Fansja kërcënon: “Nëse nuk më shkruan brenda 24 orëve, do vras veten!”

Intervista - - FACEBOOK VIP -

E frikshme apo jo?! Në fakt, nuk është hera e parë që një fanse bën deklarata dhe veprime kaq të guximshme. Shpesh fansat lëndojnë veten duke gdhendur emrat e këngëtarëve të tyre të preferuar e duke i ngritur ata në piedestal. Sjellje dhe veprime të tilla shkojnë përtej një mendjeje të shëndoshë, por VIP-at në fjalë në fillim duket se po e shijonin këtë çmenduri që sigurisht tregonte për adhurimin deri në marrosje të fansave ndaj tyre derisa e kuptuan se veprime të këtij lloji mund të sillnin pasoja jo të dëshirueshme për askënd, sepse ti mund të përgëzosh reagimin e një fansi që mund të shkruajë emrin tënd në lëkurë tatuazh me bojë, por jo me thikë! Është e habitshme të mendosh që edhe në Shqipërinë ku ka shqetësime më të mëdha sesa admirimi i tejskajshëm për një personazh publik, të ndodhin të tilla gjëra, por ja që ndodh edhe këtu. Madje, ka nga ata VIP- a, për të cilët fanset edhe do të vrisnin veten!

“Oooo Ledri, m’shkruj direkt, mos u bo viktim e

Duket se kjo vajzë është programuar për të sjellë lajm ose dëshpërimisht e tërheq lajmin pas vetes në çdo rast. Pasi solli në “modë” përmes lakimit vend e pa vend, fjalën “zog”, duket se ajo e ka kuptuar që fjalët nuk kanë më rëndësinë që pritej, shkurt, nuk bëjnë më punë. Kështu, pas planit A, hidhemi në planin B. Jo më këngë me fenikse, jo më gjeste nëpër klipe apo koncerte që i drejtoheshin “atij”, tani flasim me fakte dhe ku ka fakt më të fortë se kjo foto në kufijtë e skandalit? Kjo është as më pak dhe as më shumë sesa pamja që u është “servirur” nga këngëtarja të pranishmëve dhe teleshikuesve në emisionin me Ermal Mamaqin “6 ditë pa Ermalin”. imja. Nëse s’më shkru mbrenda 24 orëve, e mys veten”.

Pikërisht kështu i drejtohet fansja Ledri Vulës në postimin e tij të fundit. Të themi të drejtën, ne u trembëm nga ky koment aq sa me zemër në dorë, iu bashkuam ankthit të saj në pritje të një përgjigjeje nga ana e këngëtarit, fjala e të cilit, në këtë rast, mund të ishte shpëtim. Në të vërtetë nuk dimë sa seriozisht duhen marrë raste të këtij lloji, nuk dimë as se sa seriozisht e ka marrë vetë Ledri këtë postim, por shpresojmë që të rinjtë të mësojnë të jenë më me këmbë në tokë dhe të kuptojnë se asgjë nuk është më e rëndësishme sesa shëndeti dhe jeta e tyre.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.