Si të kujdeseni për veten sipas shenjës së horoskopit?

Intervista - - HOROSKOPI -

Marsi vazhdon të jetë në shenjë. Mos u lodhni shumë, pavarësisht se keni shumë energji. Mësoni ta kurseni energjinë dhe ta dozoni, sepse keni tendencë ta shtypni gazin në maksimum, edhe kur nuk është e nevojshme. Ju do të bëni edhe llogaritë për të ditur se sa të shtrini këmbët. Kështu, do të mendoni për të ardhmen, martesën, familjen, fëmijët, shtëpinë dhe nuk do të guxoni të rrezikoni. Marsi në shenjë ju motivon në maksimum.

Saturni ju shtyn të mendoni se çfarë duhet të bëni për të përdorur potencialin tuaj në maksimum. Ju keni ide e projekte që ju eksitojnë mendërisht, megjithatë, nuk guxoni t’i vini në jetë. Çfarë ju bllokon? Mbase ju mungojnë njohuritë. Në këtë rast, flisni me njerëz që e kanë këtë përvojë dhe që mund t’ju ndihmojnë. Do të ishte gjynah të mos vinit në jetë ëndrrat tuaja, vetëm sepse nuk guxoni të pyesni. Nuk mund të bëhen të gjitha gjërat vetëm.

Plutoni dhe Jupiteri janë aleatët tuaj këtë javë dhe ata do t’ju japin fuqi e pushtet në mënyrë që të impononi veten. Askush nuk do ta diskutojë mendimin tuaj. Dëgjojini pak edhe të tjerët. Ata mund t’ju mësojnë gjëra të cilat nuk i keni ditur më parë. Nuk është e thënë që ju të keni gjithmonë të drejtë. Në dashuri do të flisni edhe për paratë. Kjo nuk është një temë romantike, megjithatë, bëni përpjekje që të mos veproni vetëm me tru sepse edhe Pengojeni veprimin plakës të kohës, rinovohuni dhe ndihuni të freskët, duke pasur si udhërrëfyes planetin e shenjës suaj. Disa hapa të thjeshtë, duke u bazuar te shenja juaj, do t’ju ndihmojnë në këtë drejtim...

(Vijon nga numri i kaluar)

Gaforrja

Je e bukur, kuptoje dhe pranoje! Shikohu në pasqyrë dhe thuaja vetes përsëri e përsëri! Përmirëso menjëherë vlerësimin që ke për veten dhe të gjitha do të rregullohen! Ti je shenja me më shumë ndjenjë mëmësore e zodiakut, që kujdesesh për të tërë, qoftë edhe duke lënë veten pas dore. Mos u përpiq t’i ngjash mamasë tënde, nuk të shkon. Mëso “ta shesësh” veten. Pamja jote e jashtme zbukurohet nga ngjyrat e ndezura, grimi dhe aksesorët... Kujtoje këtë dhe fillo sa më shpejt të blesh gjërat që të duhen. Gjithashtu, mëso të zgjedhësh të brendshmet. 80% e grave zgjedhin numrin e gabuar të sutjenave. Vështrimet e të tjerëve përqendrohen në gjoksin tënd, sepse kjo është karakteristikë e shenjës tënde. Mbase ka ardhur momenti të bësh diçka për të. Rifresko menunë tënde, shto më shumë perime e fibra në dietën tënde dhe do të shohësh si do të rinovohen edhe fytyra, edhe trupi yt.

Luani

E di shumë mirë se, kur kujdesesh për stilin e flokëve, dukesh më femërore dhe shik. Kujdesu pra më shpesh për flokët e tu dhe jo vetëm në fundjavë. Pastroje karmën tënde! Si shenjë zemre, Luani mund të ndikohet

ndjenjat kanë rëndësinë e tyre. shumë nga e kaluara. Mëso të falësh veten dhe, nëse është e nevojshme, kërkoju të falur edhe atyre që ke afër. Para se të shkosh diku, mendo mirë për mesazhin që do t’u transmetosh të tjerëve që ke rrotull. Fol, lëviz, “luaj” dhe jep 100% nga vetja që ta transmetosh këtë mesazh. Bëhu femërore. Ti ke në vetvete një energji të paparë që mund të nxjerrë në pah anën tënde femërore. Kanalizoje atë në këtë drejtim dhe do të shohësh se do të bëhesh edhe më seksi! Rregullo më në fund edhe atë defektin që të bezdis prej vitesh, qoftë ai një nishan, strije, dhëmbë të verdhë, qime me shumicë, një tatuazh që do të heqësh... Duhet ta kishe rregulluar prej kohësh!

Virgjëresha

Fut ushqime biologjike në dietën tënde. Për një Virgjëreshë, vitaminat dhe substancat ushqyese janë baraz me një pamje të bukur dhe të freskët! Shenja jote ka lidhje me sistemin nervor. Për këtë arsye, shpesh e kap veten duke u stresuar më shumë se ç‘duhet. Gjej menjëherë një mënyrë për t’u relaksuar dhe për të qetësuar veten. Mund të të ndihmojnë një banjo me ujë të nxehtë, një filxhan çaji, ose meditimi. Mëso të flasësh me fjalë të ëmbla, optimiste që do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë si ti, ashtu edhe bashkëbiseduesit e tu. Rregullo çantën me produkte kozmetike, hidhe atë rimelin e vjetër, të skaduar, rinovo tonet e syve dhe kremërat. Mjaft kurseve! Mbase je e detyruar të pakësosh shpenzimet e përditshme, por mos bëj tolerime në dhuratat që i bën vetes.

(Vijon numrin e ardhshëm)

Mërkuri dhe Afërdita në shenjë janë pozitivë për dashurinë tuaj. Dialogu dhe romanca do të zgjasin edhe pas Shën Valentimit. Kështu mund të parashikoni një udhëtim në çift. Nëse jeni beqarë, një shok/shoqe do të përpiqet t’ju prezantojë dikë. Pranoni, sepse ka shanse të takoni një njeri interesant, me të cilin mund t’ju puqet ylli. Në punë gjërat po lëvizin dhe ju do të ndiheni të kënaqur. Do të jeni edhe në formë këtë javë.

Dielli dhe Neptuni janë në shenjë dhe do të keni plot surpriza, ndaj hapni sytë mirë mbi shenjat e vogla që ju dërgon fati. Pranoni çdo ftesë të papritur që do t‘ ju bëjnë, flitini për ëndrrat tuaja profesionale një shoku/ shoqeje që mund të ketë kontakte. Intuita juaj bie në sy në këtë moment dhe ëndrrat janë parathënëse të realitetit. Në dashuri mund të ndiheni paksa të zhgënjyer, por së shpejti, Afërdita do të vijë në shenjën tuaj, duhet vetëm pak durim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.