Sallatë me karkaleca dhe avokado

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Përbërësit Fletë të njoma sallate 200 gramë karkalecë mesatarë, të pastruar dhe të zier

1 filxhan domate qershi të prera në mes 1 avokado e pjekur Majdanoz Për salcën 2 lugë vaj ulliri Lëngu i një limoni 2 pika tabasko (nëse doni) 1 lugë supe majonezë Kripë, piper

Në një pjatë të thellë vini domatet e vogla, sallatën, karkalecat, avokadon e prerë në feta dhe majdanozin. Në një tas të vogël përgatisni salcën, hidhni vaj ulliri, lëng limoni, majonezë, kripë, piper, përziejini mirë dhe hidhjani sallatës. Sekreti është tek avokadot; ato duhet të jenë të pjekura, po jo shumë të pjekura, sepse hidhërohet sallata. Nëse karkalecat janë shumë të freskët, hahen edhe të pazier.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.