Flori ironizon… pushime në Bora Bora

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Sa kemi qeshur kur e kemi parë këtë video që ka postuar së fundmi këngëtari Flori Mumajesi në faqen e tij të Instagramit! Ai ka një shoqëri të ngushtë me Dj Vickyn i cili është një djalë plot humor dhe duket se e gjen gjuhën e përbashkët me Florin jo vetëm në muzikë, por edhe në këtë pikë. Sa herë që ata të dy i sheh bashkë, bëhet e pamundur të mos qeshësh me batutat dhe situatat që krijojnë. I tillë është edhe postimi i fundit ku dy djemtë nëpërmjet një aplikacioni kanë improvizuar sikur po udhëtojnë me pushime për në Bora Bora dhe në Maldive. Me këtë rast, djemtë me siguri po ironizojnë ata që nuk reshtin së postuari foto të pushimeve të tyre luksoze nëpër këto vende. Ndërkohë që ju mund të mendoni se Flori dhe Dj Vicky kanë realizuar këtë video në pushime, ju themi se djemtë ndodhen në avion rrugës për në koncert, por e sigurt është që jo në Maldive apo në Bora Bora.

PS. Donim t’i thonim Florit, se atë lulen në kokë me siguri do ta kthejë në tendencë të verës 2016. është ajo që ka dashur vetë këngëtarja, të ngrejë “zogun” në nivel personazhi duke e bërë të luajë një rol kyç në karrierën e saj si këngëtare që nesër të mund t’i thotë “faleminderit” për gjithçka. Sipas kësaj logjike, i bie që Ermali, atë mbrëmje, ka patur jo një, por dy të ftuar në garë për performancën më të mirë. Se kujt i takojnë meritat, këtë gjykojeni ju, se ne kemi mbetur pa fjalë...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.