Mos jam Letra për psikologun homoseksual?

Intervista - - PYETJE -

- I nderuar Jashar Demiri! Ju drejtohem me letër juve, pasi e kam shumë të vështirë të flas me njeri drejtpërdrejt për këtë që dua t’ju them. Më vjen shumë turp ta diskutoj edhe me mikun tim më të mirë, pasi kam frikë se trembet... Unë jam 26 vjeç dhe më ka zënë tmerri, pasi herë pas here, kam ndjesinë sikur më tërheqin meshkujt. Sa më shumë e çoj nëpër mend një gjë të tillë, aq më e vërtetë më duket. Unë kam patur lidhje me femra dhe ia kam kaluar mirë me to, ndaj s’e marr vesh çfarë po më ndodh. Mos jam homoseksual?

Dr. Jashar Demiri, psikolog klinicist: - Me sa lexoj nga letra juaj, ju vuani nga homofobia, pra, nga frika e të qenit homoseksual. Kjo është një lloj frike shumë pikëlluese, therëse, pasi lind te njerëzit me ndjenjat e sublimes dhe me dëshirën për perfeksion, që, jo vetëm që nuk janë homo, por e urrejnë një gjë të tillë, kanë neveri, pra, në thelb janë si racistët. Është pikërisht ky mospranim i fenomenit, kjo neveri apo urrejtje ekstreme ndaj këtij fenomeni, ajo që i bën disa të tremben e të krijojnë gjendje ankthi nëse shohin apo dëgjojnë për homot dhe të jetojnë me një “shyqyr” të madh, që ata vetë nuk janë të tillë. Mirëpo, ky “shyqyrllëk” mund të mos zgjasë shumë sepse mjafton një “ngacmim” apo ndonjë ndjenjë e rreme si imitim i frikës dhe te këta njerëz mund të fillojë alarmi, frika se mos janë vetë të tillë. Alarmi mund të fillojë nga një ëndërr me homoseksualitet, gjë që është krejt normale, pasi çdo njeri ka sadopak dyseksualitet brenda vetes. Këtë ëndërr, personi e pranon si një “fakt” të turpshëm, të neveritshëm dhe nuk ia “fal” vetes që ka ndjerë kënaqësi. Pastaj, dalëngadalë, veprojnë ndjenja të tjera të rreme, psikosomatizmat, si për shembull, mashkullit i duket sikur i pëlqejnë meshkujt, kurse femrës, sikur i pëlqejnë femrat. Edhe më tej, meshkujt mund të mos kenë dëshirë për seks, kurse femrat i tmerron mendimi se nuk po ndjejnë më për meshkujt si më parë. Zinxhiri i mendimeve e ndjesive negative, vijon kështu: Nga mendimet e frikshme katastrofizuese, kalohet te “ndjesitë” (jo normale, imituese); nga ndjesitë e frikshme, lindin emocionet si: turp i madh, siklet, ankth, vuajtje, ndjenja faji, pështirosje të vetvetes, depresion etj.

Problemi nuk mbaron këtu: Pasojnë kepërshtatjet. Çfarë për shembull? Djemtë kanë frikë të shohim djem të tjerë dhe duan të paraqiten sa më “burrërorë” në komunikime, në ecje e veprime ose nxitojnë për seks me femrat, për të bindur më shumë veten se ndiejnë pikërisht për femrat e jo për meshkujt, kurse femrat bëjnë të kundërtën. Nuk e dinë fatzinjtë se pikërisht këto lloj keqpërshtatjesh që quhen kompulsione, e shtojnë edhe më shumë frikën e ankthin, brengën e vuajtjet sepse “dështimin” më të vogël në seks ua paraqet mendja reaktive (“djalli” apo “shejtani”), si një provë të re, duke i trembur edhe më shumë që janë homo dhe pikë! Kështu, ju supozoni e trembeni shumë derisa lind homofobia. Ky është rreziku i vërtetë i këtij fenomeni, ankthi i pakontrolluar, vuajtja pikëlluese. Shumë njerëz kanë ardhur tek unë me një frymë, pasi “të vërtetën” e turpshme e të frikshme, nuk ia tregojnë as mjekut. Dikush më tha me lot në sy: “Më mirë ta pranoj që jam e të shpëtoj, o doktor!”. “Çfarë të pranosh, diçka që s’e ke e s’e bën dot kurrë sikur edhe botën të ta falin? Çfarë të pranosh, mashtrimin?”, i thashë. Besimtarët e vërtetë e kanë zgjidhur këtë problem shumë thjesht; ata thonë se është “shejtani” apo “djalli” që ua përshpërit këtë ide, por ata thjesht nuk ia “varin” sa duhet që të mos e besojnë e as të tremben dhe, dalëngadalë, ajo kalon.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.