Nuk jam e sigurt në besnikërinë e tim shoqi

Intervista - - PYETJE -

PYETJE QË ENDE PRESIN PËRGJIGJE...

- Jam mes dy dashurive, çfarë nuk gjej te njëri e gjej te tjetri dhe nuk po di kë të zgjedh për t’u fejuar. Njëri është në Shqipëri e tjetri në Kosovë. Ju, si do të vepronit? Eldrina.

- Paske ra në hall të madh moj vajzë, tani të jap mendimin tim unë apo çdonjëri nga ne është e thjeshtë. Ti si person je e ndarë në dy meshkuj, sepse përderisa thua që çfarë nuk gjej te njëri e gjej te tjetri, do të thotë se ke bërë shumë gjëra me ata persona. Nuk të them ç’të bësh, por mblidh veten dhe pastaj shiko. Sonia.

- A besoni në shoqatat jo fitimprurëse? Mua më duket sikur pas tyre ka pisllëqet më të mëdha që ekzistojnë. Kush nga ju ka patur ndonjë të mirë prej tyre? S’e kuptoj një herë çfarë të mire kanë? Ada.

- Besoj që disa shoqata të tilla, janë vetëm si vitrinë për të pastruar para të pista. Asnjë të mirë nuk kanë, vetëm që mbajnë në punë ca persona, të cilët mund të ishin në këtë moment të papunë. Besi.

- A jeni pro apo kundër mbajtjes së armëve për vetëmbrojtje në Shqipëri? Anisa. ron çdo çift të lumtur, duke bërë gërrvërr.

- Mua nuk më pëlqen fare kjo mendësi e gabuar. Pa asnjë shkak flet për tradhti. Fol me veten tënde se ty po të ndodh diçka e pazakonshme. Shko merr qetësues e mos merr në qafë familjen, aq më tepër po të keni fëmijë!

- Ju thoni se më do shumë. Po pse mendon të kundërtën? Mendo çdo sekondë dashurinë që keni për njëri-tjetrin. Nuk ma merr mendja se i mungon gjë nga ti gjersa të do aq shumë. Kurrë nuk mund të shkojë me ndonjë tjetër, hiqe nga mendja. Ju uroj që dashuria juaj të mos shuhet kurrë.

- Hiqini këto fiksime moj aman se latë nam, më tradhton, më ban, s’ma ban qejfin. Nëse të tradhton domethënë nuk ia plotëson dëshirat që ai ka. Uroj mos të të tradhtojë vërtet.

- Mendoj se një individ mund të bëhet xheloz, por jo m’u shkrep në kokë mua

- Anisa, para disa vitesh dikush i ra ne qafe kot babait tim. Kur e pashë babain tim mes dy policve te arrestuar u revoltova aq shumë dhe e urreva aq shumë njeriun që ia bëri këtë babait sa ne ato momente po te kisha pasur arme do të kisha vrare ate bashke me 2 policet sepse edhe ata po të bënin një padrejtesi të madhe. Rrjedha llogjike është kjo, po te kisha pasur arme do i kisha bere ato vrasje, po t’i kisha vrarë ata njerez familja ime sot do te ishte ne gjak. Këto jane pasojat e mbajtjes se armeve. Armet t’i mbajne ata qe kanë detyra ushtarake, të mbrojtjes së rendit e të qetesisë publike, ata qe duhet te mbrojne pronen e tyre ose qe jane te ngarkuar të mbrojne pronen e tjetrit, por edhe keta, gjithmonë me leje. Durim Sosuri.

- Kështu si ka ardhur koha, duhet ta mbash edhe në gjumë, por armët në përgjithësi më mirë të mos ekzistonin fare në këtë botë. Nuk shikojnë se çfarë po ndodh nga arma? Vetëm viktima kemi, prandaj edhe unë si person jam shumë kundër armës apo çdo lloj tipi arme që mund të rrezikojë jetën e tjetrit. Ardi.

- Si ka mundësi që shqiptarët bëjnë shumë përpara kur ikin jashtë Shqipërisë? E kam fjalen për artistët dhe ata që studiojnë... Arturi.

- Shqiptaret kanë sukses kur dalin jashtë sepse atje janë të barabarte me të dhe të bëhem xheloze se kështu m’u fiksua. Që të bëhesh xheloze duhet të ketë një arsye. Mos shkatërro veten me këto mendime.

- Dashuria nuk ekziston kjo është e sigurtë, prandaj mbyll gojen e bëj qejf se një jetë ke. E dua, më do, fjalë boshe dhe në moment që prishet interesi. Nuk e dua e nuk më do. Bëni qejf o milet bëni.

- Sa shumë e vriske trurin. Nëse të ka zgjedhur per grua, të do ty dhe jo tjeter. S’besoj se të tradhton, thjesht ti je e fiksuar.

- Besimi yt qenka zero dhe ku nuk ka besim, nuk ka as dashuri. Sa për pyetjen që drejton, nuk ka receta për këto gjëra.

- E pi kafene ne sh-

tepi.

Matja me meter çdo ditë nese i shkurtohet dhe a te tradhton!

inferioritet.

