Editi tregon se qe Feliksi ai që e vodhi dikur Paulinën

“Duaje jetën”

Intervista - - TELENOVELA -

Valdirene mërzitet shumë kur mëson se e ëma ka një lidhje të re, ndaj merr fëmijën, rrobat e saj dhe kërkon një taksi. Karloja dhe Marsian i luten që të mos ikë, por ajo u thotë se tashmë ka vendosur të shndërrohet në një zonjë dhe se do të bëjë gjithçka vetëm e vetëm që vajzës së saj të mos i mungojë asgjë...

Xhina mund të jetë vajza e Herbertit

Nga ana tjetër, Amarilisi është më mirë. Eroni e Nikoja flasin me të, por në një moment, papritmas, asaj nis t’i ngrihet tensioni dhe Nikolasin e nxjerrin nga dhoma.

Nidoja vjen në shtëpinë e Brunos në një ditë kur nuk duhet të takojë Paulinën dhe thotë se ka ardhur ta marrë për të kaluar mbrëmjen me të, por Brunoja nuk e lejon sepse atë natë do të bëhet diplomimi i Lucianos. Nidoja nis t’i mbushë mendjen Paulinës se festa do të jetë shumë e mërzitshme, por Paloma, pa mëdyshje, mbështet vendimin e Brunos.

Atilio shkon te Feliksi dhe i thotë se ka zbuluar diçka të çuditshme gjatë auditimit të veprimtarisë së Sezarit. Ky i fundit, në kohën që ishte me Pilarin, ka blerë shumë prona, të cilat i ka vënë në emrin e Editit. Feliksi mbetet i habitur nga kjo sjellje dhe i kërkon Atilios të hetojë më thellë në lidhje me këtë çështje.

Në festën e diplomimit të Lusianos, gjithçka shkon mirë deri në momentin kur disa shoqe të tijat vijnë ta përshëndesin dhe ai u prezanton familjen, pa e përmendur Johanën. Kur vajzat e pyesin për të, ai u thotë se ajo është tezja e tij. Të nesërmen, Johana e nxjerr Lucianon nga apartamenti i saj.

Në shtëpinë e Xhinës po përgatitet mbrëmja e fejesës së saj dhe të gjithë presin të njihen me burrin që i ka rrëmbyer asaj zemrën. Kordelia përballet me Herbertin dhe tronditja e saj është po aq e madhe sa në ditën kur ai e ka lënë, shumë vite më parë. Xhina nis të analizojë situatën dhe tmerrohet kur mendon se Herberti mund të jetë babai i saj... e gjithë të tjerët. Atëhere Feliksi e kupton se çfarë ka ndodhur dhe përgatitet për të shpërthyer bombën që ka në dorë. Kështu, ai fton për darkë Palomën të atin dhe Alinën. Duke dalë nga shtëpia, përballet me një pastor, i cili është i sigurt se e ka parë diku. Vite më parë, duke hyrë në një bar, ai e kishte pyetur për një grua shtatzënë...

Të nesërmen, e gjithë familja, edhe Sezari me Alinën, ulen së bashku në darkën e shtruar nga Feliksi. Sezari është i bindur se kjo darkë e ka një arsye dhe dyshon se Feliksi ka diçka për të thënë, mbi të gjitha sepse e pranishme është edhe doktoresha Glause. Vjen momenti i së vërtetës dhe Feliksi u tregon të gjithëve dokumentet e pronave që Sezari i ka dhuruar Editit.

Sezari e pranon të

vërtetën

te një nga klientët e saj. Pak nga pak dalin të gjitha të vërtetat dhe Sezari e pranon se e ka paguar Editin që të lidhej me djalin e tij, Feliksin, për arsye se ky i fundit nuk ishte në gjendje të bënte për vete një grua. Vite më vonë, Editi i ka bërë atij shantazh duke i thënë se do t’u tregonte të gjithëve që Xhonatani ishte djali i tij.

Pilari rreh Editin

Pilari dhe Editi nisin të fyejnë njëra-tjetrën, derisa Pilari zemërohet aq shumë sa nis ta qëllojë nusen e djalit të saj. Sezari niset të ikë për të mos u bërë pjesë e asaj skene të turpshme, por më parë e pyet Xhonatanin ënse do që të shkojë me të. Ky i fundit nuk pranon.

Feliksi e detyron Editin të ikë nga shtëpia e tij, ndonëse ajo nuk ka ku të shkojë. Të dy nisin të grinden me njëri-tjetrin dhe Editi e kërcënon duke i thënë se ajo di shumë sekrete të tijat. Feliksi i thotë se nëse hap gojën kundër tij, do ta vrasë. Nga ana e tij, Xhonatani mbështet Feliksin dhe thotë se do të qëndrojë me të dhe se as që ka ndërmend të ikë me të ëmën. Feliksi e përqafon dhe e siguron se pavarësisht të gjitha këtyre, ai është dhe do të mbetet djali i tij.

Editi tregon se Paulinën e rrëmbeu

Feliksi

koja i kërkon sërish të qëndrojë përkrah tij dhe ajo pranon.

Rafaeli, avokati i Sezarit, e këshillon atë të mos e lërë të gjithë pasurinë në emrin e Alinës, por kjo e fundit, kur e mëson këtë, e kërcënon të shoqin se nëse nuk ia jep atë prokurë, ajo do ta braktisë.

Editi shkon te Sezari dhe i tregon atij se si vite më parë, ka qenë Feliksi ai që ia ka marrë vajzën Palomës dhe e ka hedhur atë në një kosh plehrash. Sezari, i tronditur nga kjo që dëgjon, i kërkon Brunos të vijë ta akojë. Ai e pyet se ku e ka gjetur Paulinën dhe Brunoja i rrëfen se e ka gjetur në një kosh plehrash...

Nidoja e kthen Paulinën

kundër Brunos

Nidoja po e arrin qëllimin e tij për ta kthyer Paulinën kundër Brunos. Ai e merr atë nga shkolla pa lejen e Palomës dhe kur kthehet në shtëpi në darkë, Paulina i ka bërë flokët gërsheta, si dikur Nidoja. Brunoja inatoset dhe e urdhëron t’i heqë gërshetat. E mërzitur, Paulina shkon duke qarë në dhomën e saj.

Marsia shkon në kishë dhe takon atje një pastor që dikur ka qenë pronari i lokalit ku lindi Paulina. Brunoja flet me Sezarin dhe i thotë se i duhet një foto e Feliksit për t’ia çuar këtij pastori i cili është i vetmi që mund ta vërtetojë se natën e lindjes së Paulinës, në lokal ka shkuar pikërisht Feliksi.

Ky i fundit, nga ana e tij, nis të ketë problemet e para me punonjësit e spitalit, për shkak të vendimeve që ka marrë si president i tij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.