Kristjana SaxoBeat: Le të flasin për mua... Unë shijoj jetën!

Intervista - - JETA E NATËS -

Kristjana SaxoBeat ka mbetur në heshtje, e shkëputur nga buja që bëri në të gjithë Shqipërinë në një periudhë të caktuar. Kërcimtarja 18-vjeçare vazhdon të jetë një ndër më të kërkuarat në videoklipet e këngëtarëve dhe në klube, ndonëse nuk ka folur më për mediat që pas vdekjes së të dashurit të saj, i cili u vra para disa muajsh në Tiranë... E bukur, seksi, e talentuar dhe me një histori ndryshe, Kristjana fitoi vëmendjen e të gjithëve, edhe për meritë të mamasë së saj që njëkohësisht, e ka edhe menaxhere. Bukuroshja pa komplekse thotë se ka talent edhe për të kënduar, gjë që na mbetet ta zbulojmë në bashkëpunimin e parë të saj në muzikë, por ndërkohë le të zbulojmë se çfarë ka për të na thënë kjo vajzë që ëndrrën për t’u bërë balerinë e ka konvertuar në profesionin si kërcimtare në klubet e natës...

Eraldo Harlicaj: - Kristjana, drejtpërdrejt dukesh më e bukur dhe seksi sesa në ekran... Besoj se i ke bërë ca operacione plastike!

Kristjana SaxoBeat: - Jo, jo, në asnjë mënyrë. Jam shumë e re dhe bukuria ime është natyrale. Faleminderit për komplimentin. (Qesh)

- Kohët e fundit s’të kemi parë më në media... Nga ke humbur?

- Ka qenë një periudhë jo e lehtë për mua në këto kohë dhe arsyen e dini të gjithë... Nuk kam preferuar të dal në intervista dhe ti e pate fatin e mirë që të thashë “po”. (Qesh) Gjithsesi, nuk kam ndenjur kot... - Pse, çfarë ke bërë? - Punë, punë, vetëm punë. Kam pasur oferta pa fund dhe normalisht, nuk i kam pranuar të gjitha. Mundohem të bëj përzgjedhjet e duhura dhe vazhdoj të qëndroj gjithmonë në piacën më të lartë.

- Cilat ishin ofertat e fundit?

- Kam shumë, por dua të veçoj ofertën me Kallashin...

- Do të keni një bashkëpunim?

- Nuk e di se çfarë mund të ndodhë mes nesh, por më pyete për ofertat e fundit dhe unë të tregova njërën... (Buzëqesh) Kallashi më ftoi në Kosovë dhe ishte ideja e saj për këtë bashkëpunim. Unë shkova dhe vallëzova, pastaj folëm me Kallashin.

- Do të dalë shpejt kënga? - (Qesh) Joo, joooo! - Gjithmonë si kërcimtare do të të njohim?

- Jo, ideja ime është të kaloj edhe përtej kërcimit. Mendoj se kam talent dhe do të kërkoj që të çaj edhe në këtë pistë. - Në cilën pistë? - Po, deri këtu ku jam, kam çarë me shumë punë dhe pasion, besoj se do t’ia dal shumë mirë edhe si këngëtare. Mbaj mend një rast kur ishim me Genta Ismailin në Shkodër dhe mora edhe unë mikrofonin e po këndonim. U çmendën të gjithë; ishte super atmosferë!

- Do të publikosh një këngë solo?

- Besoj se po. Është një nga planet e mia afatshkurtra. Janë ofruar për të më menaxhuar disa shtëpi diskografike, si “Max Production” dhe “Zzap and Chriss”, por po i mendojmë ofertat së bashku me mamin...

- Çfarë duhet të mendoni, për shembull?

- Po ja, ata kërkojnë të gjitha të drejtat e imazhit tim, kështu që duhet ta mendojmë.

- Ku do të të shohim tani shpejt?

- Tek Arian (Buzëqesh)

Çani...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.