Situatë e trazuar për Greta Koçin

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Entuziaste për punën e re, Greta sapo ka publikuar këngën dhe klipin e saj më të ri me titull “I besova”, por ja që entuziazmi nuk zgjati shumë, pasi vetëm pak ditë më pas, këngëtares iu desh të përballej me një situatë të pakëndshme: rezultoi që kompozitori i paska shitur Gretës melodi të vjedhur, ndaj kjo e fundit ka hapur padi gjyqësore ndaj tij. Por duket se mamaja e Gretës, Afërdita, e cila është njëkohësisht edhe menaxhere e dy vajzave, ecën me rregulla shumë të rrepta. E dini sa të rrepta? Aq të rrepta saqë nëse një mik apo koleg i Gretës i bën like njërit prej postimeve të kompozitorit të këngës, ajo i dërgon atij një mesazh të ngjashëm me një shuplakë fytyrës, si dhe e heq nga miqtë në Facebook. Si ju duket?!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.