Si të kujdeseni për veten sipas shenjës së horoskopit?

Intervista - - HOROSKOPI -

Ju do të keni dëshirë të transformoni apartamentin tuaj, do të keni ide të përcaktuara mirë se çfarë tablosh apo pikturash do të dukeshin më mirë, çaraçafë të rinj, etj. Më shumë rëndësi do të kenë ngjyrat dhe pamja e jashtme. Ju do të ndiheni afër pjesëtarëve të tjerë të familjes, bile mund të flisni me ta për gjëra shumë intime. Mërkuri është në sektorin e dashurisë dhe ju lejon të keni një dialog të hapur. Kështu, thuajini tjetrit/ës të gjitha gjërat që keni në zemër dhe që nuk keni guxuar t’ia thoni deri më tani.

Pasioni do të jetë në maksimum, ju do të ndiheni shumë mirë kur do të keni partnerin/en afër. Kështu, do të organizoheni për të kaluar kohë së bashku, megjithëse e keni ditën të ngarkuar. Natën do ta keni të vështirë për të fjetur, atëherë pse të mos përdorni energjinë tuaj seksuale? Një koleg/e i punës që nuk e kupton fare natyrën tuaj, mund t’ju nervozojë me paragjykimet e tij/saj. Kjo, sigurisht që do të zgjojë reagimet tuaja. Mund të keni probleme me stomakun, hani ngadalë, sepse gëlltisni edhe shumë ajër me ushqimin.

Herë do të ndiheni në formë, herë jo. Ju keni dëshirë të flini më herët se zakonisht, ndiheni si të lodhur dhe kjo nuk është në natyrën tuaj. Megjithatë, mos u shqetësoni, kjo gjendje nuk do të zgjasë shumë, thjesht në këtë moment po bëni gjëra rutinë dhe asgjë nuk ju eksiton. Muaji mars do të jetë me siguri më dinamik. Do të flisni për paratë me partnerin/en, thjesht për të bërë një bilanc të situatës.

Përfitoni nga momentet e fundit të Afërditës në shenjë për t’u ndier mirë në vetvete, plot sharm dhe joshës. Nëse jeni ende vetëm, mos humbisni asnjë rast për të dalë, dashuria mbase është duke ju pritur diku. Vini një foto të bukur në Facebook. Nëse jeni në çift, partneri/ja do t’ju hapë zemrën sepse ju do ta lini të shprehet. Jeni më tolerantë se zakonisht dhe kjo ju ndihmon. Në fushën Pengojeni veprimin plakës të kohës, rinovohuni dhe ndihuni të freskët, duke pasur si udhërrëfyes planetin e shenjës suaj. Disa hapa të thjeshtë, duke u bazuar te shenja juaj, do t’ju ndihmojnë në këtë drejtim...

Dashi

Tregojini fytyrës suaj sa e doni, duke u kujdesur për të. Shenja juaj ka lidhje të drejtpërdrejtë me kokën dhe ju dukeni më seksi kur tonifikoni lëkurën e fytyrës e nxirrni në pah flokët dhe gushën, me një shall të bukur, me një kapëse, ose me një kapele shik. Eksperimentoni!

Kujdesuni edhe për trupin dhe mos e fshihni atë. Lërini mënjanë rrobat e gjera dhe nxirrni në pah feminilitetin tuaj. Lëreni të lirë entuziazmin, energjinë, aftësinë tuaj komunikuese. Ju e dini që dukeni më e bukur dhe seksi kur nxirrni në pah temperamentin tuaj mesdhetar!

Bëni fizkulturë me intensitet dhe me këmbëngulje. Sinkronizojeni trupin me trurin dhe mësoni ta kanalizoni ashtu siç duhet energjinë tuaj të madhe. Gjeni moton tuaj dhe lëvizjen tuaj karakteristike. Një buzëqeshje e prapë, një shkelje syri në momente të caktuara, një lëvizje e kokës, një këngë apo një frazë mund të bëhen firma juaj personale. Gjejeni dhe përdoreni!