- Xhelozia eshte tjeret e nuk i trajton njeri ndryshe. Atje nuk ka korrupsion, atje merr aq sa jep, atje nuk të humb djersa e mundi, atje nuk blihen diplomat. Atje te krijohen te gjitha kushtet e mundesite qe te ecesh perpara. Ti e di veç pak ajer hapësire horizont duam ne shqipet edhe fluturojme lart. I pergezoj te gjithe ata që nderojne veten, familjen edhe kombin Shqiptare me arritjet e tyre e ju uroj suksese të mëtutejshme. Durim Sosuri.

- Pa thirri një çikë mendjes o Artur, përse vallë vetëm ata ecin shumë? Ta them unë edhe pse nuk kam bërë universitetin, të gjithë studentët që jetojnë jashtë dinë shumë mirë të vlerësojnë kohën dhe sakrificën që bëjnë për të marrë diplomën, kështu që shikojnë jetën e të ardhmen e tyre duke u përpjekur që në momentin që lënë atdheun. Leta.

- I dashuri im është i martuar dhe gruaja e tij e ka marrë vesh për lidhjen tonë. Të ndahem prej tij? Ani

- Pa më thuaj sa kohë e ke? Në qoftë se dashuria juaj është më e fortë se martesa e tij, pse të ndahesh? Ai që duhet të marrë vendime nuk je ti, por i dashuri yt, ai është i martuar dhe jo ti. Kështu që prit se në çfarë lloj mënyre do sillet ai dhe pastaj vendos. Studentja.

- Çfarë mendoni për një shok të ngushtë (që e sheh si vëlla) të cilit edhe pse i thua që ke të dashur, bën të pamundur që të ta prishë marrëdhënien? Sara.

- Besoj që nuk është shok i ngushtë, ashtu siç e shikon ti. Patjetër që ky person ka ndjenja dashurie ndaj teje, prandaj sillet në këtë mënyrë. Duhet të bisedosh dhe t’ia sqarosh se ti e shikon vetëm si shok dhe jo më tepër. Shpesh femrat bien viktima me këta lloj tipash që shiten si vëllezër, por që bëjnë të pamundurën t’ju shikojnë të lira. Sonila.

- Epo është shumë e qartë që ai ty nuk të shikon si shoqe, por pret diçka tjetër nga ty, kështu që bën mirë t’i prishësh marrëdhëniet me të që tani, se s’do të të lërë rehat gjithë jetës suaj, gjithmonë do mundohet të prishë çdo lidhje që do krijosh, por shikoje dhe ti një herë se mbase mund të jetë fati i jetës tënde. Geni.

- Na tregoni një herë çfarë është Shën Valentini për ju? E festoni apo jo? Nëse nuk merrni dhuratë nga i dashuri, do të ndiheshit keq? Lozonjarja.

- Çfarë mund të tregojmë për këtë festë, që besoj që nuk ka njeri në botë që nuk do e festonte? Janë shumë ata që thonë që ne e festojmë çdo ditë se jemi të dashuruar dhe nuk presim ta festojmë një herë në vit, por të gjithë thellë në shpirt e kërkojmë dhuratën e Shën Valentinit. Besa.

- Si ju duket rritja e biletave dhe aboneve? Kjo ishte si qershia mbi tortë. Gjithë bota i ka të lira linjat urbane, neve uji tu u shterrë e njerëzit tu u mbyt në të. Dhe thonë pastaj pse ndodhin vetëvrasje këtu kaq shumë... Irma.

- Shteti mundohet nga çdo anë të hajë popullin, lëre që këmi linje bërrnute duan të ngrenë edhe çmimet. Këtu është t’u vësh flakën që të marrin urbanë të rinj, të paktën të kemi ku të ulemi dhe jo të shtypemi si sardelet. Plotësoi kushtet që të kërkosh nga populli, por jo pa kushte dhe kërkon para. Beni.

- Pa diskutim që kanë luajtur mendsh këtu në vendin tonë. Në radhë të parë s’kemi urbanë të lëvizim, pret 30 minuta që të vijnë një autobus dhe kur vjen, shtypemi si sardelet brenda, po jo nuk paguaj dhe pikë, duhet të ngremë kokë para se të na vrasin fare. Artjola Tiranë.

- Janë shtuar shumë “artistët”, po kush quhet i tillë, ato që nuk dinë të lidhin dy fjalë ama nxjerrin bythë e gjoks apo ato që janë vërtet artistë, por që janë zhdukur nga ekranet tona?! S’e kuptoj këtë gjë, është çështje marketingu apo këtë kategori do populli të shohë? Emigranti Gjermani.

- Fatkeqësisht, artistët që thua ti, vetëm artistë nuk quhen. Këta persona unë mund t’i quaj mjete përdorimi për një kohë të shkurtër. S’kemi më artistë si dikur që kishe lezet të shikoje filma apo teatër, sot nuk flet goja, por trupi, të gjithë dalin të zhveshur. Prandaj ngado që kaloj, dëgjoj dhe shikoj që vënë vetëm muzike apo lajme sportive në televizor. Berta.

