Dr. Memo Boci, specialist i HIV-AIDS E vërteta e bananeve të infektuara me HIV?

Intervista - - MUZIKE -

(Vijon nga faqja 3) rusin HIV?

- Temperatura, lëndët kimike dezinfektante, uji i oksigjenuar, alkooli, jodi... Nëse i kemi duart e pambrojtura dhe na janë ndotur me lëndë që dyshohet se kanë përmbajtje virusi, një larje e thjeshtë me ujë e sapun dhe dezinfektimi me dezinfektant, garanton që duart nuk janë të infektuara, gjithmonë nëse lëkura nuk është e dëmtuar.

- Mendoni se shoqëria jonë është edukuar mjaftueshëm për rrugët e transmetimit të virusit dhe për mbrojtjen ndaj tij?

- Asnjëherë. Profesor Luk Montanje që është një nga zbuluesit e virusit, në në kopertinën e pasme të revistës së tij të përmuajshme “Fakte dhe shpresa” ka një shprehje: “Themi që kemi botuar shumë libra, revista, kemi dhënë informacione në radio e në televizion, ndërkohë që s’kemi bërë asgjë. Ta përsërisim, ta përsërisim, ta përsërisim informacionin, që të mos e lëmë popullin të vdesë nga injoranca”. Kur këtë e thotë Montanje, që ka përgatitur kuadro të kësaj fushe nga e gjithë bota, ç’mbetet për ne veçse ta përsërisim informacionin, në mënyrë që ai të jetë i mjaftueshëm, aktual dhe i pranueshëm nga njerëzit?!

- A po bëhet mjaftueshëm në Shqipëri për edukimin e brezit të ri?

- Ka përmirësime, por jo mjaftueshëm. Unë jam marrë me këtë punë që prej 30 vjetësh, pa ardhur ende virusi këtu dhe mund të them se në rrugën që është ndjekur, ka shumë përmirësime. Fillimisht, si specialistë dhe si shoqata STOP AIDS, ne kemi dhënë leksione në shkolla. Dallimi ynë nga vendet e tjera është se e kemi dhënë informacionin para se të na vinin rastet, sepse përfituam nga eksperiencat e vendeve të tjera dhe nga izolimi ynë. Kur filloi emigracioni masiv shqiptar, unë po jepja një leksion në Paris dhe kam thënë para auditorit se deri tani nuk kemi asnjë rast, por “SIDA po na troket në derë”. Këtu më lindi ideja për të nxjerrë broshurën e parë me këtë titull. Pozitivja është se pavarësisht se prindërit fillimisht nuk ishin dakord për futjen e lëndës së edukimit seksual në shkolla, vetë nxënësit e kanë pritur shumë mirë informacionin. E rëndësishme është që njeriu ta marrë informacionin në kohën e duhur, por akoma më e rëndësishme është që t’ia japësh atë të saktë. Prandaj unë e them gjithmonë se është më mirë të japësh një mesazh më pak, sesa të japësh një mesazh të gabuar.

- Ku duhet të drejtohet një person për të bërë analizën e HIV-AIDS-it?

- Në Drejtoritë e Shën- detit Publik në rrethe dhe, nëse nuk do që ta bëjë në rrethin e tij, vjen në Institutin e Shëndetit Publik, ku e kemi përqendruar tashmë analizën. Shqipëria ka dy laboratorë reference, një në institut dhe një në spitalin 4, por spitali ka patur edhe ndryshime kuadrosh, ndërsa instituti është i qëndrueshëm, me një personel mjaft të kualifikuar dhe me metoda ekzaminimi shumë të sakta.

- Nëse dikush që do të bëjë analizën, kërkon të mos indektifikohet me emrin e vet, është e mundur kjo, apo duhet të japë patjetër emrin e vërtetë?

