Dr. Memo Boci, specialist i HIV-AIDS E vërteta e bananeve të infektuara me HIV?

Intervista - - AKTUALITET -

Blerina Çizmja: - Doktor, kohët e fundit në internet po qarkullojnë lajme për injektim të virusit HIV te bananet dhe njerëzit janë shumë të shqetësuar. A është e mundur të ndodhë kjo?

Dr. Memo Boci: - Dëgjo, virusi ka një emër, quhet virusi i pamjaftueshmërisë imunitare njerëzore (Virusi i Imunodefiçencës Humane). Kjo do të thotë se, që një qelizë virale të jetë injektuar për të infektuar të tjerët, kërkohen disa rrethana. E para, rruga e marrjes, e dyta, koha e marrjes dhe e treta, sasia e marrjes, përqendrimi, siç e quajmë ne. Rrugët e njohura të transmetimit të HIV- it janë këto: marrëdhëniet seksuale (vaginale, anale apo orale sepse janë vende ku trupi ka mukozë), nëpërmjet gjakut dhe nëpërmjet ushqyerjes së foshnjes me gji. Injektimi direkt në gjak i një lëngu që përmban virusin HIV, është mundësia më e madhe për t’u infektuar.

- Po thoni se nuk ekziston mundësia e infektimit me anë të të ushqyerit me një ushqim të infektuar me HIV?

- Nuk ka të dhëna që njerëzit të jenë infektuar me anë të të ushqyerit, me përjashtim të ushqyerjes me gji të fëmijëve të porsalindur, kur nëna është e infektuar me HIV dhe ku mundësia e infektimit është afërsisht 30%, pra, më e vogël sesa në të dyja rrugët e tjera që folëm më lart.

- Pra, nëse vërtet, siç thuhet, në treg ka fruta të cilëve u është injektuar virusi HIV...

- Në radhë të parë nuk qëndron çështja e injektimit të frutit sepse nuk përmbushen rrethanat për të cilat folëm, sasia. Nuk mund të blesh një banane që të jetë e ngjeshur me virusin HIV, pasi që të jetojë, mikrobi do qelizën njerëzore dhe nuk mund të jetojë te një frut.

- Sa kohë mund të jetojë mikrobi jashtë trupit të njeriut?

- Nga 2-24 orë, por kjo varet ku qëndron sepse po ta lësh në tavolinë, për shembull, nuk reziston. Nëse mikrobet e tjera asgjësohen në temperaturë 100-120 gradë, virusi HIV fillon të shpërbëhet që në 60 gradë, pavarësisht se garancia jepet kur kalon temperatura e vlimit.

- Ka nga ata që besojnë në teoritë e konspiracionit, ndaj më duhet t’ju pyes: Nuk mund të ndodhë që virusi të jetë i përgatitur në mënyrë laboratorike që t’i rezistojë një ambienti tjetër, veç trupit të njeriut?

- Dëgjo, se çfarë përpunimesh të tilla mund të bëhen nga agjentura të ndryshme, këtë unë nuk mund ta them, sepse duhen të dhëna shkencore që të flasim. Ne flasim në bazë të asaj që kemi sot për sot. Nëse një laborator rrit, bie fjala, rezistencën e këtij virusi në shkallë superiore, këto janë diversione, nuk janë punime shkencore, por në rrugët e njohura, kjo nuk është e mundur. Ajo që ne dimë është që çdo pjesë e trupit të njeriut në sipërfaqe që është e dëmtuar, pra ku është prishur thellësia e lëkurës dhe është gjakosur, krijon mundësinë për t’u infektuar. Duhet prania e gjakut, e lëngut vaginal dhe e spermës që të marrësh in- feksionin. - Po nëpërmjet puthjes? - Nëpërmjet puthjeve dhe ledhatimeve të zakonshme, virusi nuk transmetohet, por në rast se kemi puthje me gjakosje, mundësia e infektimit, megjithëse është e vogël, ekziston.

- Deri më sot, nuk kemi parë që Organizata Botërore e Shëndetësisë të jetë prononcuar për çështjen e infektimit të frutave. Ju, që jeni më afër përditësimeve të kësaj fushe, mund të na thoni nëse ka patur ndonjë deklaratë së fundmi për këtë çështje?

- OBSH-ja i ka quajtur të sakta ato rrugë të marrjes së infeksionit që unë përmenda më lart. Të tjerat janë spekullime. Përhapja e këtyre thashethemeve mund të bëhet për qëllime tregtare ose të tjera, që nuk na përkasin neve. Përderisa virusi ka këtë emërtim dhe nuk ka dalë një tjetër, nuk është e mundur që përhapja e virusit të bëhet nëse nuk është në mes njeriu, qeliza. Virusi strehohet te qeliza njerëzore; aty fle, aty shumëzohet dhe me atë infektohet. - Çfarë e shkatërron vi( Vijon në faqen 8)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.