- Shumë mirë e ke theksuar fjalën “artist” sepse tamam tani nuk kemi më artistë siç shikojmë në filmat e vjetër. Tani ekziston trupi, bytha dhe gjoksi këto shesin në ditët e sotshme në ekranet tona. Popullin se pyet njeri por fatëkeqësisht ka ikur vlera e njeriut dhe ndodh kjo që ndodh. Edi Tepelen.

- Si do ta përcaktonit apo silleshit me motrën tuaj nëse ajo bëhet xheloze për lumturinë tuaj? E trishtuara.

- Po të shikoja një gjë të tillë te motra ime, do mundohesha të sillja trurin e saj në vend dhe në qoftë se nuk do t’ia dilja mbanë, atëherë do ta dërgoja në ndonjë spital psikiatrik se patjetër do ketë nevojen e specialistit. Vetëm një person i dalë nga truri mund të bëhet xheloz me njerëzit e familjes. Ada.

- Përse meshkujt kanë tendencën të duan ato femra që sillen keq me ta dhe të injorojnë vajzat e urta e të dashura? Lida.

- Epo, kjo ndodh ngaqë femra e urtë thotë gjithë kohës “po, po” dhe kur nuk kundërshton, tjetri e perdor si t’i dojë qejfi i tij. Këtë mendoj unë me mendjen time të varfër, prandaj edhe ato që janë të rrep- ta ua mbeldhin dhe meshkujt u shkojnë nga pas se mashkulli është si qeni, aty ku nuk mund të bëjë gjë, shkon nga mbrapa. Leta.

- Im shoq më ka tradhtuar sistematikisht me të njëjtën femër dhe unë e mora vesh vetëm tani, pas dhjetë vjetësh. Ju, do të ndaheshit apo do ta falnit? Ndihem shumë e lënduar. Dalida.

- Të them të drejtën, e dashur, kam frikë që yt shoq është i dashuruar pas asaj femre të cilën e ka patur gjithë këto kohë. Problem tashmë nuk është tradhtia, por a do jeni së bashku ashtu siç kishe menduar ti se do të përfundonte lidhja juaj, aty është. Duhet ta kapësh e të flasësh hapur me të, jeta është shumë e shkurtër që të mërzitesh jo për të, por për asgjë në këtë botë. Beni.

- A do ta shisnit dinjitetin tuaj për një vend pune? Nëna pa përkrahje.

- Kam pothuajse 4 vjet pa punuar, kështu që po të dilte rasti, patjetër që do ta bëja. Problem është që s’po më del një rast i tillë, kështu që e dashur nënë, mos u bëj fare merak, jeta është bërë shumë e vështirë, kështu që raste të tilla duhet t’i kapësh dhe të mos i lëshosh, se s’do jetë përgjithmonë, por kalimtare është dhe do kalojë. Nikola.

- Në cilën fushë të jetës do të donit të kishit më shumë sukses? Andi.

- Qëkur isha i vogël, ëndërroja shumë gjëra që do bëja, por jeta është e planifikuar që në momentin që vjen në këtë botë. Aty ku kam patur shumë sukses është në lidhje me njerzit, më hapen shumë shpejt dhe bëhem i dashur në shoqëri. Mbase në punë nuk kam patur dhe aq fat, por kam patur gjithmonë familjen afër dhe kështu jam shumë i lumtur me zgjedhjet që kam bërë. Altoni.

- Besoj që të gjithë do dëshironin në ditët e sotshme të kishin sukses, por sidomos në karrierë, sepse po nuk pate pune sot, në asgjë tjetër nuk ke fat. Vetëm në këtë fushë të jetës besoj që të gjithë do donim, të tjerat fusha shkojnë dhe vijnë. Lida.

- Do të martoheshit sepse ai ka lekë dhe të ofron gjithë rehatinë e botës, edhe pse nuk ka dashuri? Nadia.

- Kush është ai njeri që është qorr dhe nuk dëshiron të shohë dritën e diellit? Mendoj që të gjithë do të martoheshim kur tjetri na premton të gjitha të mirat dhe rehatinë e jetës. Dashuria vjen me kalimin e kohës të dashur lexues, dhe ikën ashtu është, por ajo që ngelet gjithmonë është njeriu, atë të shikoni. Donika Elbasan.

- Më mirë një femër e urtë apo pak e egër? Garipi.

- Më mirë një femër e urtë dhe e butë që të bësh ç’të duash, të egrat nuk janë për ne çunat e natës që na pëlqejnë shëtitjet dhe argëtimi. Ato të egrat janë për ata që u pëlqen të shkojnë pas femrave dhe jo të jenë si bosa në jetë. Tipaki.

- A mund të ndërtohet demokracia nga ish-komunistët? Cili është shkaku kryesor i prapambetjes tonë si vend? Denisi.

- Demokracia ndertohet vetëm nga persona që janë të pastër dhe duan atdheun ashtu siç don prindi fëmijën. Askush nuk është i denjë të ndërtojë demokraci në këtë vend, të gjithë janë të mbytur në pisllëqe dhe vetëm të bëhen sa më të pasur për veten e tyre, nuk besoj tek askush me dhe nuk dua askënd më, nga unë votë s’do të marrin kurrë. Elle.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.