Era në tavolinë me… “ëndrrën” e shumë këngëtarëve

Intervista - - FACEBOOK VIP -

“Unë jam Era dhe koha jeme osht tu ardh” thotë Era në këngën “Bonbon” që i shërbeu si një ogur i mirë për çfarë do të vinte më pas. Pasi qarkulloi duke bërë xhiron e internetit gjithandej nëpër Twitter dhe Instagram, ku komente nga më pozitivet e shoqëronin nga adhurues të kombësive të ndryshme që e cilësonin si një mixim mes Rihannës dhe Sias, Era mori atë që një këngëtare tjetër nuk do ta kishte të sigurt se do ta arrinte, edhe pas disa këngësh të realizuara, disa koncertesh e edhe disa albumesh ndoshta. Ajo vetëm pak ditë më parë ka nënshkruar një kontratë me shtëpinë diskografike “Sony”, një mundësi e artë kjo për këngëtaren e re, por me shumë stil nga Kosova, e cila me këtë rast ka nënshkruar një të ardhme të sigurt për veten në muzikë. Edhe pse motra e saj Nora Istrefi doli shumë më parë se Era në skenë, duket se Era e ka nisur me këmbën e djathtë dhe se ditë të arta e presin në vazhdim, falë magjisë “Bonbon”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.