Kristjana, dashuria dhe... skandalet!

Intervista - - JETA E NATËS -

- E ke kaluar tashmë traumën që pësove nga vdekja e të dashurit?

- Ishte një ngjarje shumë e dhimbshme dhe një ndër situatat më të vështira të jetës sime. Akoma nuk e kam kaluar dhe po e vuaj ende.

- A ke parë përpara tashmë... Në kuptimin e një marrëdhënieje të re?

- Jeta e tillë është dhe natyrisht që kam parë përpara, por vetëm në lidhje me profesionin tim, pasi nuk e mendoj aspak për momentin një lidhje të re.

- Ama qarkulluan fjalë se kishe një lidhje me Noizyn...

- Këto janë thashetheme gazetash... Ne jemi thjesht shokë. Për mua, të gjithë janë njësoj se të tillë e kam punën.

- Je një vajzë e bukur që bën një punë të paragjykuar... Ke rënë ndonjëherë pre e ofertave të bezdisshme?

- Për të qenë e vërtetë dhe e sinqertë me ju, po.

- Në ç’kuptim? Që të kanë kërkuar marrëdhënie seksuale në këmbim të parave? - Edhe kjo më ka ndodhur... - Ke pranuar ndonjë ofertë të këtij lloji ose të ngjashme?

- Në mënyrë absolute, jo. Pavarësisht paragjykimeve që mund të kenë njerëzit, unë jam këtu ku jam në saje të pasionit, punës dhe dëshirës për të ecur përpara. Nuk kam arritur sukses duke hapur këmbët, siç ndodh rëndom!

- Edhe ty, nga politikanët të kanë ardhur këto oferta?

- Për mua, këta futen të gjithë në një thes: perversë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.