Kuriozitete për çmimet Oskar

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Një aplikacion i ri, i krijuar nga shkencëtarët amerikanë, mund ta kthejë smartphone-in tuaj në një sensor tërmetesh dhe të shpëtojë jetë njerëzish.

Studiues nga universiteti i Berkleit, Kaliforni dhe Deutsche Telekom AG (telekomi gjerman) kanë krijuar një aplikacion që përdor sensorin e lëvizjes së telefonit të mençur për të ndier tërmetet. Aplikacioni, i quajtur MyShake, regjistron kohën dhe amplitudën e dridhjeve dhe i dërgon të dhënat e vendndodhjen e telefonit për analiza në laboratorin sizmologjik të Berkleit. Sa më shumë njerëz ta përdorin aplikacionin, aq më mirë do të funksionojë sistemi. Qëllimi është të krijohet një rrjet global sizmik që do të paralajmërojë përdoruesit në kohë për lëkundjet që mund të vijnë nga tërmete që janë larg. “Për shumë vende sizmike si Nepali, apo Peruja, MyShake mund të paralajmërojë personat që do të preken prej tyre disa sekonda të vlefshme përpara dhe, në rastin më të mirë, të shpëtojë jetë”, tha Deutsche Telekom në një deklaratë të saj. “Këto vende aktualisht kanë vetëm një rrjet të rrallë sizmologjik, ose një sistem paralajmërimi të hershëm, ose edhe nuk kanë fare, ama kanë me miliona përdorues të telefonave të mençur”.

Megjithëse sensori i lëvizjeve të një celulari, akselerometri, është më pak i ndjeshëm se një sensor i vendosur në tokë, ai gjithsesi mund të regjistrojë lëkundje tërmeti me një magnitudë 5 shkallë, që ndodhin në një rreze prej 10 kilometrash. Gjithashtu, numri i madh i përdoruesve të telefonit e kompenson mungesën e ndjeshmërisë së tij, pasi vetëm në Kaliforni ka 16 milionë përdorues dhe në gjithë botën, afro 1 miliard. MyShake mund të shkarkohet falas nga Google Play Store. Zëdhënësit e Deutsche Telekom thanë se është planifikuar të krijohet një aplikacion i tillë edhe për përdoruesit e iPhone-it.

(Vijon nga numri i kaluar)

29. Ceremonia më e shkurtër ka qenë ajo e vitit 1959, që zgjati vetëm një orë e 40 minuta.

30. Teatri Dolby ku zhvillohet ceremonia mund të mbajë deri në 3300 shikues. Gjatësia e qilimit të kuq në të i kalon të 150 metrat.

31. Megi Smith është aktorja e vetme që mori çmimin Oskar duke luajtur rolin e një aktoreje që nuk arriti ta merrte dot atë, në filmin “Suita Kalifornia” (1978).

32. Nga ana tjetër, Xhudi Garland e humbi çmimin e aktores më të mirë, duke luajtur rolin e një aktoreje që e kishte fituar atë, Viki Lesterit.

33. Një rol, dy çmime. Marlon Brando dhe Robert de Niro ishin aktorët e vetëm që janë vlerësuar me çmimin duke luajtur të njëjtin rol, atë të Vito Korleones respektivisht në filmat “Nuni” (1972) dhe “Nuni 2” (1974).

34. Xhon Kazale, mori pjesë vetëm në pesë filma para se të vdiste (42 vjeç) dhe që të pestë, ishin kandidatë për Oskarin.

35. Xhon Reili është aktori i katërt, pas Klodetë Kolbert, Çarls Lafton dhe Tomas Miçell që ishte protagonist në tre filma kandidatë për çmimin Oskar në të njëjtin vit (“Çikago”, “Orët” dhe “Bandat e Nju Jorkut”).

36. Piter O’Tul ishte kandidat tetë herë, por nuk e fitoi kurrë Oskarin. Në vitin 2003, ai u vlerësua me çmimin e nderit të Akademisë.

37. Dizenjimi i statujës së artë është bërë nga artisti Sedrik Gibons.

38. Për shkak të mungesës së metalit gjatë Luftës së Dytë Botërore, statujëzat bëheshin prej gipsi.

39. Statujëzat në fillim ishin të përbëra nga bronxi i veshur me ar. Pas disa vjetësh ato u zëvendësuan me metalin britania-një aliazh kallaji dhe plumbi që vishej me pas me bakër, nikel dhe në fund, me ar 24 karat.

40. Prodhuesit e statujëzave janë ndërmarrja RS Ovvens & Company nga Çikagoja.

41. Oskari i parë për rolin e aktorit më të mirë iu dha në 16 maj 1929, aktorit Emil Xhanings, për filmat “Porosia e fundit” (1928) dhe “The Way of All Flesh” (1927).

42. Kompozitori Xhon Uilliam ka më shumë kandidatura për Oskarin, 49, ndër të cilat 5 u kurorëzuan me çmime.

43. Daniel Dei Ljuis është i vetmi aktor që e ka fituar tre herë çmimin e aktorit më të mirë, në vitin 1990 për rolin në filmin “Këmba e majtë”, në shkurt 2008 për filmin “Do të derdhet gjak” dhe në shkurt 2013, për filmin “Linkoln”.

44. Biletat e Oskarëve të parë në hotelin Hollivud Ruzvelt, më 16 maj 1929, kushtonin 5 $.

45. Teatri Kodak është vendi i dhjetë ku është zhvilluar ceremonia. Vende të tjera janë Hoteli Hollivud Ruzvelt, teatri kinez Grauman’s, hoteli Ambasador dhe ndërtesa Doroti Çandler.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.