Gruaja e dytë u dashurua me djalin tim

Intervista - - MËKATE -

Të dashur lexues, unë që po ju shkruaj jam një burrë rreth të gjashtëdhjetave. Në jetë kam bërë gabime, por një ndër ata po më bën të vuaj shumë. Ai ka qenë martesa me një grua shumë më të re se unë. Në fillim të jetës sime isha shumë në rregull. U martova me një grua të mrekullueshme. Kjo martesë u kurorëzua me lindjen e një djali dhe të një vajze. Ishim një çift i lumtur dhe shkonim shumë mirë me njëri-tjetrin. Që në fillimet tona na eci edhe gjendja ekonomike. Në fillim ishim në punë të mira se ashtu ishte sistemi e kur erdhi demokracia, ne punuam privatisht e na eci shumë. E zgjeruam aktivitetin, nga një lokal i thjeshtë e bëmë një lokal dasmash nga më të preferuarit. Mirëpo, ja që edhe neve na trokiti e keqja në derë. Gruaja ime pësoi një infarkt papritur. Ishte një gjë që mua gati sa nuk më çoi në çmendinë. Fëmijët nuk ishin shumë të vegjël. Djali ishte 20 e vajza 18, ndërsa unë isha 53 vjeç, në një moshë ku ke nevojë për dashurinë e të gjithëve, se sapo ke kaluar në mesomoshë dhe ndien që po plakesh. Mbi të gjitha, njeriu e sidomos burri në këtë moshë, pas të 50- tave ka nevojën e një gruaje. Unë, siç ju thashë, i kisha fëmijët e rritur. Djalin e kisha në vit të dytë në universitet dhe vajza sapo mbaroi gjimnazin. Ishte një nxënëse e mirë në mësime, por vdekja e gruas e preku shumë dhe ajo vitin e parë nuk shkoi në shkollë të lartë.

- Nuk jam në gjendje të mësoj baba. E di se po të shkoj do të ngel e pastaj do të mërzitem më shumë, - më tha.

E lashë të bënte si të donte, mjafton që ajo të ishte mirë, por më erdhi keq se ia kisha frikën se po ta linte vitin e parë, ndoshta nuk do të kishte dëshirë ta vazhdonte më tej. Ajo kishte shumë dëshirë të merrej me organizimin e dasmave, kështu që i dhashë lekët e nevojshme dhe filloi të merrej me organizime dasmash. E kishte patur ëndërr gruaja ta shihte nuse, se gjithmonë kur bënim dasma në lokal thoshte:

- Ah, kur të shoh vajzën time nuse, të veshur me vello të bardhë, sa e lumtur do të jem!

E nga ta dinte ajo se nuk do ta arrinte këtë ditë?! Biznesi vajzës po i ecte shumë mirë. Ajo bënte dasma të njerëzve të njohur me të cilat fitonte mjaft, por dhe të gjithë ndaheshin të kënaqur, sepse ajo ishte e lindur për atë punë.

Djali mbaroi shkollën për ekonomik dhe punonte si menaxher i biznesit tonë. Pra, gjithçka edhe pas vdekjes së gruas po ecte shumë mirë, vetëm unë ndihesha i vetmuar dhe kisha shumë nevojë të kisha një shoqe. Kishte tre vjet që më kishte vdekur gruaja dhe ende nuk më ishte mbushur mendja të martohesha përsëri. Isha 56 vjeç, por nuk dukesha për moshën që kisha. Një kushëri më prezantoi një grua rreth të 50-tave dhe unë dola me të të pija një kafe. Ajo kishte qenë e martuar dhe ishte ndarë sepse nuk bënte fëmijë. Ishte e mbajtur, por nuk e di pse nuk më ngjiti dhe nuk dija çfarë difekti t’i nxirrja kushëririt, kur më pyeti a më kishte pëlqyer. I thashë se më pëlqeu, por ishte e madhe në moshë. Ai qeshi dhe më tha se ishte vetëm 6 vjet më e vogël se unë.

