Çdo ditë... çdo natë

Intervista - - POSTA -

Bledi Ylli E ndiej më mungon marrëzisht Imazhi yt vjen e shkon E më turrbullon tmerrësisht Nëse do mundja të vija pas Detin do ta pija të tërë E do të ecja qindra vjet Këmbëzbathur mbi rërë. Do t’u rropatja shtigjeve Netëve të egra të hidhura vrer Do të të ndiqja pa hezituar Ndoshta edhe në ferr! Do të fluturoja pa krahë E në mundja do hapja qiellin E me zjarrin e mallit në zemër Mund të digjia edhe vetë diellin Do tu grindja me retë Kush lotonte më shumë Po numërova pikat e lotit S’ka rënë shi sa kam qarë unë... E s’m’i thajnë lotët Dhe shtatë diej bashkë... Për puthjen tënde

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.