- Ai mund të mos e thotë emrin e vet, por nuk ka të drejtë të thotë emrin e një tjetri, prandaj ne i kemi dhënë të drejtën e kodit. Personi përcakton një kod disashifror, e shënojmë edhe ne në regjistër dhe me këtë kod, ai bën analizën dhe merr përgjigjen, pa qenë nevoja të thotë emrin. Sipas procedurës, bëhet një analizë sot, një pas dy muajsh dhe një pas gjashtë muajsh dhe mbyllet cikli. Nëse ka dalë negativ, përjashtohet mundësia e infektimit të tij nga kjo ngjarje që ka referuar (për shembull, nga një marrëdhënie seksuale e pambrojtur), por pas çdo ngjarjeje rreziku, analiza fillon nga e para.

- Marrëdhëniet seksuale janë mënyra më e shpeshtë e transmetimit të virusit?

- Te ne, po sepse ne, fatmirësisht, e kemi shmangur përhapjen e virusit nëpërmjet transfuzionit të gjakut. Unë me një grup mjekësh vumë një rregull që para se t’i merret gjak një personi, bëhet analiza dhe gjaku vihet në ruajtje. Kur laboratori jep përgjigje dhe eleminon mundësinë e prekjes së këtij personi nga hepatiti B e C, sifilizi dhe nga virusi HIV, atëhere gjaku mund të përdoret.

- Si jeni të sigurt se ky rregull respektohet?

- Sigurisht që respektohet se nuk ka shaka në këtë punë, për këtë hidhesh në gjyq. Procedurat janë të sakta, ka teste të shpejta dhe personeli nuk të lë të japësh gjak nëse nuk ka dalë negative analiza e bërë. Është fat për ne që e kemi shmangur infektimin me gjak dhe nuk ka patur raste të infektimit në spitale. - Po te dentisti? - Ne s’kemi asnjë rast të infektuar te dentisti, bile kemi shmangur fatmirësisht edhe shpërthimet në vende ku ka kolektivitet, në shkollë të mesme, në kazerma, në burgje, në saje të informacioneve të dhëna vazhdimisht. Ky ka qenë suksesi ynë, krahasuar me vende të tjera. Në një vend balltik pati raste të rralla të HIV-AIDS për 40 vjet, por ndodhi një shpërthim në burg ku në një periudhë të shkurtër u infektuan 300 vetë dhe e përmbysën rezultatin.

- Doktor, më tregoni një ngjarje që ju ka mbetur në mendje nga rastet që njihni...

- Ka qenë një rast kur HIV-in e kishte burri dhe ne ndërhymë në kohë që të mos infektohej gruaja. Një djalë që kishte qenë shumë kohë emigrant në Greqi erdhi për të më kërkuar të bindja të shoqen të ndahej nga ai, pasi ai ishte i infektuar me HIV dhe ajo nuk pranonte të ndahej. Bisedova me të shoqen, sigurisht, jo duke i thënë të ndahej nga burri, por duke i treguar si të mbrohej nga burri. Ata bashkëjetuan për tetë vjet me radhë derisa ai vdiq dhe ajo nuk u infektua, vetëm falë informacionit që mori për t’u mbrojtur. Pasi kaluan disa vite, ajo erdhi të bënte një analizë sepse ishte e re dhe donte të martohej, por më tha se “s’dua të bëhem pjesë e fatkeqësisë së një tjetri”. Analiza rezultoi negative, ajo ishte e pastër dhe ne thamë se tashmë e kishim bërë punën tonë. “Do t’i shërbej deri në fund”, tha dhe kështu bëri, i shërbeu deri në minutën e fundit në spital, ku habiteshin edhe mjekët me përkushtimin e saj. Janë të rrallë njerëz të tillë...

- Ku shtrohen ata që janë të prekur nga kjo sëmundje?

- Në Spitalin 4, apo siç quhet ndryshe, Spitali Infektiv, një nga arritjet më të mëdha të të cilit është që vrau frikën, sepse këta njerëz nuk i afronin në spital me frikën e infektimit, ndërkohë që në pozicione të tilla, s’ka asnjëherë probleme infektimi.

- Doktor, ju falënderoj për intervistën. Keni diçka për ta shtuar në fund?

- Po, dua të theksoj se informacioni duhet dhënë vazhdimisht dhe kudo, pasi ai merret dhe vlerësohet në çdo moment.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.