Ju pyesni mjeku përgjigjet Nuk e kënaq dot partneren

Intervista - - PYETJE -

- Përshëndetje doktor Evi Dani. Dua t’ju shkruaj një shqetësimin tim dhe uroj të më mirëkuptoni e të më ktheni një përgjigje sa më shpejt sepse jam shumë i shqetësuar. Kam një problem gjatë marrëdhënieve seksuale, sepse derdhem shumë shpejt, që në fillim të marrëdhënies, sapo hyn penisi në vaginë. Kam katër muaj që jam martuar dhe gjatë gjithë kësaj kohe një herë më ka ndodhur që pas derdhjes së parë, pas rreth 20 minutash, kam patur ereksion të fortë, tamam për të patur një marrëdhënie të mirëfilltë. Unë pi cigare. A thua të ndikojë kjo gjë? Pastaj, kohët e fundit kam një ngarkesë psikologjike nga një presion familjar dhe për më tepër, më kanë dalë edhe disa puçrra që më japin kruarje. Ju lutem, më thoni çfarë është kjo gjë, ku të drejtohem e si të shërohem?

Dr. Evi Dani, seksologandrolog: - I nderuar zotëri, një nga problemet e meshkujve në jetën e tyre seksuale

- Jam Arjani, 50 vjeç, nga Tirana. Prej 3 javësh jam me temperaturë që më shkon më shumë se 38 gradë. Kam kollë, madje edhe jam mjekuar për ftohje në mushkëri, por mjeku i familjes më thotë që mund të kem infeksion në tiroide. Ju vë në dijeni që kam kaluar një infeksion të tillë në vitin 2011. Ju lutem, më thoni çfarë duhet të bëj? Si duhet të veproj?

Dr. Dashamir Gjergji endokrinolog-diabetolog: -I nderuar Arjan, ju falënderoj për adresimin e shqetësimit tuaj pranë redaksisë së gazetës dhe ndaj meje konkretisht. Rasti që ju rrëfeni, në të vërtetë është pak i komp- është derdhja e parakohshme. Nga ky fenomen vuan një përqindje e madhe e meshkujve, gjer në 30 për qind. Mashkulli e fillon aktivitetin seksual mirë dhe maksimumi 1 minutë pas penetrimit, ose edhe pa bërë penetrimin arrin të derdhet, gjë që sigurisht do të sjellë shqetësim si për vetë mashkullin, ashtu edhe për partneren. Partnerja e arrin eksitimin seksual 10 minuta më vonë sesa mashkulli, pasi eksitimi seksual te mashkulli është shumë më i shpejtë. Me eksitim seksual kuptojmë ereksionin, forcimin e penisit, lubrifikimin dhe daljen e një sekrecioni të bardhë nga uretra, fillimin e rrahjes më të shpejtë të zemrës dhe dëshirën për marrëdhënie seksuale. Kjo kohë zgjat gjer në 2 minuta, por mashkulli mund të eksitohet kurdo e kudo, në autobus, në kafene, në zyrë etj., kur ka përpara një person që e ngacmon seksualisht. Një femër, fazat e para të eksitimit seksual i ka më vonë se mashkulli, deri në 12 minuta më pas.

- Pra, me një akt seksual cilësor do të kuptojmë kur mashkulli i qëndron më afër femrës dhe ka për detyrë të përgatisë një aktivitet seksual të mirë, me prekje të organeve seksuale, të klitorit, gjoksit etj. në mënyrë që kjo femër të eksitohet dhe këtë gjë ta shoqërojë me shtimin e sekrecionit vaginal. Kjo bëhet për ta bërë më të mundshme dhe më të lehtë momentin e penetrimit. Në rastin kur një mashkull ka arritur eksitimin seksual shumë shpejt dhe arrin në ejakulacion (orgazëm) në një kohë kur femra është akoma në fazat e para, parnerja sigurisht që do të ndihet keq. Ajo po lë në gjysëm një proces që tashmë ka filluar dhe për pasojë, do të ndiejë dhimbje koke, mërzitje, dhimbje barku, deziluzionim për arsye se ky proces kënaqësie i domosdoshëm fiziologjik tashmë është ndërprerë. E bëra gjithë këtë hyrje për t’ju bërë të ditur se edhe ju duhet të provoni të bëni lojëra paraprake siç ju thashë më sipër me partneren, në mënyrë që të ndihmoni veten duke mos arritur menjëherë në eksitim, por të ndihmoni edhe femrën tuaj që të arrijë në orgazëm. Herë pas here provoni metodën e tërheqjes mbrapa pa penetruar, por duke e përkëdhelur partneren. Nëse edhe kjo metodë nuk ju ndihmon që të bëni një marrëdhënie më të zgjatur seksuale, duhet të provoni mjekimet për problemet e impotencës, të cilat i kemi të shumta dhe me rezultat pozitiv. Përsa u përket puçrrave në organin seksual, kjo është diçka tjetër që nuk ka lidhje fare me këtë proces. Do t’ju këshilloja të bëni patjetër një vizitë tek andrologu. rregullt të mjekimit, në radhë të dytë me saktësinë diagnostike, skemën e barnave të përzgjedhura dhe kohën e marrjes. Element shqetësues në të njëjtin kuadër klinik sot në mjekësi konsiderohet edhe fakti që nga përdorimi i shumë antibiotikëve, të kemi rezistencë ndaj tyre. Duke përfunduar, ju siguroj se mundësitë që ju të keni infeksion të tiroides janë minimale. Kjo edhe për arsyen se kur një individ ka kaluar një herë infeksion kryesisht viral të gjëndrës tiroide, mundësia është shumë e vogël që në të njëjtën gjëndër të përsëritet i njëjti proces. Këshillimi im i parë është që t’i drejtoheni një mjeku specialist të mushkërive për të vlerësuar se si ka ecur procesi i sëmundjes dhe trajtimi i këtij problemi. Vetëm pasi të keni një përgjigje të saktë nga specialisti, ju duhet të merreni me problematikën tjetër. Të shkuara!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.