Kordelia puthet me Herbertin

Intervista - - TELENOVELA -

Karlitosi merr një ofertë pune për të luajtur muzikë në një bar. Pronari i vendit i kërkon që të luajë ritme të gjalla dhe të njohura të momentit. Nga ana tjetër, Valdirene po bën një jetë të mërzitshme dhe fallso. Pikërisht atëhere vjen Karlitosi dhe i propozon për martesë duke i thënë se tani që ka një punë, ai mund të kujdeset për të dhe për të bijën.

Ashtu siç kishin rënë dakord më parë, Kordelia shkon në apartamentin e Herbertit dhe ata i jepen një pasioni që e kanë përjetuar edhe shumë vjet më parë. Pasi nisin të puthen, ajo ndalet për një moment dhe i kërkon atij t’i japë kohë, për t’i menduar gjërat më mirë...

Feliksi skandalizohet kur mëson se gjyshja e tij e ka kaluar natën me Luteron, ndërkohë që e ëma ka filluar të dalë me një mashkull shumë më të ri se vetja. Atë natë, Pilari darkon me doktor Xhaksin dhe në fund, ai e lë në hyrje të shtëpisë duke i kërkuar t’i premtojë se do të takohen sërish... Feliksi, kurioz për të mësuar se me kë ka dalë e ëma, del të shikojë, i tronditur pasi kurrë nuk do ta kishte menduar se ky mashkull është Xhaksi.

Feliksi bashkohet me

Nikon

Të nesërmen, Eroni i kërkon Feliksit t’ua ulë pak llogarinë që kanë për të paguar për spitalin, pasi nuk mund ta paguajë as ai dhe as Amaralisi, por presidenti nuk lëshon pe dhe i thotë se po e bën këtë sepse dikur, ai e refuzoi.

Atë natë, Brunoja ia jep fotot e Feliksit pastorit që ishte pronar i barit natën kur Paloma lindi Paulinën. Burri i thotë se pikërisht ky është burri që ka ardhur atë natë për të kërkuar një grua shtatzënë.

Marsia shkon në spital dhe hyn me forcë në zyrën e Feliksit. Ai nuk i kushton aspak rëndësi dhe i kërkon që të dalë, por ajo i thotë se tani u kujtua se ku e ka parë shumë vite më parë dhe i thotë se ka ardhur vetëm për ta njoftuar për këtë gjë. Feliksi, i tërbuar, e quan shantazhiste dhe e trajton keq.

Më vonë, Feliksi bashkohet me Nikon në një bar. Ai e falënderon që ka ardhur atë ditë për të sjellë llogarinë shumë të shtrenjtë të spitalit, pasi kështu ka bërë të mundur që Eroni të shiste pjesën e tij të shtëpisë, për të paguar borxhin...

Sezari pranon kërkesat

e Alinës

Feliksi rrëmben valixhen e Brunos dhe e hap për të parë se çfarë ka brenda. Brunoja shqetësohet shumë dhe mundohet t’ia marrë, por për fat të mirë, vjen Sezari që e rrëmben nga duart e të birit.

Kur janë vetëm me Alinën, ata shikojnë copën me të cilën e ka gjetur Bruno-

Lejla i thotë Talesit se për të qenë të lumtur kanë nevojë për para dhe i propozon atij që të joshë Natashën, në mënyrë që ajo t’ia lërë atij trashëgiminë. Talesi, i tërbuar nga zemërimi i thotë se nuk ka për të bërë për të dytën herë të njëjtin gabim.

Më në fund, zbulohet e vërteta dhe bie maska e Feliksit. Sezari mbledh familjen për t’u treguar se djali i tij e rrëmbeu Paulinën e sapolindur dhe e hodhi atë në një kosh plehrash. Pas 12 vjetësh, Paloma përballet me burrin që i rrëmbeu fëmijërinë e së bijës, ndërkohë që ajo kërkonte gjurmët e bijës së saj të humbur...

Me këtë lëvizje, Sezari kërkon të rifitojë presidencën e spitalit dhe t’ia kthejë të birit reston për të gjitha fyerjet që ka pësuar për shkak të tij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.