S’po i heq dot aknet!

Intervista - - PYETJE -

- Jam një vajzë 22 vjeçe. Që nga puberteti kam probleme me aknet në fytyrë. I kam vizituar shpesh dermatologët e qendrave mjekësore familjare dhe më kanë rekomanduar locion me sulfur dhe klindamicin, shmangie të ëmbëlsirave dhe të pijeve të gazuara. Nga ëmbëlsirat nuk kam arritur të përmbahem, por edhe kur kam ndjekur këshillat, nuk kam pasur ndonjë efekt. Pas një konsultimi në një qendër më kanë thënë që aknet mund të jenë pasojë e ndonjë infeksioni ( unë kam infeksion urinar).

Po ashtu, edhe pirja e duhanit mund të ketë këtë ndikim ( jam konsumuese e duhanit). Nganjëherë kam kruarje të këtyre puçrrave. Ndërkohë, po përdor disa krema të thjeshta. Doktoreshë, më jepni ndonjë zgjidhje.

Dr. Albana Lufi, Ph. D në Dermatologji: - Akne vulgaris është një inflamacion kronik i adoleshentëve dhe të rriturve e shfaqet te personat me lëkurë t ë yndyrshme. P ë r shfaqjen e aknes ndikojnë disa faktorë, por më të rëndësishmit janë: Trashëgimia ( Tendenca për akne është e trashëguar ashtu si edhe përmasat e aktiviteti i gjendrave yndyrore), si dhe prodhimi i shtuar i yndyrës i ndikuar dhe nga hormonet mashkullore. Faktori kryesor në shfaqjen e aknes është prodhimi i yndyrës. Para pubertetit, gjëndrat e yndyrës janë të vogla. Zhvillimi i tyre dhe niveli i prodhimit të yndyrës kontrollohet nga hormonet mashkullore ( testosteroni dhe metabolitet e tij, sidomos Dehydroepiandrosteroni DHEA). Në pubertet, nën ndikimin e hormoneve mashkullore, gjëndrat e yndyrës rriten në madhësi dhe rrisin prodhimin e yndyrës. Në shfaqjen e aknes luan rol edhe një lloj bakteri. Format klinike të akneve variojnë nga forma me pak komedone ( pika të bardha ose të zeza) në aknen komedonike ( me shumë komedone) deri në ndryshime serioze me shumë elemente papulo pustuloze, abcese, ulcerime. Kemi tre forma ose grada të aknes:

- Akne e gradës së parë. Akne- ja fillon me komedone në pubertet, me lezione në fillim në hundë e më pas në ballë dhe në faqe. Nëse ka vetëm pak komedone, rasti konsiderohet i lehtë, nëse ka qindra komedone të mbyllura, sëmundja është serioze dhe trajtimi është i vështirë.

- Akne e gradës së dytë. Komedonet kthehen në puçrra me ose pa qelb ( papula dhe pustula). Ecuria mund të jetë e lehtë, vetëm me disa papula, pustula ose më e theksuar me papula, noduse të shumta në faqe, qafë, gjoks, shpinë dhe në pjesën e sipërme të krahëve.

- Akne e gradës së tretë. Kjo është forma më e rëndë e aknes dhe prek meshkujt më shumë se femrat. Paraqitet me komedone, papula, pustula Gastro-hepatologe: Qendrore Tirane Ortoped: Dr. Muharrem Ferhati Cel 0682232890 Reumatolog Dr. Fatos Hoxha, Poliklinika Qendrore Specialist HIV/AIDS/IST Dr Memo Boci Cel 069 22 97071 Psikopediatër: Selami Deraj, Poliklinika Qendrore Dr. psikiatër Valentina Qemalli (Asabella) Tel. 069 81 89990. Endokrinologe: Luftime Brukaj, Poliklinika Qendrore Infeksioniste Dr. Alma Hoxhaj PQ Tiranë Stomatologe, Anisa Nasto: Adresa: Stacioni i Trenit Rr. Karl Gega, Tiranë 0692392662. Bujar Pernaska, Dr. i Shkencave Mjekësore, - Poliklinika Qendrore Tirane.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.