10 shenja që tregojnë se alergjia juaj është jashtë kontrollit

Intervista - - SHENDET -

Detina Zalli: - Sëmundja e Parkinsonit është një sëmundje që prek trurin. Te njeriu i sëmurë me Parkinson, të gjitha qelizat nervore të pjesës së trurit, të quajtur “substantia nigra”, vdesin ose dëmtohen. Bashkë me të, edhe neuronet e kësaj pjese që janë përgjegjëse për prodhimin e një substance kimike të quajtur dopaminë, e cila ndihmon në koordinimin e lëvizjeve të trupit.

- Cilat janë shenjat e para të sëmundjes dhe grupmoshat kryesore që prek ajo? Gjithkush mund të ndihet i rrezikuar nga Parkinsoni?

- Shenjat e para fillojnë të shfaqen kur 80% e qelizave nervore që prodhojnë dopaminën vdesin. Mungesa e saj në trup shkakton këto shenja: Në fillim dridhje edhe në qetësi, ngurtësim të gjym-

1. Përshëndetja alergjike

Ju përdorni një filtër të veçantë për fshesën tuaj me korent, qëndroni brenda kur niveli i polenit jashtë është i lartë, i merrni ilaçet në rregull. Megjithatë, duket se simptomat e alergjisë suaj nuk janë nën kontroll. Nëse ju bëni vazhdimisht “përshëndetjen alergjike” (një prekje të hundës që të kruhet dhe rrjedh, sidomos te fëmijët), atëherë kjo është një shenjë që tregon se alergjia është jashtë kontrollit.

2. I keni sytë si të

rakunit

Rrathët e zinj poshtë syve që lotojnë janë një shenjë tjetër e alergjisë. Juve mund t’ju bëhen rrathë në sy kur ju kruhen vazhdimisht ata. Për fat të mirë, kruarja, lotimi, teshtima dhe rrjedhja e hun- dës mund të lehtësohen me ilaçe antihistaminike. Nëse e merrni këtë lloj mjekimi pa sukses, atëherë flisni me doktorin që t’ju ndërrojë mjekimin.

3. Zënie kronike e hundës

Zënia e hundës zakonisht zgjat një javë ose dy kur jemi me rrufë apo grip. Nëse zënia vazhdon, atëherë fajin mund ta ketë alergjia. Gjatë një reaksioni alergjik, indet që veshin hundën nga brenda mund të enjten dhe të prodhojnë më shumë mukus. Kjo mund të shkaktojë presion në sinuse dhe dhimbje koke. Ilaçet çliruese mund t’ju lehtësojnë për një kohë të shkurtër, ndërsa për t’u lehtësuar për një kohë të gjatë, duhet të konsultoheni me një alergolog.

4. Frymëmarrja me

fishkëllimë

Frymëmarrja me fishkëllimë shpesh lidhjet me astmën, por mund të jetë edhe shenjë e një reaksioni serioz alergjik. Tingulli karakteristik si fishkëllimë ndodh kur ajri kalon nëpër rrugët e ngushtuara. Në rastet më serioze, kjo kërkon vajtje në urgjencë. Ju duhet të shkoni te doktori nëse keni një frymëmarrje të

tillë për shkak të alergjisë.

5. Kruarje

Kruarja mund të jetë thjesht një shenjë e tharjes së lëkurës, por kur vazhdon dhe sidomos kur shoqërohet me skuqje, shkaktare mund të jetë ekzema. Kjo e fundit është një lloj reaksioni lëkure që ndodh shpesh tek alergjikët. Shkaktuesit mund të jenë sapuni apo ilaçi i rrobave, qimet e kafshëve shtëpiake dhe materialet që vishni. Hidratantët, antihistaminikët dhe hidrokortizoni mund të ndihmojnë në lehtësimin e kruarjeve. Në rastet më serioze, nevojiten ilaçe nga mjeku.

6. Urtikariet

Urtikariet vështirë të kalojnë pa u vënë re. Këto shenja me ngjyrë të kuqe të zbehtë, që të kruhen, mund të zgjasin nga disa orë, në disa ditë. Shpesh ato shkaktohen nga një reaksion alergjik ndaj një lloji ushqimi, ilaçi, apo pickimi insektesh. Në këto raste, antihistaminikët ofrojnë një lehtësim të menjëhershëm. Në disa raste mund të përdoren edhe steroidet, por zgjidhja më e mirë është të gjesh dhe evitosh shkaktarin e tyre.

7. Pagjumësia

Kruarja, zënia e hundës, rrjedhja e saj nga brenda, dhimbja e sinuseve dhe simptoma të tjera alergjike mund të pengojnë edhe gjumin. Simptoma si kollitja, ose marrja frymë me fishkëllimë, të zgjojnë dhe hunda e zënë pengon fjetjen. Edhe disa ilaçe kundër alergjisë ndikojnë negativisht te gjumi. Problemet e gjumit janë një shenjë që duhet t’i thoni doktorit t’ju ndërrojë kurën e alergjisë.

8. Probleme me

përqendrimin

Ju mund ta keni të vështirë të përqendroheni kur ju lotojnë sytë, ju rrjedh hunda dhe nuk keni fjetur natën. Përveç kësaj, disa ilaçe antihistaminikë mund t’ju mjegullojnë mendjen. Nëse ndjeni se alergjia që keni ndikon negativisht në punë, në jetën familjare ose në marrëdhëniet personale, kërkojini mjekut t’jua ndryshojë kurën.

9. Lodhje

Alergjitë mund të ndikojnë edhe në mungesën e energjisë. Së pari, ato ndikojnë në cilësinë e gjumit, së dyti, nxisin reagimin e vazhdueshëm të sistemit imunitar, gjë që mund të shkaktojë lodhje dhe së treti, disa antihistaminikë mund të shkaktojnë përgjumje. Tani kanë dalë në treg ilaçe që shkaktojnë më pak përgjumje; kërkojini ndihmë farmacistit tuaj për këtë.

10. Depresion

Ndiheni me moralin e rënë përtokë sa herë që keni kriza alergjike? Disa studime tregojnë një lidhje mes alergjive dhe ndryshimit të humorit. Instituti Kombëtar i Shëndetit Mendor në SHBA është duke studiuar lidhjen me alergjive sezonale dhe depresionit. Megjithëse ne nuk mund të provojmë ende se alergjitë shkaktojnë depresion te njerëzit, ka trajtime efikase kundër depresionit. Sido që të jetë, shpjegojani doktorit tuaj se si ndiheni.

Ju qe keni strese, ankth, fiksime, brenga, nervozizem, dhimbje koke, fobi, depresion, frikera obsesive, pagjumesi, anoreksi, xhelozi, probleme droge, impotence, probleme martesore, mospershtatje seksuale, çdo lloj neuroze, nevoje per renien ne peshe, drejtohuni te Psikolog, Dr. Jashar Demiri, çdo ditë. Bashkepunojme edhe me psikiatër Prof. Totozani. Takimi te hyrja kryesore e Stadiumit Selman Stermasi (ish-Dinamo), tek nisja e autobusëve për Athinë. Merrni ne Cel. 0692255562 per të fiksuar takimin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.