PYESNI NJËRI- TJETRIN Pyetjet e reja...

Intervista - - PYETJE -

Kjo është rubrika jonë për ju, që u jep mundësi të na pyesni për dilemat që keni. Do të jenë vetë lexuesit që do t’ju japin përgjigje ne gazetë dhe ne Faqen tonë te Facebook-ut Gazeta Intervista, e mendime, ndaj na shkruani... Do të gjeni patjetër një zgjidhje për çfarë ju shqetëson!

- Jam e lidhur me një djalë prej dy vjetësh tashmë, e dua shumë dhe di që edhe ai më do, ama më ofendon në shumë gjëra, më ul para njerëzve duke më thënë “hajt se ti nuk di gjë, je pak injorante”, sepse ai është shumë më i madh se unë. E shikon që mërzitem dhe më kërkon falje. Unë e fal, por vazhdon me të njëjtin avaz. I kam thënë që duhet të fejohemi, pasi vetë ma ka thënë një gjë të tillë, por ai e shmang si bisedë. Ndërkohë, kur i them të ndahemi, ai më thotë “jo, ti je me mua”. Sinqerisht, nuk e kuptoj sjelljen e tij dhe nuk di si të veproj...

Orieta De: - Si është e mundur që ke aq pak vlerësim e dashuri për veten? Një person që të trajton në këtë formë nuk meriton të rrish 5 minuta më gjatë me të e jo më të mendosh të kalosh jetën. Sjellja e tij është krejt e thjeshtë, nuk të do e njerëz të tillë nuk duan t’ia dinë! Zgjedhjen e ke në dorë ti, por mos u bëj pre e meshkujve të tillë, duaj më shumë veten e atëherë do takosh edhe njeriun e duhur.

Anila Pisha Zeneli: - Për mendimin tim, këtu të gjithë bëhen moralistë dhe ecin me teorinë jo me praktikën, në sensin që kur njeriu është shumë i dashuruar si kjo vajza, harron dhe gëlltit shumë gjëra. Ti mos e lër të të ofendojë, mbaj qëndrim ndaj tij, bëja të qartë që të vret e lëndon në këtë mënyrë si të trajton. Fillo të fitosh pak nga pak terren mbi të.

Roza Isufi: - Largohu sa nuk është vonë se ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron. Ti e di vetë, por më e mira është te ndahesh se jeta eshte e gjate dhe nuk jetohet me te perulur gjithmone.

Albana Muço: - Hiq dore sa nuk je vone. Ofendimin ai e ka pjese te karakterit. S’ka per te ndryshuar.

Mimosa Milano: - Historia juaj më kujtoi shumë të kaluarën time. Ai person nuk ju meriton, po ju trajton si kafshë sikur kush e di ç’i duket vetja. Për mendimin tim, lëre sa nuk eshte von se do të të gjejë si unë, me një martesë të deshtuar.

- Jam mes dy dashurive, çfarë nuk gjej te njëri e gjej te tjetri dhe nuk po di kë të zgjedh për t’u fejuar. Njëri është në Shqipëri e tjetri në Kosovë. Ju, si do të vepronit? Eldrina.

- A besoni në shoqatat jo fitimprurëse? Mua më duket sikur pas tyre ka pisllëqet më të mëdha që ekzistojnë. Kush nga ju ka patur ndonjë të mirë prej tyre? S’e kuptoj një herë çfarë të mire kanë? Ada.

PYETJE QË ENDE PRESIN PËRGJIGJE...

- A jeni pro apo kundër mbajtjes së armëve për vetëmbrojtje në Shqipëri? Anisa.

- Me thënë të drejtën, themi jemi në demokraci, jemi qetë, etj., por jemi më të rrezikuar se kurrë. Dje kur po shkoja në shtëpi, m’u afrua një djalë e më pyeti për një adresë dhe desh më mori çantën. Dhe ju thoni të mos mbajmë armë. Ai tërhiq çantën unë tërheq, në mes të ditës! Epo, kjo është e tmerrshme. Jam pro mbajtjes së armëve. Lida.

- Sidomos femrat duhet t’i mbajnë se s’bën, sa ka edhe sot që janë gati të të përdhunojnë, janë shtuar maniakët. Zonja.

- Si ka mundësi që shqiptarët bëjnë shumë përpara kur ikin jashtë Shqipërisë? E kam fjalen për artistët dhe ata që studiojnë... Arturi.

- Sepse kur shkojnë jashtë nuk kanë kohë me nejtë në kafe, bota ecën ndryshe, atje je në konkurrencë me çdokënd që të rrethon. Duhet të mësosh dhe të punosh shumë që të jesh dikushi dhe kjo i shtyn që të ecin përpara, plus egoja që je emigrant dhe “pse të më shohin të tillë, por t’i bëj vend vetes”. Atje ka një gjë të mirë nuk ka korrupsion, po punove dhe po studiove, ecën përpara. Nuk ka lekë nën dorë jashtë shtetit. Bora.

- I dashuri im është i martuar dhe gruaja e tij e ka marrë vesh për lidhjen tonë. Të ndahem prej tij? Ani

- Sigurisht që duhet të ndahesh, akoma je më të? Më duket e habitshme për ju

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.