Jeta në Kroaci

Intervista - - SPORT -

- Je përshtatur tashmë?

- Po, tani jam përshtatur. Nuk i di të gjitha vendet, por gjërat kryesore i di. - Si është Spliti? - Një qytet i bukur dhe shumë i afërt, në kuptimin që të bën të ndihesh sikur je në vendin tënd, në Shqipëri apo në Kosovë.

- Si sillen kroatët me shqiptarët?

- Ne jemi dy popuj që shkojmë mirë dhe natyrisht, i kam marrëdhëniet shumë të mira. Nëse e kishe fjalën për racizëm, nuk ndodh diçka e tillë.

- Kush janë më të bukura, femrat shqiptare apo kroate?

- Në Shqipëri ka shumë femra të bukura, por nuk qahem as për kroatet. (Qesh) - A ke një marrëdhënie dashurie? - Po, e kam një shumë të fortë... - Mund të na tregosh diçka më tepër për këtë?

- Po, dashuroj marrëzisht topin e futbollit. (Qesh) Jo, jam herët për të pasur diçka shumë serioze.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.