Më qëlluan me armë

Intervista - - PYETJE -

I dashuri dhe errësira

- Kam parë në ëndërr sikur isha me të dashurin dhe me motrën time. Atë e lamë në shtëpi, ndërsa ne hipëm në makinë dhe po ecnim në errësirë. Unë kisha frikë, ndërsa ai kishte besim të plotë. Unë nga frika i thoja të mos shkonim shumë larg se nuk i dihej, por ai vazhdonte të ecte. Çfarë kuptimi ka? - Një ëndërr e tillë tregon që ju jeni vërtet natyrë frikacake, sidomos në këtë lidhje. Jeni pak e shqetësuar se si do të shkojë lidhja juaj. Ndiheni sikur jeni në një rrugë pa krye. I dashuri juaj ka besim të plotë në vetvete, ama këtë lloj besimi nuk jua transmeton juve, ndaj ndiheni kështu. Keni nevojë për më shumë siguri, por nuk dini si t’ia kërkoni të dashurit tuaj. Ëndrra juaj është pak a shumë zëri juaj i brendshëm, që dëshiron të dëgjohet, por ju nuk e nxirrni dot sepse keni frikë. Përse nuk ia thoni të dashurit tuaj? Mund ta pyesni hapur se ku do të shkojë lidhja juaj, a do të marrë një drejtim zyrtar, apo jo?! Nëse keni nevojë ta dini këtë gjë, ka ardhur momenti t’ia thoni atij. Në këtë mënyrë, do të shikoni edhe qëllimet e tij. Ju uroj fat! - Doja të dija se çfarë kuptimi ka ëndrra ime, sikur po më vrisnin mua? Më shtinë 4- 5 herë dhe vetëm dy plumba më gërvishtën në supe. Çfarë kuptimi ka, ju lutem? - Një ëndërr e tillë tregon që duhet të keni kujdes nga dy gjëra: nga vetja juaj sepse mund të futeni në mendime të cilat do t’ju bëjnë të ndiheni keq shpirtërisht dhe nga ngjarje apo rrethana të cilat mund t’ju lëndojnë sadopak. Pra, jini i vëmendshëm dhe mos bini pre e asgjëje që ju thonë apo më keq akoma, viktimë e mendimeve tuaja.

Ish-burri dhe kripa

- Pashë në ëndërr sikur erdhi ish-burri. Ai mori pakon e kripës në kuzhinë, më pa e buzëqeshi. E dinte që e pashë se iku duke buzëqeshur e në fshehtësi. Çfarë kuptimi ka? - Kripa në njëfarë mënyre është jetë, sepse trupi ynë ka nevojë për të. Ajo mban ekuilibrin, përfaqëson energjinë dhe i jep më shumë shije ushqimit tonë. Ëndrra juaj tregon se në momentin që mendoni për ishburrin, ju humbisni të gjithë energjinë apo ekuilibrin e jetës. Mos mendoni për çfarë ka kaluar dhe mos lejoni që asgjë që ka lidhje me atë, të ndikojë në jetën tuaj të tanishme. Do të keni raste të mira si në jetën personale, ashtu edhe atë profesionale, por jeni vetë ju që rrezikoni t’i prishni duke kthyer kokën pas. Mos e lejoni këtë gjë!

Më tha se do të vdiste

- Kam parë burrin që më tha: “Edhe 4 vite do të jetoj e pastaj do të vdes”. Ju lutem, më thoni çfarë kuptimi ka kjo ëndërr, se jam e shqetësuar. - Nuk keni pse të shqetësoheni kaq shumë, sepse në fund të fundit, është thjesht një ëndërr. Nëse nuk u besoni ëndrrave dhe nuk e mbani mendjen tek ato, ndonjëherë ato nuk marrin kuptim. Nëse ju nuk jeni ndikuar nga ndonjë film, apo ndonjë bisedë me burrin tuaj (gjë që ka shumë mundësi, përderisa keni parë një ëndërr të tillë), atëherë ëndrra tregon që keni një lidhje të jashtëzakonshme me burrin tuaj dhe vetëm mendimin që mund t’i ndodhë gjë atij, ju e përjetoni shumë keq. Jeni ngjitur pas tij, ndërkohë që duhet të jeni pak më e pavarur, kjo është këshilla që ju jep ëndrra. Nuk po themi të mos e doni burrin tuaj, por më parë të doni vetveten tuaj. Ai ka shëndet dhe jetë, pa merak.

Djali që më pëlqen

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.