë apo i egër o Garip? Jam femër dhe ata meshkuj që janë të urtë apo dhe femra që duken të urta, janë t’u rrish shumë larg, se janë si gjarpëri të kafshojnë pa e kuptuar. Pra, më mirë një tip i egër se një të urtë. Kjo është për të dyja gjinitë, shoku. Lozonjarja.

- A mund të ndërtohet demokracia nga ish-komunistët? Cili është shkaku kryesor i prapambetjes tonë si vend? Denisi.

- Shkaku kryesor pse ndodhemi në këtë gjendje, është që të gjithë ata që kanë qenë dhe janë në shtet shikojnë si të bëhen të pasur familjarisht dhe harrojnë premtimet që dhanë para votimeve. Mbase nga ish-komunistët që sot nuk jetojnë më, vetëm nga ata besoj se do të kishim një demokraci të pastër. Arditi.

- Si do të vepronit po t’ju ngacmonte kunati, domethënë, vëllai i burrit? Do t’i tregonit burrit? X Zonjë.

- Në momentin që kupton një gjë të tillë, mundohesh t’u largohesh llafeve dhe sherrit. Unë s’do të kisha kurajo t’i thoja tim shoqi se çfarë po ndodh, por do ta largoja patjetër nga jeta jonë kunatin. Femra është gjinia më e zgjuar, kështu që do ta gjeja mënyrën ta largoja pa u bërë shamatë e madhe. Brunilda.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.