Feliksi zbulon se Xhonatani nuk është i biri

Intervista - - TELENOVELA -

Glause pyet Feliksin se pse është kaq i shqetësuar për të zbuluar gjithçka mbi lindjen e të birit, Xhonatanit. Atëhere ai i tregon për zbulimin që ka bërë Atilio në lidhje me Editin.

Xhina nis të shëtisë në park, për të hequr mendjen nga gjithë ajo që ka ndodhur dhe takohet me një nga punonjëset e spitalit, ajo që i pati dhënë një Bibël. Kur e sheh në ç’gjendje të dëshpëruar është vajza, ajo e fton të shkojnë së bashku në kishë.

Glause i tregon Feliksit se ka hetuar në të gjitha dokumentet e lindjes së Xhonatanit dhe se ai i ka patur normalë të gjithë parametrat e lindjes, gjë që do të thotë se ai nuk është një fëmijë i parakohshëm, siç e dinte Feliksi

Kordelia i tregon Xhinës se është takuar me Herbertin dhe i ka treguar atij se Xhina nuk është e bija, por gjithashtu e ka paralajmëruar që të mos i afrohet më asaj. Xhina vendos të nisë gjithçka nga e para.

Ndërkohë, Feliksi i tregon familjes së tij se Xhonatani nuk ka lindur para kohe, gjë që tregon se ai nuk është i biri, pasi Editi ka qenë shtatzënë para se ata të dy të njiheshin me njëri- tjetrin. Sezari mbetet pa fjalë pas zbulimit të kësaj të vërtete dhe përpiqet t’i shmanget kësaj situate me justifikime. Feliksi thotë se, megjithatë, nuk e kupton se për çfarë po e shpërblente Sezari Editin, duke i blerë gjithë ato prona asaj. Ai thotë se deri para pak kohësh e vetmja gjë e sigurt që kishte ishte i biri dhe se, pas gjithë problemeve që kanë patur, ngushëllohej duke ndier sa bukur është të kesh një fëmijë, ndërsa tani dyshon edhe në këtë gjë.

Editi shpërthen dhe rrëfen para të gjithëve se kur e njohu Feliksin ajo ishte prostitutë dhe se Sezari ish-

Nikoja i propozon Amarilisit që kur të dalë nga spitali, të qëndrojë në apartamentin e tij, por ajo nuk pranon sepse për shkak të tij është në këtë gjendje. Ni-

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.