Dollarët

Intervista - - ARGËTIM -

rit humo ii Kënd

Dy të sapomartuar shkojnë për pushime dhe burri i kërkon të shoqes të bëjë xhiro me një aeroplan sportiv, për dhjetë dollarë.

- Mos u bëj budalla Xhon, dhjetë dollarë janë dhjetë dollarë!

Kjo skenë përsëritet vit pas viti derisa tashmë pleq, ata të dy shkojnë sërish për pushime.

- Hë Marta, më lër të hipi njëherë në aeroplan, jam 81 vjeç, ndoshta nuk do të bëj më pushime...

- Ah, jo, jo, as që bëhet fjalë Xhon, dhjetë dollarë janë dhjetë dollarë!

Një nga pilotët dëgjon bisedën dhe u propozon një marrëveshje:

- Hipni që të dy dhe nëse arrini të qëndroni pa folur, nuk keni për të paguar asnjë lek, ama nëse flisni qoftë edhe një fjalë, do të paguani dhjetë dollarët.

Pleqtë hipin dhe piloti nis të bëjë akrobaci pas akrobacie që pleqtë të tremben, ama ata s’e hapin gojën. Duke e parë që s’i tremb dot, piloti e ul aeroplanin dhe thotë:

- Jeni me të vërtetë të paparë! Me gjithë ato që bëra, as që e hapët gojën.

Plaku: - Në fakt, kur Marta ra nga avioni desh bërtita, dhjetë dollarë janë dhjetë dollarë!

Dy miq të vjetër nisin të pinë në bar dhe i pari fillon të shesë mend në lidhje me femrat me të cilat ka shkuar.

- I dashur miku im, ti ndoshta s’e beson, por duke përjashtuar sigurisht mamin dhe motrën time, unë kam shkuar me të gjitha gratë e qytetit!

I dyti, duke buzëqeshur: - Unë në fakt kam shkuar Rregullat e lojës Sudoku përbëhet nga 81 kuti të vogla, të cilat ndahen në nëntë rreshta dhe në nëntë kolona. Në disa nga këto kuti janë shkruar numra. Pjesa tjetër e kutive duhet të plotësohet nga lojtari, duke shfrytëzuar numrat nga 1-9, pa përsëritur asnjërin nga numrat brenda kolonës apo rreshtit. Loja komplikohet nga fakti se kuadrati me 81 kuti të vogla ndahet në nëntë kuadrate të tjera, të cilat përbëhen nga nëntë kuti. Brenda secilës kuti duhet të jenë numrat nga 1-9, pa asnjë përsëritje. Shuma e shifrave të çdo kolone, si dhe të çdo rreshti, duhet të dalë 45. Kjo lojë kërkon logjikë dhe durim.

Miqtë

vetëm me dy gra, po e di ç’do të thotë kjo? Që ne të dy së bashku i kemi kaluar nëpër duar gjithë gratë e qytetit!

Në dyqan

Klienti kthehet në dyqan dhe i bërtet shitësit: - Mor zotëri, asnjëri nga kunjat e shkrepëses që bleva te ti nuk u ndez!

Shitësi: - Shumë e çuditshme... E pra, i pata provuar një për një a ndizeshin apo jo!

Pyetja

- Çfarë i nevojitet një burri që ka gjithë çfarë i duhet?

- Një grua, që ta mësojë si funksionojnë ato që ka...

I dehuri

Policët ndalin në rrugë një shofer të dehur dhe i drejtohen: - Ju lutem, patentën! I habitur, i dehuri u përgjigjet: - Patentën? Po si s’keni turp?! Jua dhashë dje dhe ju tashmë e keni humbur?!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.