Zbulohet se Feliksi ka rrëmbyer Paulinën

“Duaje jetën”

Intervista - - TELENOVELA -

Simone i merr Feliksit fotot që duhet t’ia japë Brunos dhe i thotë atij se ia mori fotot pikërisht sepse e admiron, por Feliksi nuk i beson aspak sepse e di se sa e do ajo. Sekretarja e habit edhe më Feliksin, duke i thënë se fotoja është për një mikun e saj, një të ri që e admiron shumë. Ai i kërkon që ta sjellë aty atë djalë...

Amarilisi i kërkon Eronit të flejë me të, por Nikoja kundërshton. Feliksi vjen pak më vonë tek Amarilisi për t’i sjellë llogarinë e spitalit, por mbetet pa fjalë kur dëgjon një tjetër diskutim të Nikos. Amarilisi është e mendimit se është Nikoja ai që duhet të dalë nga shtëpia, tani që ajo ka një fëmjë me Eronin... ja Paulinën. Nëse është Feliksi ai që e ka hedhur në kosh, atëhere shenjat e gishtave të tij duhet të jenë në atë copë.

Nga ana tjetër, Nidoja i rrëfen Valentinit se ka mbetur pa asnjë lek, pasi galeria ku do të shiteshin piktuat e tij në SHBA është mbyllur dhe nuk mund të kthehet atje, pasi tashmë është zbuluar çështja e larjes së parave të pisëta me anë të pikturave të tij. Nga ana tjetër, në Brazil ai nuk ka mundur të shesë as edhe një pikturë.

Kështu, Nidoja shkon te Feliksi për t’i kërkuar një borxh tjetër, duke e kërcënuar se përndryshe, do të tregojë gjithçka që di për të. Të nesërmen, Paloma nis të dyshojë se ka gisht Nidoja në rrëmbimin e vajzës së asaj. Brunoja i thotë se dyshojnë te një person, por hë për hë nuk mund të tregojë asgjë, derisa e vërteta të dalë në shesh.

Sezari zemërohet kur mëson se një person me emrin Anxhelito ka nisur të punojë pranë Feliksit, por ky i fundit ia pret shkurt se ai është presindet i spitalit dhe mund të punojë me kë të dojë.

Alina zbulon se në prokurën e përpiluar nga avokatët e Sezarit, nuk janë të përfshira aksionet e spitalit. Alina nis t’i bëjë presion Sezarit se kjo do të thotë që ai nuk ka besim tek ajo dhe se është më mirë të ndahen, kështu që Sezari përfundon duke pranuar kërkesat e së shoqes.

Sezari dhe Alina

martohen

Alina takohet me tezen e saj dhe i tregon të rejat e fundit. Ajo i thotë se tashmë duhet të ndajë Palomën nga i ati, por tezja e paralajmëron se nuk duhet ta bëjë kurrsesi një gjë të tillë, pasi nuk mund t’i bëjë keq së bijës. Megjithatë, Alina tashmë e ka një plan; ajo ka vendosur të joshë Brunon.

Në mbrëmje, Nidoja sërish nuk e respekton marrëveshjen që ka me Brunon dhe megjithëse ora kalon, nuk e kthen Paulinën në shtëpi. Ai futet me të në një bar plot me gra gjysëm të zhveshura dhe me burra të dehur. Vajza i kërkon që ta kthejë në shtëpi, por ai vazhdon të pijë.

Nidoja e kthen shumë vonë Paulinën në shtëpi dhe vogëlushja vrapon duke qarë në krahët e së ëmës. Paloma e humbet durimin kur sheh se Nidoja shoqërohet nga dy prostituta, kështu që ia ndalon atij përfundimisht ta takojë Paulinën. Paulina i rrëfen se Nidoja deshi t’i jepte pije alkoolike...

Sezari merr një lajm të tmerrshëm: shenjat e gishtave në copën me të cilën është gjetur Paulina, janë të djalit të tij, Feliksit! Pas dasmës ai vendos të bëjë një mbledhje për t’i hequr maskën të birit. Të nesërmen Sezari zyrtarizon martesën me Alinën. Pilari e shikon fshehurazi nga larg, për ta parë me sytë e vet se e ka humbur përfundimisht Sezarin, por Alina e zbulon dhe e bën me turp para të gjithëve.

Në dasëm vjen edhe Nidoja, me një dhuratë. Doktori e pret me të bërtitura e kërcënime, por Nidoja, i tërbuar, bërtet para të gjithëve se do të hakmerret ndaj familjes së Palomës.

I bie maska Feliksit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.