Liposuksioni

Intervista - - INTIMITET -

Kjo ndërhyrje u përket grave në mbipeshë, pasi kjo e fundit shkakton një fryrje në zonën e pubisit. Ky liposuksion funksionon si ai në zonat e tjera të trupit dhe shpesh propozohet si plotësues i një abdomenoplastie, domethënë, i një kirurgjie plastike të barkut për të pasur një bark të sheshtë. Megjithatë, liposuksioni i pubisit mund të bëhet edhe vetëm për ato gra që e dëshirojnë, megjithëse është pak a shumë i rrallë. Ai konsiston në thithjen e indeve dhjamore me ndihmën e një pipete të hollë. Ky operacion teorikisht bëhet me anestezi lokale, por ndodh që të bëhet edhe me anestezi të përgjithshme, sepse bëhet fjalë për një zonë mjaft të ndjeshme ndaj dhimbjeve. Ndërhyrja bëhet në kushte ambulatore dhe, e vetmja gjurmë e dukshme pas zhdukjes së hematomave për shkak të thithjes së dhjamit është një vrajë e hollë prej disa milimetrash. Megjithatë, pacientja duhet të mbajë mbathje korse për një muaj pas operacionit. Kjo ndërhyrje mund të shkaktojë edema ( enjtje) në zonën e vulvës, të cilat pengojnë marrëdhëniet seksuale dhe banjat përgjatë afro tri javëve. Rezultati i këtij liposuksioni është përfundimtar; nëse gruaja rishton në peshë, dhjami grumbullohet diku tjetër.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.