- Ë, çfarë je ti! Do zoçka të reja. Hajt se flasim edhe për këtë punë, - më tha dhe pa pritur përgjigjen time, e bëri fakt të kryer. Pas një jave më tha se më kishte rregulluar njërën, ashtu siç e doja unë. Unë përsëri dola të pija kafe me të zgjedhurën e radhës. Kur u takova me të, mbeta i shtangur. Ajo ishte një vajzë e re gati te të 28tat dhe mendova se kushëriri po tallej me mua, por pastaj e kapa në dorë situatën, u qetësova dhe u ula të pija kafe.

Pasi u prezantuam, ajo u fut në muhabet lirshëm me mua, sikur kishte një jetë që më njihte. Më tregoi se kishte qenë e fejuar dhe e kishte ndarë të fejuarin sepse e kishte tradhtuar me shoqen e saj.

- Unë jam shumë xheloze! Do të ta marr shpirtin po më tradhtove - e bëri ajo fakt të kryer se do të martoheshim.

- Po ne një kafe po pimë, s’është se…

- Ç’kafe mo?! Ne tani u bëmë një! Unë, qëkur dole nga makina, thashë: “Ky është burri im!” - ma preu fjalën në dysh.

Ishte e shkathët dhe veçanërisht shumë e bukur. Atë ditë na shkoi kafeja nja dy orë. Mua m’u duk pak e hedhur, megjithatë u magjepsa pas saj. Kisha parë edhe herë të tjera kësisoj femrash, por kjo m’u duk si ilaçi që më duhej mua.

- Ta mori mendjen ë? - më tha kushëriri. - Ishte e mirë, por… - Por… thua për këtë rast? Kësaj nuk ke çfarë i thua!

- Jo, jo. Është e mirë desha të them, por është e re për mua.

- Hë dhe ti! Një e re, një e vjetër. Vendos tani.

Dhe ashtu bëra. Vendosa. Mora edhe miratimin e fëmijëve të cilët nuk hezituan aspak, kështu që me një mbrëmje të bukur festive të përgatitur nga vajza, unë e mora në shtëpi dhe jeta ime ndryshoi 180 gradë. Tani më dukej sikur kisha rilindur. Ajo ishte energjike dhe plot jetë. Muajin e mjaltit e bëmë jashtë shtetit e me të vërtetë ishte mjaltë i tëri. “Ku paskam qenë?”, mendoja shpesh.

Edhe me fëmijët ajo shkonte mirë. Ishte gati moshatare me ta e nganjëherë më dukej sikur kisha bërë mëkat duke marrë një grua aq të re, por kur ajo më fuste në botën e saj, i harroja të gjitha këto gjëra. Pas nja një viti ajo më tha:

- Po mërzitem në shtëpi. Ti m’i ke plotësuar të gjitha, por unë nuk kam me se ta kaloj ditën. Pse nuk vij edhe unë te biznesi dhe të filloj të mësoj?

- Po deshe hajde zemër, por kam frikë se mos lodhesh. (Vijon numrin e ardhshëm) mpeticione pasi ju bëjnë lavazh truri dhe ju përfundoni si skllave seksi, ju shfrytëzojnë për trupin e bukur që keni dhe për fytyrën tuaj. Ata njerëz janë mafiozë dhe të trajnuar për të marrë në qafë njerëz. Mos e shisni trupin tuaj dhe harrojini këto kompeticione bukurie që bëhen në vendin tonë dhe që përkthehen në shfrytëzim e mashtrim.

Unë tani kam përfunduar në qytetin tim të lindjes pa punë. Të gjithë në familje e kanë kuptuar, por askush nuk flet pasi kam qenë shumë keq psikologjikisht dhe ata kanë frikë se mund të bëj ndonjë vetëvrasje. Këto konkurse siç ishin në rastin tim, janë mashtrime dhe nuk kanë asgjë brenda, përveçse udhëtimeve jashtë shtetit, merr famë për disa vjet, famë të shpejtë, por që kushton shtrenjtë dhe që humbet po aq shpejt. Unë as nuk i denoncoj dot ata njerëz se janë të lidhur me politikën dhe krimin. Më kërcënojnë se do të më vrasin dhe çfarë është më e keqja e të keqes? Ata janë akoma aty dhe siç më vranë mua ëndrrat, në të ardhmen mund të jesh edhe ti në vendin tim. Kujdes kur aplikoni në konkurse bukurie në qoftë se nuk doni ta pësoni si unë, që jam e dërrmuar dhe e shkatërruar tani…

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.