Jam mbipeshë. Si të dobësohem?

Intervista - - PYETJE -

- Përshëndetje instruktor! Unë jam 75 kilogramë dhe jam vetëm 25 vjeç. Pra, jam mbipeshë. Çfarë ushtrimesh më këshilloni që të arrij një peshë normale. Ardi.

Mario, instruktor: - I nderuar Ardi, për moshën që keni, jeni pak mbipeshë, por është diçka që mund ta rregulloni në një periudhë jo shumë të gjatë dhe në mënyrë të shëndetshme, vetëm se ju duhet pak vullnet dhe durim. Së pari, përveç ushtrimeve që kërkoni, duhet të dini edhe të mbani një regjim ushqimor, duke minimizuar brumërat, sheqernat e shtuara dhe yndyrnat, si nga mishi edhe nga qumështi. Kjo s’do të thotë të hiqni dorë përgjithmonë prej tyre, por t’i minimizoni ato. Për dobësim duhet të përqendroheni më shumë te perimet, tek e bardha e vezës, frutat, produktet e sojës, gjoks pule pa lëkurë, peshk, bylmetrat pa yndyrë dhe mishi pa dhjamë. Nuk duhet të tejkaloni asnjë vakt, pra, duhet t’i hani vaktet të rregullta, mundësisht edhe ndonjë të ndërmjetëm, kuptohet me një sasi jo shumë të madhe. Mos u ngrini me stomakun plot, por me stomak të lehtë. Hani perime që të ndiheni i ngopur. Pini shumë ujë, gjer në 2 litra ose 3 kur të filloni stërvitjen. Në momentin që keni shumë oreks dhe nuk është vakti për të ngrënë, merruni me diçka, jo të konsumoni sepse nuk keni çfarë të bëni. Pra, duhet të konsumoni më pak kalori sesa harxhoni. Vakti i fundit i ditës duhet konsumuar maksimumi në orën 8 të darkës. Mirë do të ishte në 7 të darkës, por po supozojmë se jeni në - Po dilja nga mësimi me shoqen time dhe kur po i afroheshim një ure, ajo u largua. Papritur pashë djalin që më pëlqen. Ai ishte me një shok dhe ai shoku po i thoshte: “Ik, ik, thuaji që e pëlqen, thuaji se e do”. Ai erdhi drejt meje. Në dorë kishte një palë syze dielli që m’i dha dhe më pas, u largua. Çfarë kuptimi ka kjo ëndërr? punë, shkoni në palestër apo pini ndonjë kafe. Më vonë, nuk do ishte mirë të konsumoni asgjë, sepse bëhet direkt dhjamë.

- Ndërsa përsa u përket ushtrimeve, është koha që të lëvizni më shumë. Për të rënë në peshë ju kërkohet të bëni të paktën 1 orë ushtrime 4-5 herë në javë dhe këto ushtrime duhet të jenë kryesisht kardio. Të paktën një muaj rresht duhet të bëni kardio për të humbur peshë si fillim. Pas një muaji do të filloni të bëni edhe ushtrime force për të tonifikuar muskujt, sepse do të kenë rënë mishi dhe lëkura e trupit. Mos e teproni duke provuar të ushtroheni shumë që në fillim, filloni dhe gradualisht shtoni intensitetin, për të shmangur lëndimet. Një mënyrë e mirë është që të bëni trajnim me intervale, që do të thotë, shpërthim të shpejt të vrapimit me intensitet të lartë, i përcjellë më pas nga vrapim me intensitet të ulët… pra, shpejtngadalë, shpejt-ngadalë. Një ushtrim i tillë me intervale ndihmon që të djegësh më shumë kalori. Filloni me 2 minuta ecje dhe më pas shtojeni shpejtësinë të paktën gjer në 30 sekonda vrap të shpejtë, më pas filloni sërish me 2 minuta ose 1 minutë e gjysëm vrapim të ngadaltë. Bëjeni këtë gjë për 20 minuta ose përsëriteni si ushtrim gjer 8 herë; vrapim i ngadaltë-vrapim i shpejtë. Më vonë mund ta bëni dhe me minuta, 2 minuta ngadalë-2 minuta të shpejtë. Kjo metodë është vërtetuar tashmë që ndihmon në rënien në peshë më shumë se çdo ushtrim tjetër. Pastaj bëni dhe 20 minuta biçikletë apo step. Pra, mirë është të bëni sa më shumë kardio, gjersa të bini në peshë dhe më pas të filloni ushtrimet e forcës.

- Kuptimi është i qartë fare, ju e pëlqeni këtë djalë dhe dëshironi shumë që ai ta marrë guximin dhe të vijë t’ju flasë, t’ju ftojë për kafe, pra, të lidheni me të në njëfarë mënyre. Ju e mendoni kaq shumë saqë është e pamundur të mos e shikoni në ëndërr, ama ëndrra ju paralajmëron të bëni kujdes dhe të mos fiksoheni pas tij. Nëse shikoni që edhe ai ka interes për ju, atëherë afrohuni me të nëpërmjet shoqërisë së përbashkët. Nëse nuk ka interes, lërjani fatit në dorë, por mos i shkoni ju pas. Pëlqimi duhet të jetë i dyanshëm, jo vetëm nga ana juaj. Syzet që ju ka dhuruar, përfaqësojnë intuitën, që do të thotë se duket të bëni kujdes. Nëse nuk ka interes ndaj jush, duhet të mos i jepni shenja që e pëlqeni më shumë seç duhet! Përgatiti faqen: Valbona Vukulaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.