Sakshi është shtatzënë

“Bidaai”

Intervista - - TELENOVELA -

Vasundra takohet me Sakshin, e cila vazhdon të mendojë për atë që po bisedonte Taruni. Sakshi i përgjigjet Vasundrës se e ka vendosur tashmë që të martohet me Alekun. Nga ana tjetër, Taruni vret mendjen nëse Sakshi do t’i qëndrojë besnike atij, gjë që kjo e fundit e dëgjon dhe merr vendimin e saj, pa e ditur se e gjitha kjo është një lojë nga ana e Tarunit për të arritur qëllimin e tij. Vasundra njofton për fejesën e Sakshit me Alekun, duke i shokuar të gjithë. Vajza del para të ftuarve dhe thotë se ka qenë varfëria që e ka shtyrë të marrë këtë vendim. Aleku kujton Sadnën dhe i mërzitur, ia heq gjerdanin Sakshit nga qafa. Sakshi u thotë të tjerëve se do ta shërojë Alekun dhe falënderon Vasundrën. Prakashi debaton me këtë të fundit...

Ragni dhe

Anmoli zbulojnë se

Saksh i ka të dashur

Ragni dhe Anmoli e sigurojnë Prakashin se do të he- tojnë për të gjetur arsyen se pse Sakshi pranoi të martohej me Alekun. Sakshi sërish trembet nga sjellja e egër e Alekut. Taruni vjen ta takojë Sakshin jashtë ambientit ku po bëhet festa. Ai lumturohet kur mëson nga Sakshi që ajo ka pranuar të martohet Alekh, por hiqet sikur është i trishtuar. Taruni ka qëllim ta përdorë Sakshin për t’i marrë para familjes Raxhvanxh. Ragni dhe Anmoli dyshojnë në qëllimet e Sakshit dhe përpiqen të gjejnë arsyen se pse ajo pranoi të martohej. Kështu, ata e ndjekin atë kudo që shkon.

Ragni dhe Anmoli dalin për të gjetur informacione rreth Sakshit. Nga ana tjetër, kjo e fundit shtiret sikur është e lumtur kur është përballë Vasundrës, Kushit dhe Tamanës. Ragni dhe Anmoli gjejnë një dokument të Sakshit ku ndodhet një ndërtesë. Ata shkojnë të takojnë ndërtuesin dhe tronditen kur mësojnë se Sakshi është e dashuruar me dikë dhe dëshiron të martohet me të. Ata përpiqen të mbledhin informacion rreth Tarunit. Taruni dëgjon bisedën e Anmolit dhe Ragnit me ndërtuesin e tensionohet. Prakashi përpiqet më kot ta bëjë Sakshin të kuptojë se po gabon me sjelljen e saj...

Sakshi mëson se është

shtatzënë

Ragni njeh Tarunin nga dosja e pronës së Sakshit. Vasundra dhe Koshalia flasin për martesën e Alekut. Ragni falënderon Anmolin që po e ndihmon. Ragni i tregon Vasundrës të vërtetën që ka zbuluar për Sakshin, por për habinë e saj, Vasundra nuk i kushton aspak rëndësi. Vjen Sakshi dhe përpiqet të ndikojë mbi Vasundrën dhe Ragnin me fjalët e saj. Taruni flet me mikun e tij në lidhje me komplotin që do të bëjë dhe me mënyrën se si do të pasurohen duke përdorur Sakshin.

Koshalia dhe Prakashi diskutojnë në lidhje me martesën e Sakshit. Kushi dhe Vasundra përpiqen ta bindin Alekun që të martohet përsëri. Sakshi mëson se është shtatzënë dhe kjo e trondit, kështu që informon Tarunin dhe i kërkon atij të shkojë të tërheqë përgjigjet e analizave të saj të gjakut. Taruni përpiqet ta bindë Sakshin të ikë bashkë me bizhuteritë e martesës, pasi para se Taruni të marrë përgjigjet e analizave të gjakut të Sakshit nga spitali, ato i merr Anmoli dhe ia tregon Ragnit. Taruni tronditet për faktin që tashmë Ragni e di të vërtetën rreth Sakshit dhe i kërkon asaj të arratiset. Sakshi përpiqet të ikë, por Ragni nuk e lejon.

Ragni i kërkon Alekut

ta pranojë Sakshin

Ragni shikon analizat e gjakut të Sakshit, që tregojnë se ajo është anemike. Aleku i thotë Anmolit se nëse martohet me Sakshin, Sadna do të kthehet tek ai. Taruni çtensionohet kur Sakshi i thotë se analizat e gjakut nuk tregojnë se ajo është shtatzënë dhe i kërkon Sakshit të qëndrojë në shtëpinë Raxhvanxhh derisa të bëhet martesa. Anmoli dhe Ragni ndajnë momente të lumtura së bashku. Miqtë, përfshirë Vasundrën vijnë për festën e fejesës së Sakshit. Pikërisht aty, shoqja e Sakshit i thotë asaj se e ka ndryshuar përgjigjen e analizave të saj, vetëm për ta shpëtuar nga skandali.

Shoqja e saj e siguron Sakshin se do t’ia ruajë sekretin. Gjatë ceremonisë së fejesës, Taruni, i veshur si kamerier, uron Sakshi. Ajo trembet kur e shikon Tarunin aty. Aleku kujton Sadnën. Ragni përpiqet ta bindë Alekun ta pranojë Sakshin në jetën e tij. Taruni përfshihet në një grindje me Maltin dhe Sakshi ngelet pa frymë nga frika se mund të zbulohet se kush është ai...

Sakshi ia jep bizhuteritë

Tarunit

Anmoli përpiqet ta largojë Tarunin për të shuar sherrin. Edhe Ragni përballet me Tarunin dhe menaxheri i tregon se ai nuk është punonjës i tij. Gjatë përleshjes, Tarunit i hiqen mustaqet e rreme dhe Anmoli e Ragni befasohen kur zbulojnë se kush është ai. Megjithatë, ai gjen një mënyrë për t’u larguar. Sakshi tmerrohet kur mëson se deri ditën e martesës, ajo do të ketë qëndrojë te Koshalia. As Prakashi, nga ana tjetër, nuk është aspak i lumtur që Sakshi do të jetojë ca kohë në shtëpinë e tyre...

Vasundra falënderon Ragnin për organizimin e ceremonisë së fejesës. Ragni u këndon një ninullë Kushit dhe Tamanës. Sakshi del nga shtëpia dhe takon Tarunin, të cilit i jep të gjitha bizhuteritë e fejesës. Koshalia, Prakashi, Vineti dhe Malti frikësohen kur shohin që Sakshi nuk është në dhomën e saj, ku ka lënë një letër...

Ragni gjen në dyqan bizhuteritë e Sakshit

Taruni përpiqet ta bindë Sakshin të durojë derisa të bëhet dasma. Koshalia është shumë e shqetësuar, pasi mendon se Sakshi tashmë është arratisur dhe Prakashi del që ta kërkojë. Anmoli dhe Ragni vazhdojnë të afrohen me njëritjetrin. Sakshi, e bindur nga Taruni, vendos të durojë deri në dasëm dhe kthehet në shtëpinë Sharma. Ragni dhe Anmoli shkojnë në shtëpinë Sharma së bashku me fëmijët për ceremoninë e një feste. Kur dalin prej andej, Ragni shkon në një dyqan bizhuterish dhe shokohet kur shitësi i tregon setin që iu dhurua Sakshit për fejesë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.