Do të ma shembin shtëpinë?

Intervista - - PYETJE -

- Doja të dija se çfarë kriteresh duhen përmbushur për të përfituar një master dhe burse në Itali?

- Për të përfituar një master në Itali duhet të kesh parasysh dy kritere thelbësore të cilat janë: për fazën e parë duhet të kesh gati certifikatën e njohjes së gjuhës italiane Celi 3, të cilën mund ta marrësh në Institutin Italian të Kulturës dhe për fazën e dytë duhet të sigurosh shumën prej rreth 6 mijë euro si garanci bankare. Për këtë rast, duhet të hapesh një llogari personale rrjedhëse në emrin tënd dhe t’i depozitosh këto para. Ndërsa përsa u përket dokumentave për bursë, janë këto: vërtetim punësimi për prindërit ose anëtarët e tjerë të familjes, vërtetim hipoteke “negativ” për studentin ( që nuk posedon pronësi), vërtetim për prindërit që përfitojnë një shtëpi banimi, vërtetim për prindërit që nuk kanë përfituar tokë në bazë të ligjit 7501, vërtetim i tatim taksave që ka ose jo një biznes për prindërit. Përfshi këto dy kushte, ka edhe dokumente të tjera që duhet t’i sigurosh. Studentët duhet të paraqiten në datën e caktuar me dokumentacionin e mëposhtëm: Certifikatë personale; Formulari i regjistrimit ( modeli A) tërësisht i plotësuar në çdo pjesë, por i pafirmosur. Kini parasysh ju dhe gjithë studentët se në kërkesë duhet të shënohet qartësisht vetëm një degë universitare;

Formulari i autentikimit të fotografisë, i plotësuar me të dhënat personale, por i pafirmosur; Beskida ALIAJ, Koordinatore “INAS – ALBANIA”

Dëftesa e Pjekurisë në origjinal ( ose kopje e konfirmuar me origjinalin). Studentët që nuk zotërojnë më Dëftesën origjinale do të dorëzojnë një vërtetim zëvendësues me rezultatet e të gjithë viteve ( Vërtetim).

Studentët që dëshirojnë të regjistrohen në kurset e ciklit të dytë ( Laurea Magistrale), jo me numër të mbyllur, si për shembull specializim ose kurs të shkurtuar, duhet të dorëzojnë përveç dëftesës së maturës shtetërore, edhe diplomën universitare, listën e provimeve dhe programin e detajuar të studimeve. Studentët e regjistruar në vit të fundit të sistemit trevjeçar, që do të marrin Diplomën brenda verës së vitit 2016, duhet të dorëzojnë një vërtetim me provimet e dhëna. Diploma përfundimtare do të dorëzohet në ambasadë përpara lëshimit të vizës. Fotokopje e pasaportës; 2 fotografi me ngjyra, format pasaporte.

- Ndërsa faza e dytë kërkon dërgimin e këtyre dokumenteve për kërkesën për vizë.

Dokumentet që duhet të dorëzohen me zarf janë:

Nëse nuk është dorëzuar gjatë para- regjistrimit dëftesën e pjekurisë ( eventualisht bashkë me diplomën universitare, me listën e notave dhe me programin e detajuar të studimeve në rastin e regjistrimit në master) origjinal ose kopje e noterizuar, të apostiluar në Ministrinë e Jashtme dhe të përkthyer nga Instituti Italian i Kulturës ( Sheshi Skënderbej, Pallati i Kulturës; tel. 04/ 2379580) ose nga një përkthyes i betuar lista me emrat e të cilëve është e publikuar në faqen e internetit te ambasadës. Formulari për kërkesën e vizës, tërësisht i plotësuar dhe firmosur, me 2 fotografi të bashkëngjitura. Deklaratë mbi të dhënat personale, tërësisht i plotësuar me datë e firmë; Pasaportë e vlefshme mbi tre muaj pas skadencës së vizës së kërkuar; ko- pje e faqes së pasaportës me të dhënat personale; Deklaratë për vendbanimin në Itali:

- Në rast qëndrimi pranë një personi privat: deklaratë strehimi nga data e fillimit të vizës deri më 31.01.2017, fotokopje e dokumentit të identitetit me firmë nga pritësi ( për shembull, nëse është shtetas i huaj: lejen e qëndrimit ( permesso di soggiorno) ose faturat e rinovimit; nëse është shtetas i BE- së, pasaportën ose kartën e identitetit); - në rast qëndrimi pranë enteve apo institucioneve fetare: deklaratë strehimi nga institucioni dhe një fotokopje e dokumentit të identitetit me firmë të ftuesit: - në rast qëndrimi në hotel: prenotim hoteli për qëndrim jo më të shkurtër se një muaj.

Sigurim shëndetësor për udhëtim: mund të bëhet pranë shoqërive të sigurimit si shqiptare ashtu dhe italiane, por në asnjë rast nuk duhet të përmbaje kufizime ose përjashtime të asnjë lloji ( as për sëmundjet e mbuluara nga siguracioni, as përsa u përket tarifave të përcaktuara për një shtrim spitalor urgjent) i vlefshëm nga data e fillimit të vizës deri më 31.01.2017.

