Marin Raja: Muzika live është muzikë shpirti

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Ai është 28 vjeç, nga Gjakova dhe është lidhur me muzikën që në vogëli, por katër vitet e fundit janë të lidhura me suksesin e tij. Me zërin e tij të veçantë, Marin Raja po bën emër në muzikë. Aktualisht në treg gjendet albumi i tij “Amerika”, i punuar nga “Eurolindi”, ndërsa në Youtube mund të gjenden edhe shumë këngë të tij të këndura live, sepse synimi i Marinit është të këndojë gjithmonë live. “E dua muzikën e kënduar live, sepse është muzikë që këndohet me shpirt”, thotë ai i pyetur nga ne. Kohët e fundit Marini po përgatit klipin e parë të tij, me të cilin do të prezantohet te publiku dhe na premton se këtë vit, sidomos në sezonin veror, do të jetë edhe me aktiv me këngë të ndryshme të përshtatshme për sezonin. Pas klipit, për të cilin po kujdeset në çdo detaj, ai do të sjellë edhe një album të ri. Ai aktivitetin e tij e zhvillon kryesisht në Kosovë ku edhe punon e vepron edhe nëpër dasma, por synimi i tij nuk ndalet me kaq, ai dëshiron të këndojë kudo ku ka shqiptarë, të çojë këngën shqipe në Diasporë, por edhe në shumë vende të tjera të botës. Ne i urojmë suksese dhe sa më shumë këngë të bukura në treg.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.