Sakshi i shpëton zbulimit të Ragnit

Intervista - - TELENOVELA -

Kushi trishtohet kur shikon se Sakshi ka veshur fustanin që ajo në fakt e kishte sjellë për Ragnin. Sakshi i telefonon Tarunit dhe e informon atë në lidhje me problemin që i ka dalë për setin e bizhuterive. Ndërkohë që të gjithë anëtarët e familjes këndojnë dhe kërcejnë gjatë festës, Ragni është e shqetësuar në pritje të Anmolit. Kushi dhe Tamana i kërkojnë Ragnit të kërcejë dhe Ragni e Sakshi kërcejnë së bashku.

Anmoli shkon tek Axhai dhe i tregon atij pamjet e kamerave që tregojnë se ka qenë ai që e ka çuar setin e bizhuterive në dyqan. Ai përpiqet të ikë, por Anmoli e kap dhe e rreh. Në shtëpi, të gjithë argëtohen me kërcimin e dy vajzave dhe urojnë Sakshin dhe Ragnin për kërcimin e tyre, por Anmoli që vjen aty së bashku me Axhain, tërheq vëmendjen e tyre. Ai u tregon atyre çfarë ka ndodhur me setin e bizhuterive dhe Ragni tregon se e kishte parë atë set në një dyqan bizhuterish. Ndërkohë që Anmoli u shpjegon humbjen e setit, familja befasohet kur e sheh Sakshin që ka vënë në qafë të njëjtat bizhuteri. Ragni qan e mërzitur që nuk mundi të tregonte fytyrën e vërtetë të Sakshit. përballet me Sakshin, ndërkohë që Koshalia i shikon dhe merr në mbrojtje Sakshin, duke i dalë kundër së bijës. Malti është e vetmja që ashtu si Ragni, dyshon në qëllimet e Sakshit. Anmoli i thotë Ragnit se ka ardhur momenti që të kërkojnë ndihmën e policisë për të gjetur të vërtetën që qëndron prapa planit të Sakshit.

Ragni dhe Anmoli shkojnë në shtëpinë e Tarunit, por nuk gjejnë njeri aty. Aleku dhe Kushi bisedojnë me njëri-tjetrin, ndërkohë që Vasundra i shikon. Vasundra i tregon Koshalias se ka vendosur të bëjë një ndryshim, duke e afruar datën e dasmës. Sakshi informon për këtë Tarunin. Koshalia i tregon Ragnit se Sakshi ka ikur bashkë me bizhuteritë. Sakshi ia dorëzon bizhuteritë Tarunit, i cili ikën me të shpejtë. Aleku është i trishtuar dhe thyen gabimisht foton e Sadnës. Anmoli së bashku me policinë, gjejnë Tarunin ndërsa ai po përpiqet të ikë i vetëm dhe e arrestojnë atë. ratisjen e Sakshit së bashku me paratë dhe me bizhuteritë. Sakshi, shumë e hutuar, pa ditur ç’të bëjë, endet në rrugë dhe përballet me Prakashin, i cili e pyet se ku po shkon ashtu kuturu. Sakshi nis të qajë. Vasundra e kupton se Ragni kishte të drejtë për Sakshin. Sakshi kthehet për dasmën, por tashmë ajo duhet t’u japë llogari të gjithëve për sjelljen e saj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.