A mund ta fitoj me gjyq mbajtjen e fëmijës?

Intervista - - PYETJE -

- Përshëndetje! Jam një emigrante në Itali, me dokumente të rregullta. Kam një vëlla 22 vjeç në Shqipëri me aftësi të kufizuara. Duke e ditur situatën në Shqipëri, ku strukturat shtetërore lënë për të dëshiruar, dua ta marr vëllain këtej në Itali. Dua të informohem se çfarë dokumentesh më duhen nga Shqipëria dhe këtu në Itali për t’i bërë letrat vëllait? A përfiton vëllai im invaliditet këtu në Itali? Do t’ju isha shumë mirënjohëse për përgjigjen tuaj. Ju uroj gjithë të mirat.

- E nderuar letërshkruese, sipas legjislacionit të ri, motivet për të bërë bashkim familjar janë të përcaktuara sipas disa kategorive të caktuara. Mund t ë përfitojnë bashkim familja r kategoritë e mëposht- me:

1. Bashkëshorti, jo i ndarë ligjërisht dhe që nuk është nën moshën tetëmbëdhjetë vjeçare;

2. Fëmijët e mitur, të bashkëshortit apo të lindur jashtë mar- tese, të pamartuar, në kushtet kur prindi tjetër ka dhënë pëlqimin e tij;

3. Fëmijët në moshë madhore në ngarkim, në qoftë se për arsye objektive nuk mund të sigurojnë nevojat e tyre thelbësore të jetës për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore (përfshihet invaliditeti i plotë);

4. Prindërit në ngarkim, në qoftë se ata nuk kanë fëmijë të tjerë në vendin e origjinës apo të prejardhjes;

5. Prindërit mbi gjashtëdhjetë e pesë vjeç, nëse fëmijët e tjerë nuk janë në gjendje t’i mbështesin ata, për arsye shëndetësore serioze të dokumentuara.

- Sikurse mund të gjykoni nga kriteret ligjore për bashkimin familjar, ju si motër nuk mund të bëni bashkim familjar me vëllain. Në rast se keni ndonjë nga prindërit në Itali, sipas pikës 3, ata mund të bëjnë bashkim familjar. Ju falënderoj për besimin. Naim Balluku.

- Përshëndetje avokat. Jam Lucjano nga Lushnja. Para 4 viteve ish- gruaja ime është larguar nga shtëpia pas disa debateve në familje për arsye tradhtie që ajo donte t’i mbulonte. Unë kam një fëmijë të cilin e mbaj vetë për momentin, por ajo e ka kërkuar fëmijën që në kohën që është larguar nga shtëpia. Fëmija është 10 vjeç. Unë dua të divorcohem, por nuk di çfarë rruge të ndjek. Interesohem në gjykatë dhe ata s’më japin fare shpjegim për divorcin. Çfarë rruge të ndjek? Për momentin, e ëma e fëmijës nuk ndodhet në Shqipëri ndaj doja të dija a e fitoj unë gjyqin për mbajtjen e fëmijës sim?

- Së pari, për të marrë informacion për problemin tuaj, ju duhet të kontaktonit me një avokat, Gjykata është institucion pasiv, që do të thotë se ai vihet në lëvizje nga palët e interesuara dhe nuk ka për detyrë të informojë qytetarët se çfarë rruge duhet të ndjekin për të zgjidhur problemet e tyre. Më vjen shumë keq për atë çfarë ju ka ndodhur me bashkëshorten tuaj. Në momentin kur njëri nga bashkëshortët nuk përmbush detyrimet të cilat burojnë nga Kodi i Familjes, atëherë zgjidhja e martesës është rruga më e mirë për të dy palët, por edhe për fëmijët. Kodi i Familjes, tradhtinë e përcakton si një nga shkaqet për zgjidhjen e martesës. Gjithashtu, në këtë kod përcaktohet shkak për zgjidhjen e martesës mosqëndrimi së bashku për më shumë se tre vite. Për të zgjidhur martesën dhe për të kërkuar kujdestarinë e fëmijës, duhet t’i drejtoheni Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnje. Objekti i kërkesë padisë duhet të jetë zgjidhja e martesës mes jush e bashkëshortes suaj dhe lënien për rritje e edukim të fëmijës suaj. Në argumentet e kërkesë padisë duhet të arsyetoni se e kërkoni zgjidhjen e martesës për arsye se keni 4 vite që nuk jetoni së bashku dhe martesa e ka humbur qëllimin për të cilin është lidhur. Ju këshilloj të mos ngrini pretendimin se jeni tradhtuar nga bashkëshortja apo të kërkoni fajësinë për zgjidhjen e martesës, pasi çdo pretendim i juaj do të ngelet i arsyetuar në vendimin e gjykatës dhe kjo mund të ndikojë psikologjikisht në të ardhmen tek fëmija kur ta lexojë vendimin e zgjidhjes së martesës së prindërve të tij. Duhet të kuptoni që fëmija i ka të dy prindërit njëlloj dhe nuk mund t’i veçojë ata.

- Lidhur me kujdestarinë e fëmijës, gjykata cakton psikolog i cili do të bëjë vlerësimin psikologjik të fëmijës dhe lidhjen e tij afektive me prindërit.

Gjykata, në vendimin që do të japë, merr parasysh: kushtet ekonomike që ju keni, lidhjen afektive që ka fëmija me njërin nga prindërit, kohën e gjatë për të cilën nëna ka braktisur fëmijën dhe faktin që për vite me radhë nuk e ka kërkuar ta takojë apo të kujdeset për të. Me rrethanat e faktit të cilat ju i përshkruani në letër, mendoj se vendimi i gjykatës do të jetë në favorin tuaj. Nëse keni ndonjë gjë të paqartë, mund të na dërgoni sërish letër. Përgatiti faqen: Valbona Vukulaj

Av. Drn. Alban Duraj Tel. ++355 44 53 25 12 Email: info@durajlavv.com Fcb: Duraj Law Firm; Web: www.durajlaw.com Bulevardi “Bajram Curri”, Pall. “Aviacioni i ri”, K. 1, Zyra no.4, Tiranë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.