Vërtetim bankar për zotërimin e burimeve financiare të studentëve të përcaktuara nga legjislacioni MIUR ( të paktën 5.830,76 euro). Këto fonde duhet të jenë drejtpërdrejt të përdorshme nga nxënësit ( llogari personal) dhe nuk mund të vërtetohen përmes garancive. Duhet te paraqiten nder te tjera

Nje zarf bosh ( i domosdoshëm për kthimin e dokumentacionit); sipër zarfit duhet të shënohen detyrimisht të dhënat e mëposhtme: Mbiemër; Emër; Emri i Universitetit; Kursi i studimit; Adresa e email- it; Numrat e kontaktit: fix si dhe atë celular; Zyrës Postare që mbulon territorin e banimit të studentit. Patronati INAS ALBANIA jep të gjithë konsulencën e nevojshme, që nga fillimi i procedurave e deri në mbylljen e tyre, për të gjithë studentët që paraqiten pranë zyrave tona. Të gjitha shërbimet tona janë falas, pa asnjë lloj pagese. Edhe mbas fitimit të së drejtës për studime në Itali, patronati ynë i ndihmon studentët shqiptarë nëpërmjet strukturave që ka në të gjithë Italinë, deri në akomodimin e tyre të plotë. Adresa: Rruga “Andon Zako Çajupi”, Pll. 7, Kati I. Tel: 00355 683448188.

- Përshëndetje avokat, unë që po ju shkruaj jam një person që dua të ndërtoj një shtëpi sado të vogël sepse jam i pastrehë. Vendi ku dua të ndërtoj është i yni si farefis. Po jua shpjegoj më mirë e më qartë. Gjyshin e ka rritur xhaxhai i tij se ka mbetur jetim që 6 muajsh, pra, besoj se gjyshi im edhe xhaxhai i tij konsiderohen të barabartë si bashkëpronarë të kësaj toke. Më pas toka u kolektivizua e ata nuk arritën ta ndajnë kurrë me njëri-tjetrin. Në vitin 1991, toka u nda mbi bazën e ligjit 7 501. Kushërinjtë, pra, fëmijët e xhaxhait të gjyshit e fëmijët e tyre që janë në qytetin e Tiranës prej 60 vjetësh, na kanë thënë: “ne vetëm nuk kemi të drejtë ta falim apo ta shesim tokën, por mund ta përdorim për nevojat tona lirisht”. As me xhaxhallarët e mi e djemtë e tyre nuk kam asnjë problem. Për më tepër, toka ku duhet të ndërtoj është tokë jo e punueshme. Pyetjet e mia janë: Si duhet të veproj që të mos ndërtoj pa leje? Ku duhet të marr leje? Çfarë dokumentesh më duhen që të filloj të ndërtoj? Cili është institucioni që i lëshon këto dokumente? Sa mund të më kushtojnë ato? Unë nuk dua të ndërtoj pa leje e pastaj të ma prishin, por nga ana tjetër jam edhe i pastrehë, edhe i papunë. Ju falënderoj edhe ju uroj suksese! Trëndafili.

- Përshëndetje zoti Trëndafil. Me aq sa ju tregoni, nuk jam i qartë t’ju jap këshillë të saktë në mënyrë që ju të orientoheni sa më mirë për të zgjidhur problemin tuaj, përsa i përket pronës të cilën ju e keni trashëguar nga gjyshi. Për të dhënë përgjigje profesionale, ju duhet të kontaktoni me Studio Ligjore “Duraj” në mënyrë që të shohim dokumentacionin që ju dispononi, pasi avokati nuk mund të flasë duke u bazuar në fjalë, por duke u bazuar në dokumentacion.

- Megjithatë, po ju sqaroj në mënyrë të përgjithshme se: nëse gjyshi juaj ka qenë bashkëpronar për prona të cilat janë krijuar para viteve 1940, atëherë ju ose bashkëpronarët e tjerë duhet të interesoheshit pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, në të cilën do të kërkonit që këto prona t’ju njiheshin ose t’ju ktheheshin.

- Nëse pronat tuaja do të ishin shpërndarë me ligjin 7501, atëherë ju do të kërkonit njohjen e këtyre pronave dhe kompensimin në vlerë monetare nga shteti për sipërfaqet e zëna. Nëse do të kishit prona të cilat nuk ishin të ndara me ligjin 7501, atëherë do të kërkonit kthimin e tyre. Ju duhet të bëheni pronar për pronën që mendoni se jeni trashëgimtar, pastaj duhet të plotësoni kriteret që jep ligji lidhur me ndërtimin. Për të bërë ndërtim, duhet t’i drejtoheni bashkisë për informacion, nëse ne zonën ku ju keni pronën lejohet ndërtim dhe çfarë distancash duhet të zbatoni, në mënyrë që ndërtimi të jetë konform planit urbanistik.

- Nëse jeni i pastrehë dhe kërkoni të merrni banesë sociale nga Bashkia e Tiranës, duhet të paraqiteni pranë njësisë administrative për marrë listën e dokumentacionit në mënyrë që të aplikoni si i pastrehë. Ndërkohë, kontaktoni me avokat për t’i dhënë zgjidhje problemit të pronave. Përgatiti faqen: Valbona Vukulaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.