Nga Miss, përfundova prostitutë!

Intervista - - MËKATE -

(Vijon nga numri i kaluar)

Këtu u hodh dhe mamaja ime dhe kushërira në të njëjtën kohë (se unë kisha folur më përpara me ato) dhe i thanë babait që nuk ka problem, duke ia mbushur mendjen bashkë me mua.

- O shpirti babait, - më tha babai mua, - unë një dritë syri kam, kujdes se ka lloj-lloj mashtrimesh! Do të marrësh pjesë vetëm po të të çoj unë aty e të takoj organizatorët...

- Hë, o ba, - i thashë unë, - pa merak se aty ka media dhe e jep reklamë televizori. Nuk e sheh sa gjëra serioze janë?!

U gëzova shumë në ato momente, thashë shyqyr që ia mbusha mendjen babait. Fluturoja nga gëzimi. Ah, prindi dhe zemra e tij, gjithnjë do më të mirën për fëmijën e tij dhe është i lumtur kur e sheh atë të lumtur. Ditët kaluan dhe erdhi dita e audicionit tim. I hipëm furgonit dhe u nisëm për në Tiranë. Për disa orë ishim në adresën që më dhanë ata në telefon.

Sa shkova aty, më bënë përshtypje zyrat e tyre dhe luksi, si dhe vajzat e tjera të cilat ishin atë ditë në intervistë me mua. Të gjitha pothuajse të zhveshura, të lyera e të rregulluara. Takova atë zonjushën që kisha folur në telefon dhe më futi në një takim me organizatorët. Fytyra e babit tim në ato çaste ishte e vrenjtur dhe shumë e zymtë.

Para disa kohësh pashë në një emision investigativ një zonjë që kishte mashtruar e u kishte marrë njerëzve lekët, por ka edhe më keq... Sa hyra aty, plasën komplimentet! Ata ma blenë mendjen që në fillim me fjalë të tilla: “Gjithë kjo bukuri! Ku ke qenë më përpara?… Ti je e duhura për ta fituar këtë Miss!”. Këto fjalë më bënë shumë të lumtur, më rritën shumë dëshirën për të shkuar përpara. Babai im sapo përfundoi intervista, më la të bëja zgjedhjen time. Këta të kompanisë së bukurisë kontaktuan me shkollën e qytetit tim dhe morën leje të posaçme që të më justifikoheshin mungesat. E kështu unë vazhdova në këtë rrugë. Bënim prova ditë për ditë, më morën në Tiranë, më paguanin një apartament me kushte të mira që na bënte për vete e neve nuk na shkohej më në shtëpitë tona. Provë pas prove, sapo mbaronim, dilnim me gocat e tjera për kafe, hanim bashkë dhe filluam të dilnim edhe mbrëmjeve. Një herë në javë bënim mbledhje bashkë me stafin. Ishte një ndryshim jete 360 gradë dhe shumë i shpejtë për mua. Ndonjëherë nuk ndihesha mirë me gjithë ata njerëz e lokale të shtrenjta mirëpo vazhdoja në budallallëkun tim, më dukej sikur po jetoja ëndrrën time dhe askush nuk do të më ndalonte. Provat filluan të bëheshin në televizion, ku kishte shumë këngëtarë dhe njerëz të njohur. Aty e harroja veten fare, bëja foto me ta, merrja shumë pëlqime në rrjetet sociale dhe më vinte mirë kur shoqet më pyesnin se si kisha mundur të kontaktoja me ta dhe të bëja foto.

Familja filloi të shqetësohej për mua, ndërkohë që unë u rebelova dhe largohesha gjithnjë e më shumë nga ata. U thashë se isha 18 vjeçe dhe duhet të më linin të lirë të jetoja jetën time pa shumë kontroll. Kisha rënë edhe në shoqëri të keqe, që nuk i shmangesha dot. Filluan provat gjenerale për Missin, ku takova një këngëtar dhe u bëra pjesë e klipeve të tij.

U bë kompeticioni i Missit dhe unë fitova aty një vend; jo çmimin e madh, por një çmim tjetër, të cilin nuk po e them për arsye personale. Pas spektaklit bëmë një natë festive, me shumë të ftuar politikanë dhe këngëtarë. Po atë natë, e dehur nga suksesi dhe nga pija, unë shkova në shtrat me këngëtarin që kisha njohur. Mendova se tashmë kisha një të dashur të famshëm, por të nesërmen ai më tha se duhet ta harronim atë natë dhe se duhet të vazhdonim me jetët tona. U mërzita shumë, por me sa duket, ky ishte vetëm fillimi i rënies...

Spektakli tashmë kishte mbaruar, por unë dhe vajzat e tjera nga rrethet, që ishim mësuar me atë mënyrë jetese të shtrenjtë, nuk donim të ktheheshim përsëri në fshatrat tona. Edhe për ketë kishin menduar drejtuesit e spektaklit, të cilët na mblodhën në një takim të veçantë dhe na propozuan të vazhdonim të jetonim në Tiranë, me një kusht: Ata do të na siguronin apartamentin, ushqimin, veshjet e shternjta dhe udhëtimet jashtë vendit, kurse ne duhet t’u bindeshim kërkesave të tyre. Ne pranuam pa një, pa dy. Në fund të fundit, e vetmja gjë që donim ishte të vazhdonim të jetonim në Tiranë dhe të “bëheshin edhe më të famshme”. Fatkeqësisht, ky nuk ishte një plan për të na bërë të famshme, por për të na përdorur, pasi gjatë kësaj kohe, ne ishim të detyruara të shoqëronim njerëz të njohur, politikanë, këngëtarë, biznesmenë shqiptarë e të huaj, sipas porosive që na jepnin.

Mua nuk m’u duk ndonjë gjë e tmerrshme tani që edhe virgjërinë e kisha humbur, ndaj pranova direkt. Me pak fjalë ishim kthyer në kuçka dhe na pëlqente seksi me ata njerëz, na pëlqente të jetonim atë jetë që na dukej “jeta e fundit” dhe paraja na kishte transformuar. Na ishte bërë rrugë dhe na ishte futur thellë në gjak. Nuk kishte më kthim prapa. Kjo gjë vazhdoi shumë kohë, pak a shumë deri kur mbarova shkollën e lartë. Kur u bëra 24 vjeçe, ata na hodhën në rrugë dhe kanë marrë vajza të reja për të na zëvendësuar...

Apeli im është për vajzat... Kujdes kur futeni në të tilla ko-

Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online që ditën e daljes në treg, vetëm për 89 cent në: http://www.pressreader.com/albania/intervista

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.