Demi

Rregulloni dollapin dhe rinovoni stilin tuaj. Bëni vend për rroba dhe aksesorë të rinj, duke hedhur ato që nuk i vishni më. Vishni cohëra të buta; në vend të poliesterit dhe sintetikeve zgjidhni pambukun, satenin dhe mëndafshin, mbase edhe kashmirin, që do t’ju bëjnë të dukeni më e bukur dhe më e nxehtë, duke rrezatuar ngrohtësi!

Zbukurohuni me një varëse, ose një shall të mëndafshtë që jua zbukurojnë gushën dhe i tërheqin menjëherë vështrimet e të tjerëve. Filloni menjëherë dietë. Klima e ftohtë stimulon oreksin. Përpiquni t’i përmbaheni dietës, organizohuni dhe mësoni të zbatoni disa rregulla të thjeshta dhe të lehta për të qenë në formë.

Pyesni Afërditën! Shenja juaj ka lidhje të drejtpërdrejtë me perëndeshën e lashtë të daashurisë. Shikohuni pra, në pasqyrë dhe pyesni veten: “Çfarë do të bënte në këtë rast Afërdita?”, dhe ajo do t’ju udhëheqë!

Binjakët

Ndryshoni ngjyrat. Ashtu si mëma natyrë ndryshon ngjyrë çdo stinë, edhe ju duhet ta rinovoni shpesh gamën e ngjyrave që ju rrethon. Kujdesuni për duart, gishtat dhe thonjtë. Zbukurojini ato me unaza, byzylykë dhe aksesorë të tjerë, sepse ato bien më parë në sy te ju.

Mos harroni veten tuaj binjake seksi dhe të prapë! Çdo Binjak ka alter egon e vet. Mbase ai është i papërshtatshëm në disa raste, por me siguri zotëron disa cilësi, të cilat duhet t’i fusni në jetën tuaj të përditshme. Fillojeni duke veshur rroba joshëse në jetën e përditshme! Filloni të lexoni kudo dhe kurdoherë, sepse ju shton finesë dhe sharm. Planifikoni një fundjavë plot çmenduri, qejf dhe marrëdhënie publike të domosdoshme. Keni nevojë për shoqëri dhe marrëdhënie publike për të bërë karrierën tuaj të bëjë përpara. Pse, më të mira janë të tjerat?

(Vijon numrin e ardhshëm) profesionale po ndodhin shumë gjëra për të cilat nevojitet të reagoni shpejt dhe mirë.

Mërkuri hyn në shenjën tuaj dhe ju, shpejt, do të rigjeni dinamizmin dhe energjinë në të gjitha fushat e jetës. Nëse keni nevojë për krijimtari në punë, mjafton të shtrydhni pak trurin dhe idetë do t’ju vijnë vetë. Ju do të ndiheni pak të mërzitur nga qëndrimi i partnerit/es që mund të jetë pak i largët, ose i zënë me punë. Ai/ajo duhet të tregohet më i/e afërt me ju nëse do që ju të jeni të kënaqur. Bëni pak fizkulturë që të jeni në formë në pranverë. Ju keni një axhendë të ngarkuar me dalje me shoqërinë dhe keni kënaqësi që u thoni “po” të gjithëve, qoftë edhe sikur të jenë dy netë rresht. Ju pëlqen kjo valë popullariteti që jua jep Afërdita. Së shpejti, do të jetë ditëlindja juaj, pra, kjo situatë do të vazhdojë. Ju kaloni shumë kohë me shoqërinë dhe partneri/ja nuk do të jetë shumë i/e kënaqur me këtë situatë. Përpiquni ta tërhiqni edhe atë në daljet tuaja dhe, nëse nuk do, do të jetë faji i tij/saj që nuk ju sheh shumë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.