Blerim Destani dhe idhulli i shqiptarëve… “Njeriu me shenjë”

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Jemi të sigurt që më shumë se gjysma e shqiptarëve do ta kenë zili dhe se do të donin shumë të ishin në vend të aktorit Blerim Destani në këtë foto. Ar- syeja? Besojmë se e kuptoni vetë. Al Paçinoja, më shumë se me të gjitha rolet në karrierën e jetës si aktor, mendojmë se e ka fituar zemrën e publikut shqiptar me rolin e Toni Montanës në filmin “Njeriu me shenjë”. Dhe sikur ta dinte Toni Montana se sa fansa ka në Shqipëri, se sa adresa Facebook-u janë hapur me emrin e tij në atë film, sa djem të rinj do të donin të kishin lindur “Toni Montana”, nuk do të rrinte aty duke ndërruar dy fjalë me Blerim Destanin, por do të vinte në Shqipëri dhe të përjetonte aq fort ndjenjën e të qenit “Toni Montana”, sa edhe ai vetë të dyshonte nëse vërtet Al Paçino! Epo Al, nuk të tha njeri ta përvetësoje deri në perfeksionizëm atë rol. Megjithatë, nuk dihet, ndoshta Al Paçinoja vendos një ditë të vizitojë Shqipërinë dhe shqiptarët, ndaj mbajeni lart moralin djema.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.