Kordelia rrëfen të kaluarën e saj të errët

Intervista - - TELENOVELA -

Kordelia e sqaron Xhinën se Herberti nuk është i ati dhe i shpjegon me detaje gjithë çfarë ka ndodhur në atë periudhë të jetës së saj. Ajo ishte dashuruar marrëzisht pas mjekut dhe mendonte se ai do të ishte burri i jetës së saj, deri ditën kur zbuloi lidhjet e tij me disa infermiere të tjera, si dhe me Marsian. Në atë kohë, Herberti kishte marrë një ofertë punë në një qytet tjetër dhe kishte ikur. E dëshpëruar nga e gjitha kjo, Kordelia kishte rënë në depresion dhe kishte nisur të dilte me shumë burra, pa i njohur dhe pa i pyetur madje as për emrat e tyre. Kështu, Xhina është vajza e njërit prej këtyre burrave, por ajo nuk e di se e cilit.

Kordelia i kërkon së bijës të mos i afrohet më Hebertit, pasi ai është njeriu që i shkatërroi asaj rininë dhe sepse është një njeri i pafytyrë. Por, mbrëmja nuk përfundon mirë, pasi Denizari, i shkatërruar nga zbulimi i së kaluarës së të shoqes, e lë atë.

Kordelia takon Herbertin në spital dhe e siguron atë se Xhina nuk është e bija. Ajo i tregon për periudhën kur ai e la dhe ajo ra në depresion, duke dalë çdo natë sa me njërin, me tjetrin, deri në momentin që ngeli shtatzënë.

Pastaj u njoh me Denizarin, i cili kishte fëmijët e tij dhe një shtëpi të mirë. Herberti i thotë se ajo nuk meritonte të jetonte me Denizarin, pasi ai është shumë i vrazhdë dhe sepse është e dukshme që ai nuk e ka dashur kurrë. Kordelia i thotë se ajo hoqi dorë nga dashuria ditën kur ai e braktisi. Para se të ikë, ajo ia bën të qartë se nuk duhet t’i afrohet kurrë më Xhinës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.