Rrahmani dhe Kombëtarja

Intervista - - SPORT -

- Më bëri përshtypje që tek objektivat personale, nuk fute Kombëtaren. Do të thotë që nuk e synon?

- Jo, nuk ka lidhje me këtë. Dua më shumë se çdo gjë të jem në Francë dhe shpresoj të jem. - I druhesh konkurrencës? - Kjo mund të jetë arsyeja se pse mund të mos jem. Janë emra të mirë si Cana, Mavraj, Ajeti dhe Xhimshiti. Megjithatë, po luaj mirë dhe shpresoj të tërheq vëmendjen e De Biazit. - Ke folur me trajnerin për grumbullimin? - Me të jam në kontakt, më uron dhe më pyet për gjendjen time, por nuk kemi folur në lidhje me grumbullimin. Nuk kemi arsye pse ta bëjmë kur ka kohë dhe mbetet vetëm vendimi i tij. Nuk mund t’ia imponoj atë gjë.

- Nëse bën një parashikim, do të jesh në listë apo jo?

- Mendoj se po, me këto paraqitje që kam dhe do Zoti, nuk marr ndonjë dëmtim. emocionet e golit?

- Jam shumë i lumtur që arrita të shënoja, pasi kjo është rrjeta e parë për mua në këtë vit. Isha në momentin e në kohën e duhur dhe e shfrytëzova që ta dërgoja topin në rrjetë. Jam i kënaqur, pasi unë jam i ri dhe dua të shënoj sa më shumë, pavarësisht se jam mbrojtës.

- Ndryshe nga ç’ndodh zakonisht, nuk e përmendët ekipin në këtë përgjigje...

- Nuk e përmenda, pasi pyetja u përqendrua tek unë. (Qesh) Përtej shakasë, më vjen shumë keq që goli im nuk i shërbeu ekipit, pasi humbëm në fund me rezul-

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.