Çartani: Mezi e pres puthjen e saj…

Intervista - - MUZIKE -

Ju kishte marrë malli për Çartanin? E keni parë klipin e tij të fundit “Gang Bang”? Edhe pse shfaqet rrallë, duket se kjo është një strategji efikase e Çartanit për t’i dhënë rëndësinë e duhur çdo klipi që publikon. Këtë herë ai ka ardhur në një bashkëpunim me Lazy- n dhe JKN- në ku ajo që vihet re, pasi zor të ndodhë në klipe, është mungesa e femrave. Pas një mungese të theksuar, Çarti zbulon detaje për klipin, por jo vetëm…

Mia Buci: - Çarti, dikur të dëgjonim me këngë të llojit “1 sms” apo “Dikur”, ndërsa këtë herë ke preferuar të vish më rëndshëm. Pse “Gang Bang”?

Çartani: - Po ta marrësh si fjalë, “Gang Bang” ka disa nënkuptime. Varet nga dëgjuesit se si e dëgjojnë dhe ku e gjejnë veten ata. ( Buzëqesh) Edhe “1 sms”, “Dikur” e këngë të tjera janë dëgjuar fuqishëm. ( Qesh)

- Çfarë ju bashkon ty, Lazy- n dhe JKN- në në këtë këngë?

- “Çarti e dhezi, e na bashkoi rrepi”; thotë Lazy. Na dimë edhe e bojm.

- Pse shfaqesh kaq rrallë? Është strategji apo mungesë frymëzimi?

- Ndihesh mirë kur të tjerët i merr malli për ty. ( Qesh) Mungesën e frymëzimit mund ta ketë dikush që ka vite në treg e s’ka çfarë të japë, jo unë!

- Ka kohë që flitet e përflitet dhe ka kohë që si këngëtarëve, ashtu edhe publikut i rëndon ky treg i trazuar, i mbingarkuar. Çfarë do të sillte një “Rilindje” në muzikë? - Një si unë! - Kur kthen kokën pas, si e shikon krijim- tarinë tënde përgjatë këtyre viteve?

- Në vite, ka ngritje e zbritje. Krijimtaria ime është në rritje.

- Ekziston rreziku që publiku të të braktisë?

- Çka nuk bën vaki, por unë jam shoferi i jetës sime. Publiku thjesht udhëton me mu.

- Sot, vajzat janë gjithnjë e më shumë të pranishme në klipe dhe gjithnjë e më shumë ekstravagante. Po në këtë klip, pse nuk keni marrë ndonjë vajzë gangsta?

- Po, tre me një është shumë! ( Qesh)

- Sa arrin ta kupt o sh natyrën e femrave?

- Mjaf- tueshëm, aq sa të bie në kompromis me to.

- Çfarë ta tërheq syrin te një vajzë?

- Sinqeriteti dhe karakteri i saj.

- Me çfarë të ka bërë për vete ajo që ke në krah?

- E mira vjen vetë. Unë akoma e pres, ose po më pret ajo mu. ( Qesh)

- Ti je i përfshirë totalisht në muzikë, duke qenë se, përveçse këndon, edhe kompozon në studion tënde. Të jep kjo më tepër përgjegjësi për të bërë muzikë edhe më cilësore?

- Unë bëj muzikë për zemër, jo për emër.

- Gjërat më të mira që ke bërë në jetë?

- Zakonisht, gjërat e mira nuk përmenden, por kam bërë aq të mira sa ma di Zoti, edhe nëse s’ma dinë të tjerët.

- Për çfarë do ta lije muzikën të priste?

- Muzika gjithmonë pret, pasi edhe unë e pres.

- Hip- Hop të mirëfilltë bëjnë ata që kanë para apo ata që kanë jetuar në geto?

- Ata që kanë bërë lek duke jetu n’geto.

- Sa para mund të bësh me hip- hop në Sh- qipëri? - Varet sa hip- hop je... - Çfarë nuk do të bëje për të qenë i famshëm?

- Atë çka po e bëjnë shumë të tjerë për të qenë të famshëm.

- Kalon më tepër kohë në klube apo në shtëpi? - Qejf në shtëpi. - Në ç’raste e ndjen që je person publik? Kur

ndodh më tepër të jesh në qendër të vëmendjes?

- Atëherë kur jam edhe vetë i vëmendshëm ndaj të tjerëve.

- Vetia më e mirë që të karakterizon?

- Instinkti dhe vetëbesimi.

- Të pëlqen të kesh shumë persona pranë apo ndihesh më mirë i tërhequr?

- Nuk kam shumë komplikime. Nëse është rrethi i duhur, edhe unë përshtatem kollaj.

- Çfarë të mjafton për t’u ndier i lumtur? - Respekti i pastër. - Ia njeh vetes pikat e dobëta? Përpiqesh t’i fshehësh ato?

- I njoh pikat e mia të dobëta, por mundohem t’i mbroj, jo t’i fsheh.

- Ka ndodhur shpesh të bësh zgjedhje të gabuara në jetë? - Shpesh. - Zakonisht, zgjedh rrugën e shkurtër apo të gjatë?

- Rrugën e gjatë, për me i ra shkurt.

- Si i plotëson ditët kur gjendesh totalisht jashtë muzikës?

- Merrem me menaxhimin e bizneseve familjare. Pastaj, njerëzit që më njohin, e dinë që unë, përpos muzikës, kam pasion edhe makinat. ( Qesh) - Të pëlqen t’i japësh më tepër prioritet muzikës apo tekstit të një kënge?

- Nëse muzika jep, atëherë edhe teksti flet.

- Cili është motivi që të shtyn të ecësh përpara?

- Vetëbesimi edhe dëshira për t’u dhënë sa më shumë muzikë të pastër shqiptarëve.

- Për çfarë ndjen më tepër nostalgji?

- M’ka marrë malli për Bacën...

- Çfarë po bën këto ditë?

- Këto ditë jam tepër i fokuar në muzikë. S’po t’i tregoj të gjitha sot, se e di që do të shihemi prapë. ( Buzëqesh)

- Dhe, cili është momenti yt i preferuar i ditës?

- Momenti që mezi e pres, është puthja dhe përqafimi i nënës sime.

CEL. 0692255562

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.