Me çfarë na surprizon Jonida Maliqi?

Intervista - - FACEBOOK VIP -

E vetmja gjë me të cilën do mendonim se do të na surprizonte Jonida Maliqi do të ishte ndonjë bashkëpunim me ndonjërin prej konkurrentëve të “The Voice” në skuadrën e saj, por ja që me sa duket, Jonida do të na surprizojë me diçka tjetër ndoshta në fushën e modës. E kemi parë shpesh teksa shfaqet me foto artistike, mjaft fashion të cilat merreshin shembull edhe nga shumë vajza, por në fotot e fundit që ajo ka publikuar, duket një Jonidë krejt tjetër; me një paraqitje sa të çuditshme, aq edhe të frikshme. Çfarë të ketë vallë në mendje Jonida? Me çfarë po mendon t’i surprizojë këtë herë fansat e saj? Nuk jemi as në prag të Hallouinit... Do të ishte mirë që fansat e saj, ata që janë me zemër, të përgatiten mirë… për çdo rast!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.