Mbi mur

Intervista - - PYETJE -

Dhëmbi i thyer

- Kam parë veten në ëndërr te dentisti. Dhëmbi lart përpara më ishte thyer pjesërisht. Po ashtu, edhe dhëmbi poshtë. U shqetësova dhe pyesja dentistin se si do t’ia bëja hallit. Ai më qetësoi e më tha se do të m’i bënte të rinj. Ashtu të thyer fillova t’i laja dhëmbët me furçë. Pastaj dentisti ndërhyri dhe m’i bëri dhëmbët si të rinj. U qetësova dhe më doli gjumi. Ju lutem, ma shpjegoni këtë ëndërr. Faleminderit. - Ëndrrat me dhëmbët kanë shumë kuptime, siç jemi shprehur shpeshherë. Në rastin konkret, ëndrra ka të bëjë me anën tuaj emocionale. Dhëmbët përdoren për të përtypur ushqimin, por na ndihmojnë edhe për të artikuluar më mirë fjalët, pra, kanë një rëndësi të madhe. Ju keni bërë ose do të bëni një debat apo edhe thjesht një bashkëbisedim që do t’ju bëjë të mos ndiheni mirë shpirtërisht. Do të shqetësoheni nga kjo bisedë dhe do të ndiheni të pafuqishëm e pa energji për të rregulluar atë çfarë është thënë dhe keqkuptuar. Megjithatë, dikush pranë jush (mund të jetë shok, shoqe, partner) do t’ju ndihmojë që të qetësoheni dhe të ndiheni shumë më mirë seç ishit. Dhëmbët e rinj tregojnë energji të reja dhe kalimin e sikletit pa asnjë lloj pasoje. - Ç’do të thotë të shohësh në ëndërr sikur je mbi një mur? Përpiqesha të zbrisja, por nuk mundesha. Papritur erdhi personi me të cilin jam e lidhur, i veshur me një kanotiere të bardhë dhe më tha: “Eja se të mbaj unë në krahë” dhe më mori ai... - Një ëndërr e tillë është e bukur dhe parashikon po një të ardhme të sigurt. Gjithmonë nëse ju nuk e shikoni këtë person si një supermen, pra, si një idhull, ajo çfarë thashë më sipër merr kuptim. Nëse ju e shikoni si një supermen dhe si personin që mund të gjejë zgjidhjen për gjithçka, atëherë ëndrra nuk parashikon, por thjesht tregon addmirimin tuaj. Nëse nuk e adhuroni, por e dashuroni normalisht, atëherë ëndrra tregon që ky person është pozitiv ndaj jush dhe është një mbështetës i madh për ju në të ardhmen.

Telefonatë

- Kam parë në ëndërr

sikur më bie telefoni dhe e hap, por nuk dëgjoj njeri. Çfarë kuptimi ka? Aleksja. - Një ëndërr e tillë tregon që do të merrni disa lajme të cilave nuk do t’u kushtoni shumë vëmendje.

Kuaj të kuq dhe të

bardhë

- Përshëndetje! Ju lutem më ndihmoni me ëndrrën time. Shikoj në ëndërr kuaj të kuq dhe të mëdhenj, por edhe një kalë të bardhë që më ndjek kudo dhe më godet. Dua të di, çfarë kuptimi kanë këto ëndrra? Faleminderit. - Kali vetë përfaqëson forcën, energji fizike, dëshirë për të jetuar i lirë, fisnikëri e në shumë raste, arratisje; kjo varet gjithnjë nga përmbajtja e ëndrrës. Në rastin konkret, ëndrra tregon që keni dëshirë të ndiheni i/e fortë dhe në të njëjtën kohë, i/e përkrahur nga persona të fortë. Kali i bardhë paralajmëron lajme pozitive, por në të njëjtën kohë, ju këshillon të zgjoheni, sepse shpesh ju vijnë shanset dhe ju u jepni shqelmin. Tregoni vëmendje, sepse mund t’ju ikin shumë lehtë shanset në jetë, në çdo fushë. Kuajt e kuq tregojnë nevojën për dashuri, mbrojtje dhe një person të fortë në krah. Kjo do t’ju bëhet realitet, por duhet - Kam parë në ëndërr një kushërirë që ishte e fejuar para 15 vitesh, por e la të fejuarin e u martua me një të huaj. E pashë sikur kishte ardhur në shtëpi dhe në ato momente u shfaq ish-i fejuari i saj që nxori një pistoletë dhe tentoi ta qëllonte. Unë i dola para dhe iu luta që të mos e qëllonte, e futa në një dhomë dhe i mbylla derën. Ndërkohë, i thashë kushërirës të largohej nga shtëpia. Ishte natë dhe ajo u largua duke mbajtur një dritë të ndezur. Aty u shfaq vëllai i kushërirës që ka disa vite që ka vdekur dhe kërkoi ta shoqëronte. Edhe vëllai im kërkoi ta sho-

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.