Tetëdhjetë e tetë tinguj

Intervista - - POSTA -

Thodhori Cerro Në tetëdhjetë e tetë vende udhëtova Me zemër atyre i rashë vërdallë E prapë se prapë nuk të harrova E tani më shumë kam mall! Tetëdhjetë e tetë zemrave iu dorëzova U mora bujshëm dashuri E jo, ty prapë nuk të harrova E më shumë të ndiej tani! Tetëdhjetë e tetë shtretërve u kam aromën Dhe ngashërimave, melodinë Por kam në shpirtin tim jehonën e zërit tënd... Dashurinë! Sa këndshëm ndjehet një soprano Pranë tastierës bardhë e zi Tetëdhjetë e tetë butona ka një piano E kjo nuk quhet rastësi... Ti mbetesh ëndërr dhe sot për mua Nuk mund të luaj me ty. Nuk di!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.