Anjeza Branka dashurohet me… veten!

Intervista - - FACEBOOK VIP -

E dini atë shprehjen e urtë: “Më shumë se veten mos duaj asnjë”? E kush më shumë se Anjeza Branka e ka vënë në zbatim këtë shprehje?! Kjo duket edhe në statusin e saj të fundit ku thotë publikisht: “O Mileet... kam raaa ndashniii. S’di si t’ia bëj. Jam tu vdek për veteeen”. Por kemi edhe anën tjetër të medaljes, atë shprehjen që thonë shkodranët “në do ta mallkosh një njeri, thuaji: “të hyptë vetja në qejf”. Tani, ne po mundoheshim të kuptonim se ç’e ka bërë Anjezën që të dashurohet me veten? Me cilin tipar apo pjesë të trupit të saj është dashuruar kaq keq? Por këngëtarja ka preferuar ta lërë mister këtë çështje duke na lënë ne të tjerëve në dilemë. Si kundërpërgjigje ndaj mallkimit të shkodranëve ne i themi “merre më shtruar” dhe derisa të mësojmë se çfarë e ka bërë këngëtaren t’i hipë vetja në qejf, shpresojmë të mos ndodhë ndonjë gjë që t’i dalë vetja qejfit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.